Lakmia dhe vazhdimesia e krizes ekonomike
Bankat e investimeve te te gjitha llojeve kane nisur serish te bejne para te madhe. Kjo pjeserisht edhe fale paketave te ndihmes nga qeveria. Si per ironi ato po perfitojne nga kriza ne shperthimin e se ciles kontribuuan me sa munden. E ndersa fitimet shtohen ne te njejtin perpjesetim rriten edhe rrogat e punonjesve bankare dhe sidomos te ekzekutiveve te larte vetem se kete here e gjitha kjo po behet teresisht ne kurriz te parave te taksapaguesve
Anshu Jain 46 vjec degjoi me shume vemendje ne menyre stoike dhe ne qetesi verejtjet e aksionereve ne mbledhjen e pervitshme te Deutsche Bank ne fund te muajit maj. Shume prej tyre qene perfshire nga shqetesimi se banka sapo kishte raportuar humbjen e saj me te madhe gjate vitit 2008 me vlere 3.9 miliarde euro. Per kete humbje Jain si bankieri kryesor ishte plotesisht pergjegjes. Deutsche Bank si te gjitha bankat e medha te investimeve ndermori risqe te medha ne vitet e bumit ekonomik duke spekuluar me ato qe sot kane marre emrin asete toksike per shkak se helmuan bilancin e bankave. Por nderkohe qe aksioneret ne mbledhjen e tyre vjetore u moren me debatet e diskutimet per krizen dhe shkaktaret e saj e politikanet ne te gjithe globin po haheshin me njeri-tjetrin per te futur ne sistem rregulla me strikte ndaj aktiviteteve bankare me risqe te medha Jain po shihte nje tjeter aspekt te krizes. Ai po e konsideronte ate si nje oportunitet te ri. Hapi i pare ishte rifutja e llogarive te konsumatoreve serish ne loje. Kjo do te pasohej nga investimet spekulative ne tregtine e pasurive te paluajtshme. Ajo cka do te shohim shume shpejt do te jete pervijimi i 5-6 lojtareve globale teper te fuqishem ne sektorin e investimit bankar. Shitjet dhe tregtia do te vazhdojne te sigurojne pjesen e luanit per keta lojtare deklaroi bankieri ne nje media britanike. Zakonisht ai njihej per nje person shume te rezervuar.
Ne dukje spekulimi kishte funksionuar per Deutsche Bank. Fale shkathtesise dhe kapjes se situates ne kohen e duhur nga ana e Jain shefi ekzekutiv i bankes Josef Ackerman njoftoi nje shifer fitimesh disa milioneshe. Dhe jo vetem kaq por banka me sa duket ia ka dale qe te heqe menjane disa rezerva ne miliarda dollare qe do te shperndahen ne forme bonusesh per bankieret. Tashme eshte e qarte qe kazinoja u hap serish ne mbare boten. Nje numer i madh bankash investimesh po deklarojne serish perfitime te medha permes ndermarrjes se risqeve dhe thithjes se individeve te talentuar te paguar me paga te majme. Kolapsi i sistemit financiar u parandalua por kjo vetem fale shpenzimeve te stermedha publike. Qeverite i furnizuan bankat e semura me kredi te garantuara dhe bankat qendrore injektuan ne tregje miliarda euro dhe dollare. Por tani qe me e keqja duket se eshte hedhur pas shpine bankat qe e kane marre veten i jane rikthyer se njejtes menyre funksionimi qe i futi ne telashe. Madje me keq se kaq. Fale garancine qe kane nga qeverite per sektorin financiar dhe parate e lira nga bankat qendrore per bankat e investimeve berja e parave nuk ka qene kurre me e lehte se sot.
