E Shtunë, 31 Tetor 2026

A duhet forcuar sistemi dy partiak

/ /

NgaNDRICIM KULLA

Kam bindjen se cdo njeri qe e ka shqyrtuar me objektivitet zhvillimin e jetes politike ne Shqiperi qe nga koha e vendosjes se sistemit pluralist dhe ne ngjarjet ne vijim  nuk ka kuptuar defekte vetem tek motivimi qe nuk kane shume nga vendimmarresit tane per tu marre me kete veprimtari apo cilesite e uleta etike dhe morale te tyre te cilat sot i kemi mjaft te debatuara ne opinionin publik por me se shumti kane kuptuar qarte dhe pa aftesite e tyre profesionale per te bere zgjidhje dhe organizime te sakta dhe racionale. Dhe sistemi demokratik i perfaqesimit i zgjedhur apo imponuar nga situata te ndryshme ndoshta edhe konjukturale produkt i te cilit ka qene nje qeverisje e detyruar koalicioni duket qarte se ka qene nje nga arsyet e dukshme pse reformat skane pasur vijueshmerine e projekteve dhe misioni i qeverise nuk ka mberritur atje ku ishte shenjuar. Meqenese jemi ne prag te fushates zgjedhore per pushtetin lokal dhe pretendimi per nje kod te permiresuar zgjedhor eshte evident jemi ne  momentin i pershtatshem per te hapur nje diskutim te guximshem mbi kete pikepamje qofte per te vene ne dyshim sistemin aktual qofte te mendojme me kurajo per ti hapur rrugen forcimit te  sistemit demokratik dy partiak.
Demokraci sic e di secili vertet do te thote sundim i popullit apo sovranitet i popullit ne kontrast me aristokraci sundim i me te mireve apo i me te fismeve dhe monarki sundim i nje individi. Por domethenia e fjales nuk na ndihmon me tej. Sepse realisht nuk sundon populli Kudo sundojne qeverite. shte e gabuar nese theksi vihet mbi pyetjen sic eshte bere qe nga Platoni e deri tek Marksi dhe gjithashtu te tjeret me vone Kush duhet te qeverise Populli apo ata pak te mire Shumica apo pakica Partia e majte partia e djathte apo nje parti e qendres. Sepse nuk eshte e rendesishme se kush qeveris per aq kohe sa qeveria mund te bjere pa kryengritje dhe  gjakderdhje. do qeveri te cilen mund ta heqim perseri ka nje nxitje te forte per tu sjelle ne ate menyre qe njerezit te jene te kenaqur me ate. Dhe kjo nxitje mungon nese qeveria e di se njerezit nuk mund ta heqin kaq lehte. Ne demokracite e kontinentit europiano-perendimor eshte i perhapur nje sistem zgjedhjeje i cili dallon ne thelb nga ai sistem zgjedhjeje qe eshte ne fuqi per shembull ne Britanine e Madhe dhe ne Shtetet e Bashkuara dhe qe mbeshtetet ne idene e perfaqesimit lokal. Ne Britanine e Madhe cdo zone zgjedhore dergon nje perfaqesues ne parlament ate qe ka marre shumicen e votave. Zyrtarisht nuk merret njoftim se ciles parti i perket ai dhe a ben pjese apo nuk ben pjese ne nje parti. Detyra e tij eshte qe te perfaqesoje me ndergjegje te plote dhe ne baze te dijeve me te mira interesat e atyre te cilet banojne ne zonen e tij zgjedhore pavaresisht a i perkasin apo nuk i perkasin ata nje partie. Natyrisht qe ekzistojne partite dhe ato luajne nje rol te madh ne formimin e qeverise. Por ne qofte se perfaqesuesi i nje zone zgjedhore beson se eshte ne interesin e zones se tij zgjedhore ndoshta edhe te tere popullit qe te votoje kunder partise se tij apo bile edhe te prishet me te atehere ai eshte i obliguar qe ta beje kete gje. Vete Winston Churchilli burri me i madh i shtetit i shekullit qe kaloi nuk qe kurre pa kurajo derisa nderroi dy here partine. 
Askush nuk e ve ne dyshim domosdoshmerine e partive. Sepse askush  nuk mund tia dale mbane pa to. Vertet qe partite politike nuk jane fenomene dhe kaq shume miqesore. Por edhe pa partite nuk behet. Te gjitha demokracite tona nuk jane qeveri te popullit por qeveri te partive. Ky eshte fakt. Dhe besimi se nje parlament i zgjedhur sipas ligjit proporcional eshte pasqyra me e mire e popullit dhe e deshirave te tij nuk eshte provuar qe te jete e suksesshme edhe ne demokracine e re te qeverisjeve tona. Proporcioni nuk ka perfaqesuar popullin dhe opinionet e tij por   vetem ndikimin e partive dhe te propagandes ne popull ne diten e votimit. Dhe ai e ben akoma me te veshtire qe dita e zgjedhjeve te kthehet ne ate qe do mund dhe do duhej te ishte ne nje dite te gjyqit popullor lidhur me veprimtarine e qeverise.
Pra nuk ekziston asnje filozofi ne fuqi lidhur me sundimin e popullit asnje teori e cila kerkon ligjin proporcional. Keshtu ne detyrimisht duhet te shtrojme pyetjen Si ka ndikuar ligji proporcional ne praktiken tone politike Se pari ne formimin e qeverise se dyti ne mundesine me rendesi kaq vendimtare per ta shkarkuar qeverine kur ka pasur kriza per shkak te saj
