Vlera e cekut te ambasadorit amerikan
NgaSHPETIM NAZARKO
Kur degjoj ambasadorin amerikan nuk e di pse me kujtohet im ate kur kerkonte te me vinte ne gjume ne vegjeli. Shtrihu ne krevat me thosh - e mbaji syte e hapur. Dhe pastaj me kercenonte lehte duke qeshur. - Mbaji syte hapur dhe mos fli ne asnje menyre. Se mos fle ore Pas pese minutash natyrisht isha ne gjume Ambasadori duhet ta kete kuptuar mire rendesine e ceshtjes kur pas dozes se elefantit qe i dha Berishes duke e quajtur burre shteti vazhdoi me pilulen tjeter. Zgjedhjet lokale ne maj dhe ato te pergjithshme me 2013 Per ata qe kane qejf te koleksionojne historine ne menyre te ftohte apo personazhet qe e bejne ate kemi te bejme me nje nga ata
shembujt e shkelqyer kur nje mjeshter me origjine gjysme aziatike po luan me nje mentalitet origjina e te cilit si e te gjithe neve mban ere te larget Turqie.
Perkundrejt dozave te mesiperme ambasadori nuk harron ate punen e syve hapur qe nuk te lejon te flesh gjume. Jemi me Prokuroren e Pergjithshme para se te jemi me Berishen apo Ramen Kjo eshte fraza konkluduese apo terapia reale e nje situate te cilen nje mendje gruaje si e Mariza Linos ne 97-n nuk e perdorte dot per shkak te rrethanave. Atekohe jo vetem qeveria por dhe Presidenti ushtria dhe sherbimi informativ ishin njengjyreshe dhe zgjidhja e detyruar ishte e dores se forte por dhe demet e ardhura prej saj ishin po te se njejtes natyre. Detyra e ambasadorit ne kete rast eshte me e thjeshte se ajo e atyre viteve. Palet ne ring jane ndare qartesisht. Pyetja qe buron ne rastin e tanishem duket po e thjeshte
Pse ambasadori i ka leshuar ne dore nje cek sigurie Berishes i cili i garanton edhe zgjedhjet e majit dhe ato te 2013-s. ek me kushte eshte apo paguhet ne te gjitha rastet per pruresin Pse loja shkoi ne kete menyre
Jo vetem ne Shqiperi por dhe ne Europe te majte dhe te djathte jane te ndare ne kete ceshtjen tone. Ne Amerike po ashtu. Me ke te jene me Ramen apo Berishen Kjo pyetje qe vlen ne paraqitje vetem per tifoze partish realisht nuk ka asnje vlere per borgjezet pleq te Europes.
Sipas rregulles se xhentelmeneve ne kete tollovi qe ne njezet vitet e fundit ne Shqiperi eshte perseritur shpesh duhet gjetur arbiter i paanshem. Arbitri eshte gjetur tek Prokurori i Pergjithshem tek Presidenti dhe akoma dhe te Sherbimi informativ. Rama dhe Berisha nuk i hyjne ne pune asnjeriu dhe po te degjosh ambasadorin amerikan me mire te rrine larg kesaj historie. Duke folur bejne vetem zhurme dhe rendojne problemin e tyre dhe te tjereve.
Per amerikanet kjo strategji e zgjedhur eshte fare normale. Te financosh vetem qeverine qe mund te rezultoje e paafte apo e falimentuar ose opoziten kokeforte do te thote te harxhosh jo vetem llafe por dhe pafundesi parash. Te medhenjte e kesaj bote ashtu si dhe mbreti nuk marrin pjese ne konflikte per te harxhuar para por vetem per ti fituar ato. Harxhimi i ketyre te fundit justifikohet ne Afrike apo gjekundi tjeter me larg ku qeverite nderrohen si mbreti grate sepse nuk kane rendesi por jo ne Europe. Ketu mekanizmi qeverises funksionon apo ndalon nepermjet elementeve me te vegjel se vete qeveria. Mjafton prokurori kryetari i Gjykates se Larte apo i Kushtetueses etj. etj. per ta bere te vlefshem apo te pavlefshem gjithe makinen e saj. Amerikane dhe europiane jane te lumtur qe me ne fund ia kane arritur ketij qellimi qe misherohet ne shprehjen pavaresi e institucioneve. Pra kane gjetur instrumentin qe ndalon apo bejne te ece makinen e qeverise.
