E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, gjendet i vdekur 30 vjecari shkak mbidoza

SARANDË- Është gjendur i pajetë në apartamentin e tij në Sarandë Andrea Çuni, 30 vjeç, ku sipas policisë shkak i vdekjes ka qenë mbidoza.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, kohë kur trupi i pajetë u gjend nga bashkëshortja. Ajo që mbetet ende e pazbuluar lidhet me faktin se viktima nuk njihej më parë si përdorues droge, apo të kish patur probleme me shëndetin për këtë arsye.

Hetimet e policisë po vazhdojnë për të zbardhur të plotë ngjarjen e rëndë të ndodhur në qytetin jugor.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›