A do të mundet BE ta anëtarësojë shpejt Kosovën?
Më 10 shtator 2012, Grupi Ndërkombëtar i Mbikëqyrjes së Kosovës, i përbërë nga SHBA-të, Turqia dhe vendet anëtare të BE-së që kanë njohur pavarësinë e Kosovës, u mblodh në Prishtinë dhe vendosi përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës. Pas këtij vendimi, në Kosovë do të zbatohen vetëm ligjet dhe Kushtetuta e Kosovës. Presidenti i SHBA-ve, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së dhe zyrtarë të lartë të vendeve të BE-së dhe vendeve të ndryshme e përshëndetën këtë vendim, që e bën Kosovën komplet të pavarur dhe një kontribuese edhe më të madhe për paqen e stabilitetin në Ballkan, aq i rëndësishëm dhe për stabilitetin e BE-së.
Ish-Presidenti i Finlandës, Marti Ahtisari, që në emër të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, hartoi planin e pavarësisë së mbikëqyrur të Kosovës, pas këtij vendimi iu drejtua BE-së, se, tani ajo duhet të gjejë një mënyrë që ta anëtarësojë Kosovën. Natyrisht, kjo flet jo vetëm për një dëshirë të tijën, por se vërtet Kosova ka arritur standardet demokratike dhe u përgatit nga vetë BE në këto rezultate. Ishte Peter Feith, diplomati serioz i Holandës, që drejtoi Zyrën Ndërkombëtare në Kosovë, ai i cili i propozoi Grupit Ndërkombëtar përfundimin e mbikëqyrjes. Feith gjithnjë ka folur e vepruar në emër të Komunitetit Ndërkombëtar e të BE-së dhe gjithnjë është konsultuar me BE-në dhe pa dritën jeshile të tyre kjo mbikëqyrje nuk do përfundonte brenda katër vjetësh. Pra, parametrat e arritura nga Kosova, në ndërtimin e institucioneve të pavarura juridike, në decentralizimin e vendit, në respektimin e krijimin e kushteve të barabarta për minoritetet e ndryshme, në bazat solide për krijimin e një shoqërie demokratike multietnike, në ndërtimin e një shoqërie civile të konsoliduar, në përparimin ekonomik e kulturor, janë vepër e drejtpërdrejtë e BE-së, të ndjekura e të vëzhguara nga BE dhe SHBA. Nëse këto parametra nuk do të ishin plotësuar, BE nuk do lejonte të mbaronte mbikëqyrja.
Heqja e mbikëqyrjes u vlerësua si një kthesë historike për shtetin e Kosovës. Ish-Presidenti i SHBA-ve, Clinton, i cili bashkë me kryeministrin anglez Tony Blair këmbëngulën për përdorimin e forcës së NATO-s për dhënien fund të genocidit serb kundër popullit të Kosovës, deklaroi të nesërmen, se “tani Kosova ka një mundësi për të lozur një rol të ri në rajon”. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi këto ditë, se Kosova ka vizion të qartë për t’u anëtarësuar në NATO dhe në BE. Pra, Kosova do të vazhdojë të punojë me SHBA dhe me BE për t’u anëtarësuar në këto institucione tepër të rëndësishme ndërkombëtare. Natyrisht, Shqipëria ka detyrën të ndihmojë në këto hapa të rëndësishme të Kosovës.
Deklaratat e Ahtisarit dhe të Clintonit janë realiste dhe të realizueshme dhe kjo ecuri e shpejtë do të ishte një kontribut i madh për konsolidimin e shteteve të brishta demokratikisht të vendeve të rajonit, siç i konsideron Ryker. Por do të ishte dhe një kontribut i madh për paqen e stabilitetin e rajonit të Ballkanit dhe të vete BE-së, që po ndeshet me probleme serioze jo vetëm financiare por dhe politike, që vënë në luhatje unitetin midis vendeve të BE-së dhe të ardhmen e saj për përballimin e sfidave globale dhe të marrëdhënieve me Rusinë.
Urojmë që kështu do të mendojë dhe veprojë dhe Katherine Ashton, Shefe e Politikës së Jashtme të BE-së, por deklaratat e saj të kohëve të fundit lënë për të dëshiruar dhe për menduar se nuk do ketë përqafim të shpejtë nga ana e BE-së të mundësive të mësipërme. Vetë fakti se Ashton vë shenjën e barazimit midis Nikolic, Dacic me Thaçit, e i këshillon gjoja të tre të punojnë për Veriun e Kosovës, flet se ajo akoma nuk i ka të qarta idetë për rolin e Kosovës dhe anëtarësimin e saj të shpejtë në BE. Nuk mund të barazohet Nikolic e Dacic me Thaçin dhe nuk mund të thirren të dy liderët e Serbisë të kontribuojnë në zgjidhjen e problemeve të brendshme të Kosovës. Ashton duhet ta ketë të qartë, se në Kosovë vepron Kushtetuta e Kosovës, se tani asnjë veprim nuk do lejohet nga zyrtarët serbë në Veri të Kosovës. Ashton duhet, jo vetëm të ftojë por të bëjë presion mbi Nikolic dhe Dacic, që sa më parë të tërheqin strukturat paralele serbe nga Veriu i Kosovës, pasi qëndrimi i tyre është shkelje flagrante e territorit të një shtetit tjetër, pra është agresion i hapur. Këtë së paku, këshilltarët që i bëjnë gati shënimet zonjës Ashton duhet t’ia bëjnë të qartë. Kosova nuk mund ta lejojë më agresionin serb në territorin e saj.
