E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan, sulmohet akademia ushtarake

Një grup personash të armatosur, disa prej të cilëve në uniformë policore, kanë sulmuar një akademi ushtarake të hënën dhe e mbajtën situatën peng për 4 orë rresht. Ata kërcënuan për një vrasje masive e fatkeqësish, duke marrë jetën e 11 personave para se të ndaloheshin nga komandot pakistaneze. 8 militantë humbën gjithashtu jetën dhe 6 të tjerë u arrestuan pas një beteje që u zhvillua në periferi të një qyteti në lindje të Pakistanit. Në përfundim të pengmarrjes, komandot pakistaneze kanë qëlluar në ajër në shenjë festimi, duke brohoritur: "Zoti është i Madh". Sipas burimeve zyrtare, mbi 90 oficerë u plagosën, ndërkohë që disa nga sulmuesit kishin veshur uniforma të policëve. Sulmi i koordinuar me hollësi në shkollën e policisë, nisi ndërkohë që po merreshin me përgatitjet e fillimit të ditës së punës. Në momentin e sulmit, brenda në godinë ndodheshin 700 persona. Ata u sulmuan fillimisht me bomba, pastaj gjithçka u mbulua nga tymi dhe të gjithë i kapi paniku i madh. Sipas dëshmitarëve, sulmuesit ishin disa të veshur si policë, por të gjithë me fytyrë të mbuluar dhe me mjekër të gjatë. Ndërkohë, një pjesë e operacionit, dhe sidomos fundi i tij, është transmetuar edhe në televizionin vendas. Pas 4 orësh pengmarrje, situata u vu nën kontroll nga komandot vendase, të cilat më në fund ia arritën që të çajnë rrethimin dhe të ndalojnë të gjithë militantët. Por, fatkeqësisht, 11 persona mbetën të vrarë nga nxënësit e shkollës. Policia ka shtënë në dorë 6 persona dhe pritet që pas hetimeve të menjëhershme të dalin shumë të dhëna mbi shkaqet dhe autorët e këtij sulmi. Për momentin, asnjë lloj grupi nuk e ka marrë përsipër sulmin, por sipas Ministrisë së Brendshme, autorët mund të jenë terroristë të grupeve të ndryshme që kanë lidhje me al-Kaedën e që kanë marrë pjesë edhe më parë në sulme të tilla. Sulme të tilla nuk janë të rralla për Pakistanin, sidomos vitet e fundit. Si pasojë e një sulmi të tillë, u vra edhe ish-kryeministrja e vendit, Bhuto.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›