Pasojat dhe zgjidhja e problemit
NgaYLBER LILI
Qe ne krye te heres duhet thene se Shqiperia eshte marre peng nga politika dhe politikanet te cilet vazhdojne te mbeten ne llogoret e tyre te konfliktualitetit. Ata aktoret politike ne menyre arrogante kane zhvleresuar mesazhet e faktorit nderkombetar imazhin e vendit sikunder ne menyre poshteruese refuzojne paqtimin politik qe eshte verdikt i shumices se sovranit. Nese ka nje moment qe situata konfliktuale politike duhet pare me optimizem eshte pikerisht shoqeria shqiptare e cila gradualisht ka dale nga qerthullimi i shoqerise konsensuale. D.m.th. mjafton te behet nje hulumtim
serioz dhe i paanshem anketim apo sondazh per te na sherbyer si argument se politika dhe shoqeria kane kendveshtrime te ndryshme ndryshe nga klasa politike e cila ne kushtet e nje situate kaotike i hedh benzine zjarrit shumica e shoqerise eshte kategorikisht kunder dhunes kaosit mbi gjithcka eshte kunder cdo veprimi politik qe bie ndesh me standardet demokratike me perspektiven dhe progresin shoqeror. Jo vetem kaq. Shoqeria shqiptare ka tregues cilesore te nje divorci here te heshtur dhe here te zeshem me politiken konfliktuale. Pertej nje pjese minorance e paperfillshme militantesh partiake te cilet manipulohen dhe perdoren si mish per top pjesa tjeter e shoqerise qe perben shumicen eshte e emancipuar dhe e civilizuar. Te djathte te majte neutrale e skeptike nuk ofendohen shahen akuzohen rrihen apo e shikojne njeri-tjetrin si armik. Pra gjuha e komunikimit ndermjet tyre nuk eshte gjuha e urrejtjes apo e asgjesimit sic ndodh rendom ne politike por gjuha e paqes dhe shpreses per zgjidhjen e problemit. Ne kete kuptim mekati me i madh i klases politike gjate ketyre 20 viteve eshte pikerisht keqperdorimi i skajshem i lirise se fjales. Nga ky kendveshtrim nje nga shkaqet kryesore te dramave qe prodhon politika mbetet shnderrimi i lirise se fjales ne gjuhe te urrejtjes. Sot e gjithe diten mungesa e ofertes reale kompensohet me oferte te rrejshme njollosjen e kundershtarit apo akuza nga distanca qe i sherbejne vetem nxitjes se konfliktit politik. E tille eshte keto dite situata politike ku dallget e gjuhes se urrejtjes kane perfshire jo vetem kampet politike por edhe pushtetet e tjera Prokurorine Presidencen e mbi te gjitha keqperdorimin e medias. Per rrjedhoje shtrohet pyetja cili eshte roli i medias ne kete situate te ndere politike A eshte media ne sherbim te opinionit publik apo sherben si instrument politik Pergjithesisht media reflekton nje lloj konsensualiteti deri ne dorezim duke u rreshtuar ne betejat per pushtet te klases politike shqiptare. Ky rreshtim mediatik agravon tej mase situaten e ndere politike per pasoje media behet pjese e problemit. Pra marre ne teresi kaoticizmi eshte pasoja sakaq shkaqet dihen ata jane te matshem dhe te verifikueshem Keqperdorimi i lirise se shprehjes per pasoje perdorimi i gjuhes se urrejtjes mungesa e ofertes reale politike zevendesimi i forces se argumentit me argumentin e forces botekuptimi politik per pushtetin si qellim ne vete instrumentalizimi i pashoq dhe presioni ndaj medias e kane futur perspektiven e vendit ne qorrsokak. Megjithate kurre nuk eshte vone per ti paraprire fenomenit. Me vullnet e guxim politik zgjidhja e problemit eshte art i te mundshmes. Nga njera ane ikja nga gjuha e urrejtjes nga relacioni mik-armik apo nga teorite e konspiracionit qe aktivizohen sa here qe ka krize dhe nga ana tjeter vullneti dhe guximi politik per dialog dhe kompromis eshte mekanizmi i vetem i zgjidhjes se krizes. Nese ka nje moment qe klasa politike dhe aktoret kryesore te saj duhet te reflektojne seriozisht dhe gjithe potencialin ta vendosnin ne funksion te demokratizimit situaten politike eshte pikerisht ky qe ndodhemi tani. Natyrisht problemi nuk zgjidhet me formula magjike por me sjellje normale Eliminimi i gjuhes se urrejtjes respektimi i integritetit dhe dinjitetit te individit angazhimi ne perkufizim te drejte te ofertes politike perkufizimi i sakte i prioriteteve te partive politike dhe respektimi i ligjit qe nenkupton respektimin e institucioneve te pavarura etj. e nxjerrin vendin nga kaosi politik. Por kjo zgjidhje nuk vjen as permes vales se protestave nga opozita as permes akuzave verbale dhe shpalljes se armiqve fantazme nga maxhoranca as duke glorifikuar gjestin e pajustifikueshem te nje qytetari duke e kualifikuar gjestin e tij si plan terrorist qe eshte absurditet i orkestruar politikisht as duke mbetur ne llogoret e konfliktualitetit por zgjidhja vjen me veprime konkrete dhe oferta serioze per dialog dhe kompromis. Pra eshte koha qe politika ta kuptoje drejt demokracine funksionale Perendimi eshte shembull tipik sesi duhet te sillemi ne kushtet e nje krize te stisur per pushtet. Por sic shihet ne politiken shqiptare ende funksionon parimi ka edhe me keq zi sakaq ne shtetet e mirefillta demokratike ku cdo gje matet me shifra progresi d.m.th. me parimin ka edhe me mire. Si perfundim duke mbetur skeptik qe zgjidhja e problemit do te vije si rezultat i vullnetit politik megjithate ka nje drite ne fund te tunelit. Edhe kete radhe mbetemi me shprese qe nendetesja bashkesia nderkombetare nuk do te lejoje qe te mbysim njeri- tjetrin per pushtet. Fundja Perendimi e ka receten te gatshme ata preferojne legjitimitetin e pushtetit permes votes se lire dhe refuzojne kategorikisht legjitimitetin permes krizes apo dhunes.