E Shtunë, 31 Tetor 2026

A do ta humbë Kidman burrin?

Nga Express më 02 shkurt 2011 në ora 12:00

Nëse Nicole Kidman e fiton çmimin “Oskar” për rolin në filmin “Rabbit Hole”, rrezikon të ndahet nga bashkëshorti, Keith Urban.

Pra, duket se statuja aq e dëshiruar mund t’i sjellë komplikime serioze në jetën private.

Së paku kështu tregojnë rezultatet e hulumtimit të zhvilluar në Universitetin në Toronto. Studimi i mori parasysh ish-fitueset e çmimeve “Oskar” dhe erdhi në përfundim se pjesa më e madhe e tyre, pas fitimit të shpërblimit si aktorja më e mirë, u ballafaquan me përfundimin e martesës.

Në mesin e tyre janë Kate Winslet, Halle Berry dhe Sandra Bullock, ndërsa këtyre së shpejti mund t’i bashkohet edhe Kidman. Udhëheqësi i hulumtimit pohon se arsyeja e kësaj është shumë e thjeshtë, femrat e suksesshme më shpesh divorcohen.

Duke studiuar fitueset e këtij çmimi, erdhën në përfundim se ato ndahen në të shumtën e rasteve nga aktorët të cilët nuk arritën të fitojnë këtë shpërblim dhe kjo në 63 për qind të rasteve.

“Oskar” është çmimi më i madh që ndonjë aktor apo aktore mund ta fitojë dhe me këtë e rrezikon edhe besimin e partnerit. Siç edhe është pritur, gjëja e njëjtë nuk vlen edhe për meshkujt.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›