A/ H1N1, 114 të vdekur në 48 orët e fundit
Janë rreth 7000 raste të reja të infektimit nga gripi i derrave , të regjistruara gjatë orëvë të fundit në të gjithë botën. Sipas të dhënave të marra nga Qendra Europiane për Kontrollin e Sëmundjeve, ose (ECDC), numri i të infektuarëve në nivel botëror ka rritur në 175.785 persona. Ndërsa numri iviktimave që kanë humbur jetën nga virusi A/H1N1 janë 1116 , ndër të cilët 37 në Europë, dhe 114 vetëm gjatë 48 orëve të fundit. Ndërsa në Brazil, në kuadër të masave kundër gripit të derrave, azilet e San Paolos, të Brazilias, dhe qyteteve të tjera janë mbyllur për dy javë. Përveç kësaj, më shumë se 9 milionë fëmijë do të qëndrojnë në shtëpi në pritje të fillimit të shkollës parashikuar të nisë në 17 gusht. Nga 47 viktimat e deritanishme që janë regjistruar në Brazil, 12 janë fëmijë të grupmoshës nga 3 deri në 14 vjeç. Autoritetet nuk e përjashtojnë idenë e shtyrjes së fillimit të shkollës, deri në pezullim një masë që do të përfshinte më shumë se 19 milionë të rinj.