Arrin në 48 numri i të prekurve me A H1N1 në Shqipëri
TIRANË- Ministria e Shëndetësisë konfirmoi sot edhe 11 raste të tjera të prekura me virusin e gripit A H1N1, ose siç njihet ndryshe gripi i derrit, duke çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 48.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë nuk ka raste të rënda të gripit, ndërsa pjesa më e madhe e mostrave janë marrë nga spitali infektiv në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Por, pavarësisht rasteve të konfirmuara për këtë sezon me virusin A H1N1, autoritetet shëndetësore konsiderojnë situatën të qetë.
Mjekët apelojnë për vaksinimin ndaj gripit dhe virozave stinore, sidomos për grupet në më rrisk si të moshuarit, gratë shtatëzëna, personat me sëmundje kronike, personat të cilët kanë qënë më parë të sëmurë, etj.
Sistemi shëndetësor ndodhet në gatishmëri për kapjen në kohë dhe trajtimin e efikas të çdo rasti të mundshëm dhe tashmë janë marrë masat e para duke filluar që nga qendrat shëndetësore.
(m.a/ata/BalkanWeb)