A NJIHEN ZGJEDHESIT ME LISTAT E SHPALLURA?
Listat paraprake të zgjedhësve, megjithëse me vonesë, u shpallën. Për shkak të mungesës së njoftimit që duhej bërë menjëherë, madje ai duhej përsëritur, shumë persona nuk dinë kur ato janë shpallur dhe ku janë vendosur. Për shpalljen e listave nuk dëgjojmë të flitet as në ambientet publike, as në lagje dhe as në familje. Kjo është shqetësuese, sepse vetë termi "Lista paraprake" nënkupton se ato nuk janë përfundimtare, se në to mund të ketë të meta dhe pasaktësi që mund dhe duhen rregulluar, duke u vënë në lëvizje vetë zgjedhësit.
Në disa dispozita të Kodit Zgjedhor, bëhet fjalë për shpalljen e listave paraprake, për shkaqet e korrigjimit të tyre, si dhe për procedurën që ndiqet në raste të tilla. Por më e rëndësishmja aktualisht është zbatimi i nenit 50 të Kodit Zgjedhor, ku thuhet se kryetari i njësisë së qeverisjes vendore duhet të kryejë lajmërimin me shkrim, për çdo zgjedhës të përfshirë në listat e qendrave të votimit në njësitë përkatëse të qeverisjes vendore. Zbatimi i kërkesës së mësipërme ligjore nuk është i lehtë. Kemi parasysh se numri i zgjedhësve që do të votojnë më 28 qershor 2009, llogaritet në miliona dhe jo qindra apo mijëra shtetas. Prandaj del nevoja e një organizimi të përpiktë, të një kontrolli rigoroz dhe të përgjegjshëm. E themi këtë, sepse kryetarët e njësive të qeverisjes vendore, për realizimin e kësaj detyre do të ngarkojnë të tjerë (administratorët e lagjeve, kryetarët e fshatrave dhe në rast nevoje edhe personat e tjerë të administratës së qeverisjes vendore).
Llogaritë duhet të bëhen me laps: sa qendra votimi dhe sa zgjedhës ka njësia përkatëse e qeverisjes vendore, sa persona mund t‘i përballojnë këto njoftime dhe për sa ditë mund të realizohet kjo detyrë. Kemi parasysh se sipas Kodit Zgjedhor, njoftimi i duhet dorëzuar personalisht zgjedhësit ose në mungesë të tij, një anëtari madhor të familjes, që gjendet në banesën e zgjedhësit. Nuk duhet harruar se ligji kërkon firmën e zgjedhësit që voton. Në zgjedhjet e mëparshme, njoftimi i zgjedhësve (sidomos për interesat e tyre) bëhej nga partitë politike, (subjektet zgjedhore) dhe më pak nga organet shtetërore të ngarkuara me ligj.
Kryetari i njësisë së qeverisjes vendore, mendojmë se çdo ditë duhet të informohet si po shkon ky proces dhe ç‘pengesa paraqiten. Ai duhet të dijë sa është numri i zgjedhësve që kanë marrë njoftimin dhe sa zgjedhës mbeten ende për t‘u njoftuar etj.
Do të ishte mirë që zgjedhësit të mos qëndronin në pritje të njoftimeve të tilla, por të shkonin vetë dhe të shikonin listat e shpallura. Me gjithë këtë, nuk përjashtohet mundësia që kjo pritmëri mund të jetë edhe pasojë e mungesës së sensibilizimit. Përvoja e zgjedhjeve të kaluara ka vërtetuar se vetëm kur afron data e zgjedhjeve nëpërmjet medias elektronike demonstrohet mënyra e votimit, bëhet thirrje për pjesëmarrje të gjerë në votime etj. Veç kësaj, siç dihet, një nga detyrat e KQZ-së është edhe programimi i edukimit zgjedhor të shtetasve. Ky edukim do të synonte sensibilizimin e zgjedhësve, gjë që është i nevojshëm edhe tani në fazën e shpalljes së listave paraprake. KQZ-ja është e ngarkuar me shumë detyra të rëndësishme, e me gjithë këtë do të sugjeronim që çështjes së edukimit zgjedhor të shtetasve t‘i kushtonte një vëmendje më të madhe.
Veç sa më sipër, zgjedhësit do të duhet të dinin edhe për shkaqet ose arsyet kur ata mund të kërkonin korrigjimin e listave. Në Kodin Zgjedhor, ato përmenden në mënyrë të detajuar. Kështu për shembull, zgjedhësi nuk e gjen emrin e tij, ose ai nuk është i saktë ose i plotë etj.
Ku duhet të drejtohet zgjedhësi kur konstaton se në listat e shpallura ka të meta ose pasaktësi? Sipas Kodit Zgjedhor, ai duhet të paraqesë një kërkesë në Zyrën e Gjendjes Civile përkatëse. Kjo e fundit, mbasi bën verifikimet e nevojshme, i propozon kryetarit të njësisë së qeverisjes vendore pranimin ose jo të kërkesës. Ai që vendos pra është kryetari, por për vendimin që ai merr duhet të njoftohet zgjedhësi, i cili kur nuk është dakord, ka të drejtë t‘i drejtohet gjykatës. Zgjedhësi, mendojmë se, nuk duhet të qëndrojë në pritje të këtij njoftimi, por të shkojë të interesohet çfarë u bë me kërkesën e tij. Ligji parashikon edhe rastet kur zgjedhësi mund t‘i drejtohet gjykatës, nëse kryetari nuk merr vendim brenda 24 orëve nga koha kur zyra e Gjendjes Civile e njofton atë për kërkesën bashkë me propozimin që përmendëm më lart.
E konsiderojmë të nevojshme të theksojmë gjithashtu se kërkesa për ndryshimin e listës paraprake mund të bëhet edhe nga një pjesëtar i trungut familjar. Ligjbërësi, me synim që asnjë zgjedhës të mos mungojë në listat paraprake të shpallura, në dispozitat përkatëse të Kodit Zgjedhor ka parashikuar edhe shpalljen përfundimtare te listat e zgjedhësve. Kjo është faza e dytë që mundëson shikimin ose rishikimin e listës së zgjedhësve, si dhe të drejtën e tyre për korrigjimin e saj. Por, në këtë rast kërkesa ose ankesa nuk i drejtohet Zyrës së Gjendjes Civile, por direkt në gjykatë.
Sipas Kodit Zgjedhor, listat përfundimtare të zgjedhësve duhet të shpallen jo më vonë se data 3 qershor 2009, domethënë 25 ditë para datës së votimit.
Listat e plota dhe të sakta të zgjedhësve, si dhe pajisja e shtetasve që nuk kanë pasaportë me karta identiteti, janë faktorë të rëndësishëm që garantojë ushtrimin e së drejtës kushtetuese për të votuar.