Mundesite per fitime ne mesin e krizesAta qe po vazhdojne te humbasin ne kete okazion jane taksapaguesit deklaron shefi i operacioneve dhe i transaksioneve nderkombetare i Bankes se Investimeve. Sipas tij qeveria dha garanci per disa banka figuracionet e te cilave aktualisht po tregtohen ne treg me nje zbritje te madhe te cmimit. Bankat e Investimeve ka blere siguracione me parate qe ua moren hua bankave qendrore me nje perqindje qesharake. Sipas nje shefi banke qe qendron ne kushtet e anonimitetit bankat e investimeve fondet e investimeve dhe investitoret me te medhenj ishin te bindur se qeverite pas shpalljes se falimentit te Lehman Brothers ne shtator do ti shpetonin nga kolapsi. Ne fat perqindjet per bonot bankare kane nisur te rriten dhe lojtaret e pare agresive ne treg kane arritur qe te kene perfitime te jashtezakonshme. Fatkeqesisht bonot lsquoe keqija te kandidateve per falimentim aktualisht po rishiten thote ekzekutivi i bankes. Perfituesja me e madhe e bamiresise se taksapaguesve ka qene banka e investimeve Goldman Sachs qe njoftoi nje fitim rekord prej 9.7 miliarde eurosh ne tremujorin e dyte te ketij viti. Ajo perdori parate qe mori nga ndihma qeveritare dhe Rezerva Federale per te bere spekulime duke vepruar sikur te mos ishte banke por nje fond investimesh gjigand. Perfitimet nga tregtimi i pasurive te paluajtshme thuajse jane dyfishuar ne krahasim me nje vit me pare nderkohe qe te ardhurat jane shtuar me 186. Dhe oreksi i shefit te Goldman Sachs Lloyd Blankfein per rreziqe eshte gjithnje e ne rritje. Fakti qe kjo banke u ul ne pozicionin e nje banke te zakonshme investimesh gjate krizes duke humbur kesisoj nje numer te madh privilegjesh te pozicionit te meparshem duket se nuk ka ndikuar te drejtuesit e saj pasi ata vazhdojne sot te operojne me te njejtin mentalitet qe i futi ne krize. Me te korrur fitimet e para shefat nxituan qe te heqin menjane miliarda dollare per bonuset e fundvitit. Nobelisti i famshem Paul Krugman ka shkruar se fundmi tek New York Times se ajo qe eshte e mire per lsquoGoldman Sachs eshte e keqe per Ameriken dhe se zakonet e keqija te lsquoWall Street nuk jane zhdukur. Edhe gazeta pro-biznes Wall Street Journal kritikoi banken. Ajo cka eshte me alarmuese eshte se bankat e investimeve te formes klasike po tregojne shume pak vemendje ndaj gjese me kryesore te nje banke huadhenies. Arsyeja eshte e qate risqet jane me te larta ne sektorin e huadhenies nderkohe qe shkalla e perfitimit eshte shume me e ulet.
Duke qene se bankat nuk mund te detyrohen per te dhene kredi kompanite jane detyruar qe te gjejne menyra te tjera per te marre para. Si per ironi te fatit kriza aktuale e cila nisi ne tregjet e kapitaleve aktualisht po i forcon keto tregje. Kompanite po detyrohen qe te marrin bono per te perfituar para. Leshimi i bonove nga bankat eshte per to nje operacion pa rrezik. Ajo qe vihet re tani ne mase eshte emetimi i vazhdueshem i bonove. Vetem ne Europen Kontinentale kompanite pervec bankave kane marre hua 318 miliarde dollare ne gjashte muajt e pare te ketij viti. Kjo perfaqeson nje rritje prej 50 ne krahasim me mesataren e tre viteve te fundit. Bumi ne tregtine e bonove i permasave te tilla nuk eshte pare qe nga vitet lsquo80. Kriza e ka bere tregun e bonove serish joshes duke shkaktuar rritjen e cmimeve per shkak te shtimit te kerkeses. Por jo te gjitha bankat jane te afta qe te behen pjese e kesaj loje te madhe e fitimprurese. Shume banka ende po vuajne ne mbushjen e vrimave te bilanceve te tyre. Punonjesit e ketyre bankave jane te pamotivuar dhe ne pritje qe te marrin oferta nga vende te tjera pune. Por pjeses me te madhe te ketyre njerezve do tu duhet qe te presin gjate sepse fituesit e kesaj krize banka si Goldman Sachs JP Morgan Chase dhe Deutsche Bank permes huave te medha qe i moren shtetit kane para vetem per eliten trurin e bankave. Duket se edhe ne mesin e krizes ata me te shkathetit dhe te zgjuarit ia kane dale te bejne shume para nderkohe qe pjesa me e madhe ende nuk po e kupton se cilat jane rregullat e reja te