Zbulohet benzina artificiale
Nga Express më 02 shkurt 2011 në ora 11:45
Sipas gazetës londineze “Daily Mail”, shkencëtarët britanikë po punojnë aktualisht në provimin e karburantit të ri që e kanë zhvilluar dhe i cili do të ishte i lirë e ekologjik.
Fjala është për karburantin e bazuar në hidrogjen, i cili gjatë djegies nuk liron gazra serrë dhe në pompat e benzinës mund të gjendet për 3 deri 5 vjet, me çmimin rreth 20 cent për litër.
Provat e para në rrugët, në veturat dhe motorët ekzistues, do të kryhen vitin e ardhshëm dhe nëse gjithçka shkon siç duhet, karburanti i ri e i lirë mund të gjendet për shitje për disa vjet.