Le ta shohim me nga afer kete pohim ne situaten e tanishme per te dale ne konkluzionin e thjeshte se vetem torollaket apo agjitatoret e rendomte partiake kerkojne te nxjerrin perfitime te formes se drejtperdrejte nga fjalet e ambasadorit qe permend majin apo qershorin e vitit 2013. Duket se ne aparence kane te drejte pasi ne Shqiperi jane mesuar me histori qe zgjasin pak e harrohen shpejt. E vec kesaj nuk i ngjan rasti rastit per ti thirrur kujteses apo analizes logjike.
Vete Berisha e pesoi mbi kurrizin e tij ne nje hapesire kohe prej rreth nje jave se cfare eshte morsa e pameshirshme e ambasadorit amerikan qe i permend tere diten e perendise vetem Prokuroren e Pergjithshme.
Duke e pranuar lojen e mesiperme Berisha qe e njeh mire vleren e te genjyerit te embel ngriti komisionin hetimor si te vetmen kunderpeshe qe eshte e ligjshme te pakten ne forme ndaj presionit qe vjen nga Presidenti Prokurori i Pergjithshem dhe Sherbimi Informativ. Por cfare fitoi nga kjo manover
Komisioni hetimor i iniciuar prej tij brenda nje jave jo vetem nuk arrin dot efektin e kunderpeshes por shtoi si kontingjent te Prokurorit te Pergjithshem faktore te tjere me te rende se ata per te cilet akuzohet duke shpene ne hata peshen e fajit qe vjen prej 21 janarit.
Kryeministri pohoi ne komision se ne Grushtin e shtetit kishte ne pararoje dhe prapavije makina me kallashe arme speciale me helm apo pa helm etj. etj. Informacioni bazohej ne policine dhe jo Sherbimin Informativ. Akoma me kete doze qe con ne ate bote jo nje dele por nje elefant futi ne skenar edhe Presidentin Prokuroren dhe Sherbimin Informativ. Nje zot e di pse i duheshin edhe keta te fundit pasi per te nxjerre konkluzione per kete lloj skenari nuk te sherben asnje lloj ndihme e organeve te specializuar per ta ligjeruar e jo me nje polici ditezeze si e jona.
Drejtori i Policise se Shtetit qe tashme e ka humbur perfundimisht karrieren e tij me aktin e mosdorezimit te Gardes nuk e ndoqi ne arsyetim per te mos renduar akoma me shume veten me nje faj te dyte. Foli per 320 demonstrues me precedente penale qe gjenden ne cdo situate dhe normale ne nje turme qindmijeshe njerezish.
Drejtori i Policise e shnderroi akuzen e Berishes ne akuze politike duke folur per informacione qe jane jo ato qe permendi Kryeministri. Jam i sigurt se ne Europe e shohin me se pakti tashme akuzen per grusht shteti vetem si shenje mosserioziteti politik te atij qe drejton qeverine. Me se shumti si shenje qe hedh ne ere shtetin e mbetur prej goditjeve te vete qeverise.
Komandanti i Gardes ripohoi se urdhrat per zjarr i jep Ministria e Brendshme dhe me kete njoftim humb apo nuk humb serveri i te dhenave per zjarr me arme ne daten 21 janar ai pohon zyrtarisht kush eshte shkaku i vrasjes se kater njerezve. Komandanti i Gardes faktikisht me kete pohim shnderron pervec vetes edhe ministrin si kontingjent te diteve ne vijim.
Komisioni hetimor ne vetvete nuk beri gje vecse ndihmoi Prokuroren e Pergjithshme dhe ne kete rast nuk duhet te kete asnje cudi. Ashtu sic do zgjidhje qe ne themelin e sa eshte e gabuar dhe shpie ne rezultate po te tilla edhe cdo formule qe respekton institucionet apo shtetin te shpie po me detyrim ne morsen e ketij te fundit.
Duket nje morse qe ne ditet e ardhme do te shtrengohet akoma me fort.
Dhe ja pse
Ne nje qetesi te perbindshme dhe jashte ceshtjes se 21 janarit Prokuroria ka therritur Rulin keto dite per punen e koncesioneve te kromit. Duket e zorshme qe ky i fundit te shpetoje nga akuza pasi vendimi i marre prej tij qe i takon vetem Parlamentit duket elementarisht kunder ligjit.
Gojet e liga thone se videoja e Metes ka shkuar per ekspertize dhe se pas aktit noterial qe verteton apo jo autenticitetin e saj e shnderron edhe kete te fundit ne kontingjent te prokurores.
