UKT nis shërbimin me fatura online
Për herë të parë konsumtatorët e ujit në kryeqytet do të mund të informohen për faturën e tyre, Online nëpërmjet faqes zyrtare të internetit të UKT-s. Qytetarët e interesuar do të mund të bëjnë logimin me të dhënat specifike dhe më pas atyre u ofrohet paswordi dhe në fund do shfaqet fatura e tyre.
Drejtoria e Ujsjellës Kanalizime të Tiranës, përuroi një zyrë të re ku konsumatorë do të mund të marrin informacionin, të ankohen dhe të bëjnë pagesat e faturave të ujit.
Edhe një herë drejtoria e Ujsjellës Kanalizimeve i bën thirrje qytetarëve të Tiranës që të paguajnë faturat e ujit pasi në rast të kundërt do të ndërrmeren masa.