Dibër, babai qëllon me çifte të birin
Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Dibër, ndërsa për nje çështje pronësie, babai ka plagosur të birin me çifte. Grindja ka ndodhur në fshatin Zallreç ndërsa shtetasi Ymer Tabushi ka qëlluar me çifte ndaj djalit të tij, Florimit.
Policia e mbërritur menjëherë në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa ka vënë në pranga Ymer Tanushin i cili ka qëlluar mbi një nga djemtë e tij, Saliun dhe Florimin, të cilët ishin përfshirë në një konflikt fizik mes tyre.