E Shtunë, 31 Tetor 2026

A HINI, 11 raste të reja

11 raste të reja me virusin A HINI ose me të ashtuquajturin "gripi i derrit", janë shfaqur në vendin tonë. Ky lajm konfirmohet për “Ora News”, nga drejtori i ISHP-së Enver Roshi. 37 të infektuar ishte bilanci i fundit i të prekurve, ndërsa tashmë ky rezultat rritet duke shkuar në 48, një rritje tejet e shpejtë.
 

Thirrjet për të marrë masat e nevojshme kanë qënë të shpeshta, dhe kjo për të rritur dhe ndjeshmërinë ndaj shtetasve shqiptarë, pasi virusi A/ H1N1 prek në mënyrë më agresive personat më të ndjeshëm, si të moshuarit, gratë shtatëzëna, personat me sëmundje kronike, personat të cilët kanë qënë më parë të sëmurë etj.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›