Turpi i Federatës, e fishkëllyen Luis Suarezin

Turpi i Federatës Angleze të Futboll vazhdon të dal në pah çdo ditë e më shumë. Në ceremoninë e mbajtur të dielën ku u shpallë formacioni dhe lojtari më i mirë në Premierligë, fytyrat e njohura të Premierligës Angleze ranë nga provimi.
Në momentin kur po lexoheshin emrat e lojtarëve më të mirë të vitit në Premierligë, emri i Luis Suarez u fishkëllye dy herë nga zyrtarë të Federatës dhe lojtarë të njohur nga Premierliga që ishin mysafir në ndejë.
Gjesti është kritikuar në masë të madhe nga analistë të futbollit anglez pasi që ky veprim është mungesë respekti për lojtarin ndoshta më të mirë të edicionit të Premierligës Angleze.
Edhe zyrtarët e Liverpoolit janë ankuar me gjestin e tyre duke i quajtur turpëruese dhe ofenduese fishkëllimat e tyre.