Ashton e di, ose këshilltarët e saj që i shkruajnë informacionin duhet ta dinë, se sfidat e Kosovës janë: Tërheqja e forcave serbe nga Veriu i Kosovës, njohja e pavarësisë së Kosovës nga pesë shtetet anëtare të BE-së, që e mbajnë njërën këmbë tek Rusia, pastaj vijimi i bisedimeve teknike nëse realizohen marrëveshjet e para, dhe në fund, bisedime, pse jo dhe për çështje politike për ndërtimin e fqinjësisë së mirë. Ashton, nëse ka qartësi për rajonin dhe luftën për unitetin e BE-së, besojmë se do e konsiderojë prerogative shpejtimin e anëtarësimit të Kosovës në BE, që të eliminohet një herë e përgjithmonë nga Ballkani dobësia e BE-së, e të garantohet progresi ekonomik i vendeve të Ballkanit, duke qenë të anëtarësuara në BE.
Disa ditë më parë, Peter Feith i Zyrës Ndërkombëtare, deklaroi se është e patolerueshme që kemi bërë pak për Veriun e Kosovës dhe se Veriu i Kosovës është çështje e brendshme e Kosovës. Edhe ambasadori i Francës, zoti Fitou, deklaroi se Veriu i Kosovës është çështje e brendshme e Kosovës. Tani, pas heqjes së mbikëqyrjes së pavarësisë, Veriu i Kosovës do të zbatojë Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, pra Veriu i Kosovës nuk mund të jetë temë në bisedime, që kërkon Ashton. Në New-York besojmë se Ashton do i kërkojë Nikolicit tërheqjen e menjëhershme të forcave serbe nga Veriu i Kosovës. Ne kemi shkruar disa herë në këtë gazetë, se Veriu i Kosovës është parajsë e krimit dhe kontrabandës ndërkombëtare, të ndihmuara nga ushtarakët e policët serbe. Nuk dimë nëse Ambasadori Sequi ia ka dërguar shkrimet Zonjës Ashton, por së paku ajo të marrë për bazë deklaratën e datës 14 shtator, të Zëvendëskryetarit të EULEX-it, Andy Sparks, se në Veri të Kosovës veprojnë akoma qindra anëtarë të MUP-it të Serbisë, pra të Ministrisë së Brendshme të Serbisë. A do pranonte Ashton që dhe Kosova ose Shqipëria të dërgojë disa qindra policë në Bojanovc, Medvegje e Preshevë?
Veriu i Kosovës rregullohet menjëherë sapo të largohet prezenca policore dhe ushtarake serbe dhe këtë e bëjnë BE dhe SHBA. Plani i Ahtisarit vepron dhe për Veriun e Kosovës. Zyrtarët e lartë të Kosovës kanë deklaruar se do bisedojnë me përfaqësuesit e serbëve në Veri. Mirëpo këta përfaqësues të emëruar nga Beogradi kërkojnë prezencën edhe të përfaqësuesve të Beogradit në bisedime, në të kundërt, nuk pranojnë bisedime. Nëse dëgjon këta, Katherin Ashton bën mirë të mos takojë as Thaçin, por vetëm Nikolic. Nuk ka sens as politik dhe as të së drejtës njerëzore dhe nuk ka aspak trajtim të së drejtës së minoriteteve zhvillimi i bisedimeve midis zyrtarëve të Kosovës me përfaqësues të minorancës serbe në prezencë të përfaqësuesve të Beogradit. Kjo, nëse ndodh, do të thotë se BE imponon shkeljen e normës të së drejtës ndërkombëtare të ekzistencës së shtetit të pavarur dhe Ashton do të na provonte se dhe ajo vetë ka dobësi jo vetëm për Serbinë, por dhe për Rusinë dhe është e kotë që shqiptarët të punojnë e të luftojnë të hyjnë në BE mbi bazën e arritjeve dhe meritave, siç ka qejf të përsërisë shpesh kryeministri i Shqipërisë. Edhe pse përfundoi mbikëqyrja, BE do jetë vëzhguese e ndihmuese e Kosovës dhe mund të jetë ajo prezente në bisedime të përfaqësuesve të minorancës serbe në Veri me zyrtarët e shtetit të Kosovës, që të përgatisin zgjedhje normale në Veri, pa ndërhyrjen flagrante të shtetit serb. (Kjo, pasi në BE është përhapur mendimi se qytetarë të origjinës serbe në Veri kanë frikë se me largimin e policëve dhe ushtarëve serbë ndoshta do keqtrajtohen qytetarët e Kosovës të origjinës serbe. Me kësi gjërash janë mbushur shkrimet që çojnë në BE). Këtu përfundon zgjidhja e çështjes së Veriut të Kosovës. Nëse vërtet Ashton e do një zgjidhje, dhe ne akoma besojmë se e do. Kështu që, nuk ka pse të bëjë temë bisedimesh çështjen e Veriut të Kosovës.