lojes. Bankat qe japin kredi jane te humbura ne konfiguracionin e ri. Por bankat e investimeve qe jane te specializuara ne tregtimin e kredive ekzistuese kane me shume shanse fitimi. Pjesa me e madhe e bankave qe ishin shume aktive ne kreditim ndaj kompanive ne te shkuaren ndodhen nen presion nga rregullatoret bankare per te reduktuar portofolat e tyre te kreditimit. Per sa i perket bankave te investimit ato i jane kthyer tashme edhe atyre transaksioneve qe luajten rol paresor ne permbysjen e sistemit. JP Morgan per shembull ka nisur ne raportoje serish fitime rekord. Ne vitin 1999 grupi financiar njujorkez u mor me tregtimin e disa lloj siguracionesh qe rezultuan shkaterrimtare ne ekonomine boterore nje vit me pare. Megjithate ne mars JP Mprgan rifilloi zakonin e vjeter duke u shnderruar serish ne nje lojtar kryesor ne treg. Por jo te gjitha bankat e investimeve jane te suksesshme. Bank of America kompania me e madhe financiare ne Shtetet e Bashkuara raportoi renie 24 ne te ardhurat e 3-mujorit te dyte te vitit. Po ashtu edhe Morgan Stanley nderkohe qe ne ato ujera ndodhet Citigroup. Me pak fjale ditet e turpit kane marre fund dhe tashme ka dale motoja e re Ne jemi serish dikushi. Ata qe i kane mbijetuar krizes e pane ate si nje mundesi historike per te bere para dhe po perpiqen me te gjitha menyrat qe te perfitojne sa me shume qe te jete e mundur. Shefat e Goldman jane nder te vetmit qe po i lejojne vetes kete vit pushime. Deutsche Bank gjithashtu eshte bere pjese e rrethit te ngushte te bankave te fuqishme te investimeve.
Pasurimi ne kurriz te taksapaguesveNe Gjermani Commerzbank eshte nga ato banka qe nuk mund te konsiderohet me konkurruese e kjo ne shume aspekte bankare. Deri-diku ky rezultat ishte i qellimshem. Pasi bleu Dresddner Bank ne fillim te vitit banka ne menyre sistematike ka reduktuar risqet. Por Commerzbank eshte banka e dyte me e madhe e vendit dhe cdo dite e me teper po humbet specialistet qe i duhen per arritjen e maksimumit ne biznese te ndryshme. Kjo ndodh sepse pagesat e punonjesve dhe ekzekutiveve jane ulur. Ne vende te tjera rrogat po rriten me shpejtesi serish. Madje edhe ne ato banka qe u shpetuan teresisht me parate e taksapaguesve ka nisur dhenia e bonuseve. I tille eshte rasti i Citigrouop qe ka planifikuar nje rritje pagash prej 50 kete vit. Kjo pavaresisht faktit se eshte shpetuar nga parate e njerezve. Banka te tjera perfshi UBS dhe Morgan Stanley kane filluar tu japin nepunesve te tyre bonuse rritje pagash qe variojne nga 30 deri ne 60. Sipas nje vleresimi te fundit rrogat ne te gjithe industrine bankare pritet te rriten 20-30 gjate ketij viti. Bankieret ne Goldman jane me te fituarit. Nese gjithcka do te shkoje mbare ata pritet te marrin nje te ardhur prej 770000 dollare per koke qe do te ishte edhe kompensimi me i madh vjetor ne historine e bankes. Vetem pak muaj me pare shefat ekzekutive te Wall Street ndodheshin kokulur e te heshtur ne komisionet e kongresit duke duruar sharjet dhe inatin e politikaneve. Por tani bankieret pasi kane fituar serish vetebesim ne menyre te paskrupullt po bejne fushate kunder planeve te qeverise per futjen e sistemeve te rrepte rregullatore e mbikeqyres ne industrine bankare. Ne keto pozita te riforcuara njerezit e Wall Street nuk mendojne ne realizimin e masave specifike te qeverise. Ata nuk jane aspak te pergatitur per te toleruar nje sistem rregullator te forte. Per kete qellim JP Morgan dhe Goldman Sachs kane formuar nje grup lobistesh per te parandaluar nderhyrjet vendimtare te qeverise ne sistemin e kontrollit te veprimtarive te tyre. Imazhi i bankiereve te Wall Street nuk ka te ngjare te ndryshoje. Nuk eshte e mundur qe nga lakmitare e te pangopur ata te shnderrohen sa hap e mbyll syte ne persona te pergjegjshem. Disa vjet me pare bankat e investimeve u pasuruan me parate e konsumatoreve. Kur ai burim fitimi u be i paperfillshem atehere ata nisen te thithnin parate e aksionereve. Se fundi ia dolen qe te perfitojne nga sasia me e madhe e parave qe kane pasur ndonjehere parate e taksapaguesve.