KQZ: Studentët mund të emërohen administratorë nga partitë politike
18/01/2011 Arben Ristani takim me studentët e Elbasanit për zgjedhjet lokale
“Vetëm 2 nga 16 mijë kutitë e zgjedhjeve të shkuara do të zëvendësohen
Kreu i KQZ-së, Arben Ristani, ka zhvilluar një takim me studentët e Elbasanit mbi procesin zgjedhor të 8 majit 2011. Ristani ka deklaruar se kjo është një bisedë informuese dhe KQZ-ja është i interesuar që të nxisë votuesit të marrin pjesë në votime, e sidomos të rinjtë. “Kemi nisur një tur me studentët e vitit të parë dhe gjimnazistët e vitit të fundit. Ne gjithashtu kemi lidhur një marrëveshje me Këshillin Kombëtar Studentor për trajnimin e studentëve që kanë një diplomë. Studentët e diplomuar do ti trajnojmë, certifikojmë dhe tua vëmë në dispozicion forcave politike. Janë këto të fundit që duhet të vendosin nëse do ti përfshijnë në procesin e administrimit zgjedhor”, - u shpreh kreu i KQZ-së. Ristani tha gjithashtu se është në fuqi Kodi Zgjedhor dhe nuk mund të përdoren metoda të reja votimi dhe numërimi.
Lidhur me fondin për zgjedhjet e ardhshme Ristani tha se vetëm 2 mijë kuti nga 16 mijë do të zëvendësohen për shkak të dëmtimeve. Në fund duke iu përgjigjur pyetjes se si do të veprohet në rast të një bojkoti të KQZ-së nga opozita, ai tha: “Besoj se një veprim i tillë nuk do të ndodhë, sepse KQZ-ja përbëhet nga profesionistë të pavarur, që nuk marrin urdhra politikë.” Kreu i KQZ-së ka vazhduar bisedën me studentët, të cilët kanë shprehur interes për trajnimin, madje janë shprehur të interesuar për të qenë administrues në zgjedhje.
Ristani ndiqej nga kreu i Këshillit Studentor Qamil Dika. Në takim dhe më pas trajnim merrnin pjesë studentë të masterave dhe studentë të viteve të para të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”. Ristani ka shpjeguar procesin zgjedhor dhe mënyrën e votimit duke iu përgjigjur edhe pyetjeve të studentëve. Një prej tyre ka pyetur mbi votimin nëpërmjet postës elektronike. Kreu i KQZ-së i është përgjigjur se ende kjo formë është e largët, pasi jo vetëm duhet ndryshuar kodi, por kërkohen investime mbi teknologjinë. Gjithashtu studentët kanë pyetur mbi mundësinë e përbërjes së KQZ-së nga shoqëria civile si dhe mbi një numërim votash pa ndërhyrjen e njerëzve. Ristani ka shpjeguar Kodin Zgjedhor, duke theksuar se duhet vullneti i partive politike për ta ndryshuar.
Votimi elektronik
Ristani ka shpjeguar procesin zgjedhor dhe mënyrën e votimit, duke iu përgjigjur edhe pyetjeve të studentëve. Një prej tyre ka pyetur mbi votimin nëpërmjet postës elektronike. Kreu i KQZ-së i është përgjigjur se ende kjo formë është e largët, pasi duhet ndryshuar Kodi, por kërkohen dhe investime.
Bojkoti opozitës
Në fund, duke iu përgjigjur pyetjes se si do të veprohet në rast të një bojkoti të KQZ-së nga opozita, Ristani tha: “Besoj se një veprim i tillë nuk do të ndodhë, sepse KQZ-ja përbëhet nga profesionistë të pavarur, që nuk marrin urdhra politikë, por kryejnë detyrën në bazë të ligjit.”
“Studentët i diplomuar do ti trajnojmë, certifikojmë dhe tua vëmë në dispozicion forcave politike. Janë këto të fundit që do të duhet të vendosin nëse do ti përfshijnë në procesin e administrimit zgjedhor.” Ristani tha gjithashtu se është në fuqi Kodi Zgjedhor dhe smund të përdoren metoda të reja.”