Pse Edi Rama nuk shkon ne Shkoder
Intensiteti i katastrofes natyrore qe po sulmon tokat e veriut te vendit eshte me i madh se kurre. Natyra me gjithe forcen e elementet saj po mesyn shtepite e Shkodraneve duke rrezikuar keshtu jeten dhe pasurine materiale te tyre. Natyrisht njeriu nuk mund te beje asgje kunder dukurive natyrore. Angazhimi i Shtetit eshte i admirueshem gati ne tone heroizmi mund te thuhet se po nderhyjne me nje bisturi strategjike per te minimizuar sa me shume demet. Reagimi i qeverise Berisha eshte nje reagim i shpejte sidomos per mobilizim dhe solidaritet te pakushtezuar. Po keshtu dje u duk dhe presidenti ne Shkoder.
Mirepo per kontrast te dukshem mungesa e opozites ne solidaritet kapilar eshte ajo qe bie ne sy. Kur te gjithe njerezit e pushtetshem te ketij shteti shkojne ne zonat e permbytura perse njerezit e opozites se bashkuar nuk gjenden aty. Pse kreu i Partise Socialiste dhe njeheresh i opozites se bashkuar nuk shkon ne Shkoder Pse deputete socialiste Ilir Beqja dhe Mimi Kodheli nuk shkojne prane shtabeve te emergjences civile ne veri-perendim te vendit Ngase kane frike kete persona publik te mandatuara per te mbrojtur me mish e me shpirt interesat e komuniteteve qe ato perfaqesojne ne Parlament Jane pyetje qe duan se paku pergjigje. Edhe pergjigja e deri tanishme eshte e PS-ja urren veriun si atavizem i se kaluares moniste. Gramoz Ruci nuk mund te shkoje ne Shkoder pse ka ende ca hesape te vjetra per te lare. Po keshtu ndoca soc-komuniste te tjere.
Sido qe te jete opozita e Rames eshte mjaftuar te shkoje ne ekskursion ne qytetin e Pogradecit per te kerkuar serish hapjen e kutive si dhe meqenese jemi ne nje emergjence civile dhe natyrore te akuzoje kryeministrin Berisha per shirat dhe permbytjet. Natyrisht nje sjellje e tille eshte per tu konsideruar si nje sjellje e turpshme. Ka dite qe Veri-Perendimi i vendit dhe posacerisht periferia e Shkodres eshte ne hall te madh kurse as Edvin Rama dhe as deputete e kesaj zone nuk jane pare ne qarkullim. Kane frike se mos Shkodranet i mbysin ne uje per kete sjellje te pahijshme Afermendsh Edvin Rama me shume se Fushe-Kruja nuk mund te shkoje sepse e di fare mire qe sapo te kaloje Lezhen askush se merr seriozisht. Bile rrezikon ta perqeshin.
Gjithsesi nga selia e ngrohte e PS-ja politizon ceshtjen deri ne humbje te asaj qe quhet pergjegjshmeri perballe qytetareve ne nevoje madje shkon deri aty sa thote se po te ishim ne socialistet nuk do te ndodhte permbytje. Kete qe thote Edi Rama eshte nje spekulim sepse smund ta dime perderisa PS-ja ska marre besimin per te qeverisur. Sikur sot ne pushtet te ishte opozita socialiste emergjenca civile qe po konsumohet ne Shkoder do te ishte e njejte per te mos thene se mund te ishte me e rende.
Opozita mund te qendroje diten duke u ankuar per kutite e votimit e materialet zgjedhore dhe per cdo gje tjeter tia hedhe fajin qeverise Berisha. Por eshte e kuptueshme qe alternative e qeverise pra opozita po te kish qene ne pushtet do te kishte bere ndonje gje me shume ose me pak ne kete emergjence. Bile socialistet kane qene ne pushtet dhe kane treguar se cfare mund te bejne.
Opozitaret e bashkuar per kuti ne vend qe te ndihmojne neper shtabet e emergjences per te hedhe alternativen sesi mund te minimizohen demet e shkaktuar nga permbytjet vec dine te hedhin insinuata e te tregojne gishtin drejt fajtorit nga selia e luksoze e PS-se me kondicionere dhe kalorifere.
Sido qe te jete ky eshte shenjuesi sesi do te kishin bere vete ata po te ishin ne pushtet. Hedhja e fajit qeverise per cdo fatkeqesi natyrore per cdo trill te klimes qe ndodh ne hapesiren shqiptare po merr permasat e nje grotesku te pafund. Fajesimi i qeverise per cdo fatkeqesi natyrore per cdo pakenaqesi personale per kutite e materialeve zgjedhore apo ndonje problemi ne cift perpos nje dobesi karakteri seshte gje tjeter vecse nje atavizem te ngulitur nga e kaluara. Epokes kur per cdo gje ne kete jete qysh nga ardhja ne jete dhe futja nen dhe duhej marre lejen nga Shteti.