Ministri i Brendshem si nje nga me te shkolluarit e kesaj qeverie e di mire se si do te rrjedhin ngjarjet dhe i fajshem apo i pafajshem e ka humbur perfundimisht karrieren e tij politike nese do ta therrasin ne Prokurori per vrasjet e 21 janarit.
Ne horizont duket edhe Ministria e Integrimit dhe me kete te fundit duket se vargu i plackave te palara behet shume i madh. Kater ministra te akuzuar dhe po aq te vrare jane shume per ta mbajtur ne kembe qeverine. E rrethuar dhe nga skandale te tjera periferike vetem ne dukje si Gerdeci permbytjet e Shkodres apo ai i KESH-it qe po duket ne horizont asnje kreditor i arsyeshem nuk do te preferonte te vinte bast apo parate e tij per te.
Ne te vertete duhet ti falenderojme europiane e amerikane qe po perpiqen te mbajne ne kembe shtetin tone ditezi qe me se fundi i ka shqepur tere llojet e portave dhe institucioneve duke i nxjerre plackat e tij sic thone te vjetrit ne pazar te Korces. Aq e vertete duket kjo sa ne kete te fundit po mberrijne xhambaze te cdo kategorie jo vetem nga tanet po dhe fqinjet. Jam shkrire gazit kur pashe ne kete pazar duke bertitur si hoxhe i cmendur konsullin grek qe e nuhat castin kur duhet te kerkoje hesapet e prapambetura. Ka te drejte sepse nuk ka kohe njeri ti fuse shqelma bytheve ne hallin qe na ka zene.
Ne tere keto llogari opozita eshte e fundit qe duhet te merret ne konsiderate. Ajo qe vlen vertet eshte mermerima qe vjen nga poshte domethene ajo e popullit qe kur vihet ne levizje fshin cdo teze te diplomacise sipas rregulles se vjeter qe thekson pafuqine e saj per shkak te vjeterimit te opsioneve. Per ta mbajtur kete mermerime jashte rrugeve te sherrit duhen para dhe jo xhonglime te ministrit te Finances qe do ti duhet shume me teper leter se normalisht per te marre vendime te cilat ne fund te fundit vetem rrisin taksa dhe cmime qe shtojne sasine e te pakenaqurve.
Qeveria ka rene dhe cdo doze elefanti qe perdor ambasadori dhe europianet nuk kane lidhje me shpetimin e saj sic mendojne hajdutet e veckel te saj apo te matrapazeve qe vijne verdalle per ti bere qejfin. Doza e elefantit perdoret per te shpetuar vetem shtetin.
Duke e mbyllur kete shkrim ia vlen ti kthehemi pikes se tij te nisjes. Ambasadori amerikan dhe europianet jane sjelle drejt me te gjitha palet. Ai qe duhet ta kuptoje situaten me shpejt se te tjeret eshte apo duhet te jete Berisha. Vetem ai e ka ne dore zgjidhjen por per pak fare pak kohe.
Duket se eshte i vetmi favor legal qe i bejne europiane dhe amerikane. do tentative per ti rreshqitur problemit analoge me ate te komisionit hetimor ne vend qe ta liroje vetem e shtrengon litarin.
Eksperienca e tij ne politike eshte e mjaftueshme per ta kuptuar se nuk ka as Europe e as Amerike qe te mbajne ne kembe nje qeveri qe jo vetem duhet ta shpetosh nga skandalet por dhe cdo dite e me teper ti japesh shume e me shume para per ta mbajtur ne kembe.
Ne gjithe kete histori me i qeti natyrisht duhet te jete shefi i opozites i cili ne ndryshim nga situatat percaktuese pro opozites por edhe te rremujshme te viteve 97 e ketej ka mundesine neser te shohe nje fushe te pastruar jo vetem nga keto te fundit por dhe nga xhambaze politike qe vijne verdalle per tu ngjitur pas barkut te balenes se re si peshqit e njohur qe rrojne me kete pune. Nje arsye me shume qe duhet falenderuar ambasadori amerikan i cili si ne emisionin Milioner te Agron Llakajt i ka dorezuar nje cek Berishes duke theksuar se per tu fituar nje milioneshi domethene maji i sivjetshem dhe 2013-a jane dhe nja pesembedhjete pyetje te tjera te cilave u duhet pergjigjur sakte pasi kthehen e te marrin edhe parate e fituara ne fillim te lojes.