E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperia demokraci funksionuese me institucione demokratike

Shqiperia nuk eshte nje shtet i deshtuar por nje demokraci funksionuese. Kete e pranojne dhe e deklarojne pothuajse te gjithe perfaqesuesit e institucioneve nderkombetare qe monitorojne zhvillimet e fundit ne vendin tone si dhe elita intelektuale shqiptare. Vetem lidershipi socialist vazhdon ta mohoje kete realitet dhe te thure skenare me kriza imagjinare.

I ndodhur nen trysnine e nderkombetareve Edvin Kristaq Rama ka deklaruar ditet e fundit se eshte per zgjidhjen e problemeve me dialog. Pare nga ky kendveshtrim duket sikur kreu i PS-se nuk eshte ai i para 21 janarit qe paralajmeronte daljen e situates jashte kontrollit. Nje hipokrizi e pashoqe kjo e njeriut qe njeheresh me pranimin e dialogut me qellimin e vetem per ti dhuruar pushtetin ne tavoline kercenon me bojkot te zgjedhjeve vendore te 8 majit. Tejet kontradiktor ne deklarime e qendrime kryetari i opozites nga njera ane duket sikur shpreh gatishmerine per dialog nga ana tjeter ai nuk heq dore nga protestat deri ne zgjidhjen e krizes. Kesaj i thone dialog nen pushtetin e dhunes Argumenti me i qarte mosbindja e tij per te degjuar e reflektuar ne rekomandimet e kancelarive perendimore te cilat kerkojne rikthimin e normalitetit te jetes politike ne vendin tone. Dhe kjo para se gjithash arrihet me dialog institucional ne Parlament atje ku PS ka nje perfaqesim te konsiderueshem ne numra dhe personalitete politike e publike. Por kete se do Edvini qe me vetedije qendroi jashte ketij Parlamenti duke mos pranuar te kryesonte listen e deputeteve te PS-se ne zgjedhjet e qershorit 2009. Kete se do as Skender Gjinushi te cilin sovrani dhe jo kjo mazhorance legjitime e ka nxjerre perfundimisht nga skena politike. Zjarrvenesi i lsquo97-s i njesuar me ish-bandat e Caushit enderron fronin e humbur me perseritjen e skenareve ogurzinj te atij viti te kobshem. Duke vijuar me tej listes se jashteparlamentareve qe kerkojne te provokojne zgjedhje te parakohshme me mohimin e gjithckaje pozitive te kesaj mazhorance i shtohen edhe Erion Veliaj e 99-shat e tij qe pasi zhvaten sa munden nga donacionet e ardhura ne ndihme te zhvillimit intensiv te ketij vendi shohin si zgjidhje te vetme per tu bere pjese e legjislativit te ardhshem rreshtimin e tyre ne anen e Edvinit te braktisur tashme edhe nga te vetet.

Por kurrsesi nuk mund te zevendesohen qindra socialistet e Shkodres te larguar tashme nga PS-ja dhe te integruar tek LSI-ja me G 99-shat e Veliajt. Ata iken nga PS-ja e Edvinit pasi konsideruan dhunen e manifestuar para Kryeministrise shqiptare me 21 janar si nje akt te shemtuar te arrogances se njeriut qe snjeh asnje kod pervecse etjes se shfrenuar per pushtet te pamerituar. Ai ishte nje akt i pritur i paralajmeruar per dite te tera para 21 janarit i primitivizmit dhe i provincializmit te nje klike uzurpatoresh te PS-se dhe krejt opozites se sotme shqiptare. Ishte nje akt i pritur i individualizmit te skajshem te atij qe urren bashkekombasit e vet. Edhe e ashtuquajtura demonstrate-homazh e 28 janarit ishte nje rruge pa krye dhe qe nuk i sherben nderimit te tri viktimave te 21 janarit. Edhe marshimet haxhiqamiliste te kesaj te premteje treguan se Edvini dhe ata qe e rrethojne jane ne nje rruge pa krye e cila eshte vertetuar se ka sjelle humbje per PS-ne. Pasi kreu krimin e shemtuar tashme shfaqet si konformist dhe demagog qe me pranimin e dialogut kerkon tu hedhe hi syve nderkombetareve. Por tashme askush nuk ka dyshim se ai eshte nder fajtoret dhe mekataret me te medhenj. Duke e pare situaten ne kete optike dhe duke perifrazuar thenien e Getes Nuk ka gje me te tmerrshme se fantazia e pakontrolluar na del perpara portreti i njeriut me dredharak katil e shpirtkazme qe ka njohur deri me sot kombi yne. Tashme jo vetem shqiptaret e ndershem e patriote por edhe te huajt qe vezhgojne zhvillimet ne Shqiperi po binden se Edvin Kristaq Rama perben me te vertete rrezik potencial per te ardhmen e demokracise e te integrimit te nje vendi anetar te NATO-s qe pozita gjeografike e vendos ne qender te Evropes.

