E Diel, 1 Nëntor 2026

PDK: Berisha të mos nxitojë me ndryshimet në Kushtetutë

Partia Demokristiane kërkon një bashkëpunim të sinqertë të PD me aleatët e saj, me të cilët bashkëqeveris. Duke u ndalur në zhvillimet më të fundit politike në vend për reformën zgjedhore dhe ndryshimet kushtetuese, kreu i PDK-së, Nard Ndoka, theksoi se PDK ende shpreson për një bashkëpunim të sinqertë me PD-në.

"Kemi marrë pjesë në disa tryeza me kryetarin e PD-së dhe aleatët tanë në qeverisje, dhe besojmë se kjo krizë e panevojshme do të zgjidhet me dialog politik dhe mirëkuptim reciprok, në përputhje me parimet demokratike që sigurojnë vlefshmërinë e çdo vote dhe paprekshmërinë e saj", tha ai. Ndoka theksoi se në këtë kontekst i shikon edhe marrëdhëniet me PD lidhur me ndryshimet kushtetuese. "Ne mendojmë se ndryshimet e domosdoshme në Kushtetutë duhen kryer jo me nxitim, por pas një analize të thellë, në konsultim me ekspertët vendas, ekspertët ndërkombëtarë, në veçanti me Komisionin e Venecias, si dhe me të gjithë aktorët shqiptarë", tha Ndoka.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›