Turizem dhe vetem turizem
Dje kryefjala e mbledhjes se qeverise ishte zhvillimi i turizmit. Per heren e dyte brenda ketij viti. Nje vemendje e tille eshte me se e mirepritur. Jo thjesht per te kthyer vendin ne normalitet dhe per te pare nga detyrat dhe sfidat tona me dobiprurese ne ekonomi. Edhe pse turizmi shqiptar mund te humbe rreth 80 milione euro ne mbi 3 mije rezervime udhetimi te munguara nga evropianoperendimoret per shkak te xhiros se botes qe bene filmimet tronditese e tragjike te 21 janarit 2011 serish jo gjithcka eshte e humbur ne kete sektor jetik per ne. Edhe pse ndodhi kjo goditje vendi yne vijon te ngelet nje mundesi e forte turizmi. Shqiperia kete vit eshte caktuar nga faqet me te njohura turistike te globit si destinacioni per tu zbuluar. Jo pa arsye. Edhe pse po i humbim 80 milione eurot shtese kemi 1 miliarde e treqind milione euro te tjera per te shpetuar Mund ti shpetojme madje te fitojme edhe qindra milione euro te tjera. Prandaj pergatitjet duhen filluar tani. Kryeministri deklaroi themelimin e komitetit nderministror per turizmin. Cdo minister do te marre nen kujdes nje zone turistike nje komune apo qytet turistik. Por kjo nuk mjafton. Buxheti per turizmin duhet te rritet me here. Nevojiten struktura te qendrueshme qe te kujdesen dhe te mos e lene jetim bregdetin. Eumlshte shume mire qe qeveria jone qendrore fillon e mendon per turizmin qe ne janar e shkurt te ketij viti pse e kemi vit zgjedhor. Por puna dhe ndihma konkrete per turizmin krahas rrugeve te rregulluara behet ne nivel lokal. Pushtetet vendore do te jene te zena deri ne gryke me zgjedhjet vendore. Nuk do ta kene shume mendjen me pergatitjet e shkelqimit e pasurise sone kombetareturizmit te veres qe na jep me shume para edhe se ndertimi apo energjetika. Turizmi malor ka ngelur ne meshiren e fatit dhe te nismave te agjencive te vogla lokale te udhetimit. Nuk na lejohet ta leme ne spontanitet zhvillimin e kesaj pasurie. Kemi male te mrekullueshem dhe duhet te hapim rruge te vogla e lehtesisht te pershkueshme malore. Ato kushtojne me here me pak se akset tona kryesore rrugore por mund te sjellin me dhjetera here me shume turiste malore. Nje tjeter ide qe mund te jape nje zgjidhje afatshkurter per problemin shume te mprehte te mbeturinave anash rrugeve nacionale turistike ose prane dhe brenda plazheve eshte perdorimi i incerenitoreve strukturave djegese te plehrave te vegjel prane komunave dhe qendrave te vogla turistike. U leshua si ide po nga Kryeministri ne janar te ketij viti dhe duhet te vihet sa me shpejt ne praktike. Gjithashtu duhet nje barre fiskale sa me prane zeros per aktivitetet e turizmit. Ka ardhur realisht koha madje ndoshta jemi edhe te vonuar qe Tatimin per Vleren e ShtuarTVSH ta ulim ne nivele konkurruese per rajonin. Maqedonia e ka 7 per qind Mali i Zi 5 per qind Italia dhe Greqia 2 per qind. Ne vijojme ta mbajme ne nivelin 20 per qind duke shtrenjtuar keshtu ndjeshem oferten tone turistike. Ne ambientet e veprimtareve te sektorit flitet se qeveria ka synim ta ule TVSH-ne ne turizem nga 20 ne 10 per qind. Kete qeveria jone duhet ta beje sa me shpejt nese do me shume se 3.5 milione vizitore kete vit ne Shqiperi dhe me shume se 1.3 miliarde euro te ardhura. Paketat turistike vendosen tani ne muajt shkurt-prill dhe oferta jone integrale ne kete sektor ia vlen te reflektoje uljen e takses se TVSH-se. Perndryshe nese merret te themi ne muajin maj sezoni turistik veror shqiptar nuk do te mund te perfitonte shume si mase ndihmuese. Turizmi yne duhet shtrire si oferte gjate gjithe vitit sidomos duke zhvilluar turizmin tone malor. Kuptohet qarte perfitimi per popullsine e varfer te atyre zonave po te ndodhe kjo. Investimi ne infrastrukturen turistike kthehet menjehere ne nje mireqenie te rritur te shqiptareve sidomos te zonave kur turizmi eshte intensiv. Nuk ka perse kete pasuri kombetare ta shfrytezojne vetem zonat bregdetare. Turizmi malor agrar dhe ai me baze kulturen e natyren jane pjella te natyrshme te vendit tone terheqes. Pergatitjet qeveritare te ketyre muajve per ate qe premton te jete serish industria numer nje e vendit edhe per kete vit jane me se te mirepritura. Perse jo turizem dhe vetem turizem si perparesi. Por ama me kushtin qe vemendja per turizmin te mos jete thjesht butafori e te kthehet ne parulle por ne nisma konkrete.