Argumenti me bindes per kete eshte qendrimi ne unison i perfaqesuesve te institucioneve me prestigjioze te SHBA-se e BE-se te cilet bejne thirrje per bashkepunim ne funksion te permiresimit te Kodit Zgjedhor dhe te pergatitjes per zgjedhjet vendore te 8 majit. Kete e bejne te gjithe madje edhe perfaqesuesit e se majtes ne Parlamentin Evropian. Para tri ditesh ishte ambasadori i OSBE ne vendin tone Wollfarth qe beri te qarte se shqiptaret dhe partneret nderkombetare te vendit presin qe zgjedhjet per organet e qeverisjes vendore te zhvillohen me 8 maj ashtu sic jane dekretuar nga Presidenti i Republikes. Te njejtin qendrim perseriti edhe ambasadori i SHBA-se ne Tirane Alexander Arvizu i cili gjate nje interviste per Zerin e Amerikes deklaroi se Shqiperia nuk eshte nje shtet i deshtuar por nje demokraci funksionuese me institucione demokratike. Arvizu theksoi se qeverite nuk rrezohen me demonstrata por permes zgjedhjeve. Ndersa ka kerkuar nisjen e menjehershme per zgjedhjet lokale te 8 majit ai ka theksuar se nese opozita do te vendose te bojkotoje zgjedhjet lokale atehere per Shtetet e Bashkuara kjo konsiderohet e gabuar. Une flas ne emer te Shteteve te Bashkuara por besoj edhe komuniteti nderkombetar do te jape mbeshtetje te plote per te garantuar se zgjedhjet e tjera ato ne maj te ketij viti dhe zgjedhjet parlamentare ne vitin 2013 do te jene me te mira se ato te zhvilluara ne qershor 2009. Keshtu duhet te funksionojne gjerat - thekson Arvizu.

Po ashtu eurodeputeti Jelko Kacin denoi thirrjet e opozites per protesta te tjera pas demonstrates se dhunshme te 21 janarit ndersa theksoi se mesazhi i qarte i Bashkimit Evropian eshte shmangia e cdo lloj konfrontimi dhe ulja e tensionit politik permes dialogut dhe kompromisit. Ai thekson gjithashtu se te gjitha palet duhet te perqendrohen tek pergatitjet per zgjedhjet e 8 majit.

Keto mesazhe jane fare te qarta por vetem Edvin Rama dhe klika e tij nuk do ti degjoje. Vetem ai dhe bijte e Bllokut qe e rrethojne nuk duan te pranojne verdiktin e sovranit. Edvini Gjinushi Erioni e co nxijne ne driten e diellit sukseset e kesaj mazhorance edhe kur Bashkimi Evropian vlereson me nota shume pozitive vendin tone per luften kunder trafikut te droges sic thuhet ne raportin me te fundit te perpiluar nga grupi pergjegjes per drogen ne Keshillin e Ministrave te BE-se. Ata sajojne kriza imagjinare edhe kur drejtori i Pergjithshem i CEO Intesa Sanpaolo Bank ne Shqiperi Stefano Farabbi shprehet optimist per zhvillimet ne sistemin bankar shqiptar dhe e konsideron Shqiperine si nje vend ne zhvillim qe zoteron potenciale shume te mira per tu shfrytezuar dhe nxitur zhvillimin e qendrueshem te saj. Po ashtu ish-Kryeministri i Sllovenise Janez Jansa e ka cilesuar si nje akt te papranueshem dhunen e nxitur nga Partia Socialiste ne demonstraten e organizuar te 21 janarit nderkohe qe ka bere te qarte per opinionin publik. Thirrja e tij per opoziten shqiptare ishte se ajo duhet qe te perpiqet te fitoje zgjedhjet e ardhshme me mjete demokratike.

Te njejtin mesazh percolli edhe drejtori Ekzekutiv ne Sherbimin e Jashtem te BE-se Miroslav Lajcak duke i bere te qarte lidershipit socialist se institucionet duhet te lejohen te vazhdojne punen e tyre sipas Kushtetutes dhe se pa humbur kohe duhet filluar puna edhe per zgjedhjet e dates 8 maj. Kete mesazh vetem Edvin Rama nuk do ta kuptoje nderkohe qe i qendron strategjise se tij te mosmarrjes pjese ne keto zgjedhje.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›