Basha bën bilancin e punës së 100 ditëve
08/11/2011 Mblidhet të enjten këshilli bashkiak, diskutohet plani urbanistik, xhamia, ndërhyrja në shesh etj
Detajimet si do të zgjerohet bulevardi i ri, lumi i Tiranës, tramvaji dhe unaza e madhe
Pranvera Kola
Ditën e enjte këshilli bashkiak i kryeqytetit pritet të mblidhet sërish, ku do të diskutohen një sërë projektvendimesh, si ai i miratimit të kërkesës për fillimin e procesit të hartimit të planit të përgjithshëm urbanistik, prioritet e të cilit kanë të bëjnë me zgjatimin e bulevardit kryesor të kryeqytetit, sistemimin e lumit të Tiranës, terminalin multimodal të udhëtarëve, unazën e madhe të Tiranës si dhe linjën e tramvajit. Krahas këtij vendimi do të diskutohen edhe ndryshimet në fazat e ndërhyrjes së punimeve në shesh, përbërja e komisionit për xhaminë e re, ngritja e këshillit artistiko-kulturor dhe riorganizimi i strukturave vartëse sipas ndarjes së re. Sipas përcaktimeve të bëra, kryeqyteti pritet të ketë planin e ri urbanistik brenda muajit maj 2012, ku fillimisht do të ndërhyhet për sistemimin e trafikut dhe disiplinimin e transportit publik. Ndërhyrja masive parashikohet të realizohet në rehabilitimin e trafikut në sheshin “Skënderbej” deri në gjetjen e zgjidhjeve përfundimtare, që do të mundësojnë rrjedhjen e trafikut pa problem në qendër të qytetit dhe në unazat rrethore të tij.
Bulevardi i ri, lumi i Tiranës
Aktualisht bëhet me dije se është mbyllur e gjithë puna përgatitore për të hapur konkursin për bulevardin e ri të kryeqytetit nga stacioni i trenit deri te lumi i Tiranës, si detajet për rehabilitimin e lumit të Tiranës nga Ura e Brarit tek ura e Kamzës për ndërtimin e arteries, që pastaj do ta lidhë këtë vepër të madhe të infrastrukturës me rezervuarin e Paskuqanit për të ndërtuar atje një park të ri.
Tramvaji dhe unaza madhe
Po ashtu janë detajuar edhe termat e referencës për tramvajin e Tiranës, që do realizohet në dy drejtimet kryesore: Kinostudio–Kombinat dhe drejtimin veri–jug, ku do të përfshihet edhe arteria që tashmë do të projektohet nga hekurudhë në rrugë për tramin nga stacioni aktual i Trenit te stacioni i ri në dalje të Tiranës në zonën e Laprakës. Në kuadër të këtyre punimeve në mbledhjen e parë të këshillit bashkiak është miratuar dhe tashmë ka nisur puna për projektimin e një segmenti të rëndësishëm të unazës së madhe nga qendra “Kristal” tek Teknologjikja si dhe ndërtimi i nyjës së doganës me dy nivele. “Kemi dërguar për financim dhe do të bashkëpunojmë me Ministrinë e Transporteve për zgjerimin e rrugës ekzistuese të Elbasanit dhe kthimin e saj në parametra më të mirë, për trafikun hyrës dhe dalës nga lindja e qytetit tonë dhe në bashkëpunim me bankat evropiane po përgatisim termat e referencës për të ndërtuar terminalin e ri të autobusëve, të trenit dhe tramit të qytetit të Tiranës”, - konfirmohet nga Bashkia.