a Sa me shume parti aq me i veshtire dhe i lekundshem ka qene formimi i qeverise. Ky eshte se pari nje perfundimi i nxjerre qartesisht prej pervojes sone gjate kesaj periudhe tranzicioni porse duhet te kemi parasysh gjithashtu se eshte nje perfundim qe vjen prej arsyes. Le ta zeme se do te kishim kryesisht vetem dy parti PD dhe PS. Atehere si do paraqitej situata e problemeve tona Me siguri do te kishte qene me i lehte formimi i qeverise dhe do kishte me pak ose aspak kombinacione politike. Qeveria do kishte me shume njerez te zote specialiste e racionale dhe per pasoje administrimi do ishte bere shume me i mire.
Gjithsecili e pranon faktin se proporcionali e shumon numrin e partive. Dhe per aq kohe sa ne supozojme se thelbi i demokracise qendron tek sundimi i popullit si demokrate duhet ti mbajme parasysh keto veshtiresi meqe atehere proporcionali shfaqet si thelbesor.
b Por proporcionali dhe bashke me te numri i madh i partive ndikon akoma me keq persa i perket largimit te nje qeverie me ane te vendimit popullor pra per shembull nepermjet zgjedhjes se nje parlamenti te ri sepse ekzistojne shume parti dhe prandaj zor se mund te pritet qe njera prej shume partive do ta arrije shumicen absolute. Nese kjo pritmeri vertetohet atehere kjo do te thote se vendimi popullor nuk eshte shprehur kunder asnje prej partive. Asnjera prej partive nuk u largua asnjera prej partive nuk u denua.
CPer pasoje njerezit nuk kane si te presin qe dita e zgjedhjeve te jete nje dite e gjyqit popullor ne lidhje me qeverine. Ndonjehere qeveria qe qeveri e pakices dhe kesisoj nuk qe ne gjendje te bente ate qe e mbante per te sakte perkundrazi qe e shtrenguar per te bere leshime apo ajo qe nje qeveri koalicioni ku asnjera prej partive qeverisese nuk mbante plotesisht pergjegjesi.
Keshtu njerezit ambientohen me kete gje dhe nuk bejne pergjegjese asnje prej partive politike dhe asnje prej drejtuesve te tyre per vendimet e qeverise. Dhe qe nje parti humbet te themi pese apo dhjete per qind te votave te saj nuk shihet prej askujt si vendim fajesie aq me pak nuk shihet prej zgjedhesve prej atyre qe qeverisen Kjo tregon vetem per nje lekundje momentale te popullaritetit.
c Edhe atehere kur shumica e zgjedhesve do ta largoje qeverine ekzistuese te shumices ajo nuk mund ta arrije kete patjeter. Sepse edhe nese nje parti e cila pati deri tani shumicen absolute keshtu qe mund te behej pergjegjese e humbet shumicen absolute ajo me shume gjasa me proporcionin mbetet prape partia me e madhe. Kesisoj ajo mund te formoje nje qeveri koalicioni me mbeshtetjen e nje prej partive me te vogla. Keshtu do te vazhdoje te qeverise udheheqesi i pushuar i partise se madhe - kunder vendimit te shumices dhe per shkak te vendimit te nje partie te vogel e cila mund te jete me mijera milje larg perfaqesimit te vullnetit te popullit. 
Duket qartesisht pra se forma me e mire e demokracise per ne  eshte ajo forme e cila mundeson sistemin dypartiak. Pse te mos e ruajme dhe forcojme me tej Ajo mundeson gjithmone autokritiken e partive. Ne qofte se nje nga dy partite e medha peson nje disfate te vertete atehere zakonisht ndodh nje reforme radikale brenda partise pra nje transformim i ri. Kjo eshte nje pasoje e konkurrences dhe e vendimit te qarte denues te zgjedhesve i cili nuk mund te mos shihet. Keshtu qe partite nga koha ne kohe shtrengohen prej ketij sistemi qe te mesojne prej gabimeve te tyre ose ne te kundert veniten dhe perendojne. 
Ky argument moral eshte ndoshta akoma me i rendesishem sesa argumenti praktik se ne nuk na nevojiten me shume se dy parti plotesisht te pergjegjshme dhe konkurruese per tiu dhene zgjedhesve pushtetin qe ti bejne gjyqin qeverise nepermjet zgjedhjeve. Proporcionali krijon rrezikun se e minimalizon vendimin e shumices gjate zgjedhjeve dhe me kete minimalizon gjithashtu ndikimin qe ka mbi partite humbja ne zgjedhje nje mekanizem ky per te cilin mund te kete nevoje demokracia. Dhe kuptohet se perballe nje vendimmarrje shumice eshte e qarte qe te ngrihet dhe konsolidohet nje parti e mire dhe e forte opozitare. Perndryshe zgjedhesit jane shpesh te shtrenguar qe te lejojne te qeverise me tej nje qeveri e keqe sepse ata kane arsye te supozojne Pas kesaj qeverie nuk vjen qe svjen asgje me e mire.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›