Çështja e dytë e rëndësishme e Ashton është imponimi i pesë shteteve anëtare të BE-së që të njohin pavarësinë e Kosovës, së paku tani që u përfundua mbikëqyrja dhe Kosova është e përgatitur të hyjë në BE. Themi ‘të imponojë’, pasi vullneti i këtyre pesë shteteve deri tani nuk ka justifikim. Menjëherë pas përfundimit të mbikëqyrjes, ambasadori i Greqisë deklaroi pozicionin e qeverisë së tij se nuk do njohin pavarësinë e Kosovës, pa dhënë ndonjë argument, por theksoi se inkurajon bisedimet Kosovë–Serbi. Kemi shkruar për qëndrimin e Greqisë, që, një këmbë e mban në BE dhe një këmbë në Rusi dhe nuk do ndalemi këtu, pasi këtë çështje e kemi trajtuar dhe tek libri “Diplomacia imponuese apo diplomacia e miteve”. Qëndrimi i Qipros është i njëjtë, ka një politikë të njëjtë me Greqinë. Të njëjtin qëndrim dyzues mban dhe Rumania me Sllovakinë: Njërën këmbë në BE dhe tjetrën në Rusi. Spanja ka një qeveri që akoma nuk po gjen identitetin e saj dhe është çudi që mbreti Huan Karlos bën sehir. Ky qëndrim i tyre zhvleftëson përpjekjet e sotme të BE-së për të përballuar krizën financiare-ekonomike e ruajtjen e eurozonës. Kjo i ka bërë kryeministrin e Italisë dhe atë të Gjermanisë të mendojnë një konferencë të re për të riparë vullnetin politik të vendeve anëtare e nëse ka hapësirë akoma për të përmirësuar që të ruhet e të forcohet uniteti i BE-së. Ndërsa Boroso shkon dhe më tej, dhe arrin tek ideja e konfigurimit të BE-së në një Federatë. Ai thekson se ka ardhur koha të shemben muret ndarëse të disa qeverive të vendeve anëtare që ushqejnë provincializmin e Europës. Vërtet, BE ka probleme serioze për unitetin e saj dhe njohja e Kosovës do të ishte treguesi i shpejtë i kthesës që duhet të bëjnë këto shtete për të kontribuar në forcimin e BE-së dhe largimin nga Rusia. Njohja e Kosovës nga këto shtete është kontribut real për krijimin e mundësive që në rajonin e Ballkanit të realizohet progresi, paqja, stabiliteti dhe eliminimi serioz i problemeve të minoriteteve që i krijojnë disa qeveri në Ballkan. Çdo qëndrim tjetër është e do jetë vetëm retorikë, për të cilën nuk ka nevojë Ballkani dhe këto shtete e bëjnë veten të pabesueshme në marrëdhëniet ndërkombëtare. Besojmë se Shqipëria dhe Kosova do të dinë të mbajnë qëndrimin e duhur ndaj këtyre pesë shteteve.
Të dyja sfidat e mësipërme, nëse i përballon Ashton me sukses, edhe po nuk ndikuan në anëtarësimin e shpejtë të Kosovës në BE, siç bëri BE për Greqinë e Portugalinë, që i anëtarësoi pa standarde, do arrijë sukses. Pas kësaj, mund të zhvillohen bisedimet për marrëveshjet teknike, në se zbatohen nga Serbia e Nikolicit dhe Dacicit ato që janë arritur. Takimi që ajo kërkon në New-York me Nikolicin e Thaçin mund të ketë sens për të paralajmëruar se në të ardhmen mund të arrihet të bisedohet për fqinjësinë e mirë. Por deklaratat e Nikolic e Dacic se “nuk do e njohim Kosovën” e largojnë këtë mundësi dhe mund të detyrojnë në të ardhmen që dhe Kosova të bëjë deklarata të tilla, që “nuk e njohim Serbinë”, përderisa mban akoma Vojvodinën, Sanxhakun, Preshevën, Bujanovcin, Medvegjen e territore bullgare, etj, nën sundim totalitar. Së paku Ashton të përpiqet që Kosova të marrë shpejt statusin e vendit kandidat e të barazohet në mundësi me Serbinë dhe Shqipërinë. BE nuk mund të vijojë me qëndrime të vakëta e jo të qarta. Gjermania e dha një sinjal këto ditë për Serbinë, se nuk do mund të bëjë progres pa njohur Kosovën. Kështu deklaroi dhe Shultz në Parlamentin Europian. Besojmë se kjo do të jetë tendenca e BE-së, që të bëhet e besueshme.
(GazetaShqiptare/BalkanWeb)