Basha u përgjigjet akuzave të të majtëve për hipotekimin e 3000 apartamenteve të para Hipotekat, procesi çlirohet brenda 3-4 javësh Lidhur me akuzat e ngritura pak ditë më parë nga këshilltarët e majtë për hipotekimin e rreth 3000 apartamenteve të para Basha është kundërpërgjigjur se nuk ka kohë të merret me gjëra të tilla, pasi në plan të parë vihen interesat e qytetarit. “Nuk dëshiroj të harxhoj kohën time dhe kohën e askujt me akuza apo kundërakuza heqje përgjegjësi apo marrje meritash. E rëndësishme është që procesi ka nisur, procesi nuk do të ndalë dhe do të rezultojë me përfundimin e hipotekimit për të gjithë qytetarët e Tiranës që nuk kanë hipotekën në dorë”, - ka pohuar Basha. Sipas tij, bëhet fjalë për një numër shumë të madh qytetarësh (120 mijë), të cilët janë në pritje të vendimeve për hipotekat e tyre dhe jo të sherreve politike. “Asnjëherë nuk kam pretenduar se jam unë që kam firmosur këto 124 leje shfrytëzimi, por kam thënë dhe them se Bashkia do të marrë përgjegjësinë që i takon për përfundimin e procesit deri në hipotekimin e plotë të tyre dhe më pas do të vijnë shumë të tjera. Veç këtyre kemi të bëjmë me një numër të madh objektesh që kanë mbetur peng i vetë burokracisë së Bashkisë së Tiranës. Ky proces do të çlirohet brenda 3-4 javëve të ardhshme dhe pastaj do të ecim me pjesën më problematike, për të cilën aktualisht po diskutojmë instrumentet e duhura ligjore”, - ka deklaruar Basha, Konkursi për bulevardin e ri “Po kështu, ndonëse nuk e kishim futur në premtimin tonë afatshkurtër, ka përfunduar tashmë e gjithë puna përgatitore për të hapur konkursin për bulevardin e ri të qytetit të Tiranës nga stacioni i trenit deri te lumi i Tiranës si dhe për rehabilitimin e lumit të Tiranës nga Ura e Brarit tek ura e Kamzës për ndërtimin e arteries, që pastaj do ta lidhë këtë vepër të madhe të infrastrukturës sonë, më të madhen në 80 vjetët e fundit, me rezervuarin e Paskuqanit për të ndërtuar atje një park të ri, një mushkëri të re të qytetit tone.” Nxitja e investimeve Sa i takon nxitjes së investimeve, Basha pohon se janë hedhur hapat e parë për të planifikuar ndryshime në strukturën normative të Bashkisë, si dhe nxitjen e investime të huaja që nga parku i ri teknologjik, si mundësi punësimi për të rinjtë e sapodiplomuar si dhe mundësi për transferimin e njohurive, eksperiencës, teknologjive me mbështetjen e industrive të reja, siç janë teknologjia e informacionit në tregun rajonal dhe evropian për edukimin e të rinjve me botën e punëdhënies, punësimit, aktivitetit ekonomik dhe mirëqenies. Karta e studentit Një javë më parë u lidh marrëveshja me rektorët e 5 universiteteve publike të Tiranës për dhënien e kartës bashkiake të studentit, e cila synohet të arrihet edhe me universitetet private. Ofrimi i shërbimeve falas dhe me tarifa të reduktuara nga institucionet bashkiake, shtetërore, kulturore, regjistrimi i bizneseve të shumta për të ofruar edhe ato shërbimet e tyre në këtë drejtim, klasifikohen si hapa inkurajues, që do t’i japin jetës studentore në Tiranë dhe çdo studenti në veçanti lehtësi të mëdha në jetën e përditshme. Kompetencat për minibashkitë Minibashkitë tashmë do të marrin më shumë kompetenca. “Kemi përgatitur një draft, i cili po shikohet nga specialistët dhe në përfundim të këtij do t’ia paraqesim këshillit bashkiak për miratim. Platforma e re nënkupton që qytetarët të marrin shërbimet sa më afër shtëpisë së tyre, ndërsa kryetarët e njësive vendore të kenë jo vetëm kompetencat, por dhe resurset, pra njerëzit, paratë për t’i ekzekutuar këto kompetenca, ndërkohë që Bashkia e Tiranës do të mirëmenaxhojë këtë marrëdhënie të re.