A duhet pranuar nje nuse e semure - Estonia do te hyje ne zonen e euros

Kursi i kembimit 15 korona estoneze 1 euro. Deri tani ne Estoni kishte ne perdorim thuajse vetem kartmonedha. Tani estonezeve do tu duhet te mesohen edhe me monedhat e euros. Kembimi i koronave estoneze me qeset me monedhat e euros ka filluar.
Evelyn Tamm studente nga Talini veshtron me kujdes monedhat e reja dhe thote Per mua dhe te tjere do te jete e veshtire te mesohemi me parate e reja. Per 15 korona tani kemi ne duar nje euro dhe gjithe keto cent. Ne fillim eshte e veshtire ta llogarisesh vleren e vertete te parase.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ministri estonez i Financave Jrgen Ligi.Ministri estonez i Financave Jrgen Ligi thekson
Estonezet paguajne me teper me karta krediti dhe karta bankare dhe kjo prirje vazhdon.
Per kete arsye sipas tij estonezet do te heqin shpejt dore prej llogarive se sa korona bejne sa euro.
Shpresa per me shume investime pas futjes se euros
Estonia behet anetare e eurozones ne momentin e krizes me te rende te monedhes se perbashket por sipas kryeministrit te vendit Andrus Ansip euroja do te forcoje besimin e investitoreve tek Estonia sepse deshmon se vendi ka punuar mire per te permbushur kriteret e forta te euros.
Ndryshe nga shume vende te tjera te BE-se Estonia nuk ka probleme me borxhet. Borxhi publik perben vetem 72 te prodhimit bruto te vendit. Kjo eshte edhe kuota me e ulet ne te gjithe Evropen. Pas nje renieje dramatike per shkak te krizes ekonomia estoneze po shenon serish rritje.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Anti Poolamets jurist dhe historian organizon fushate kunder futjes se euros ne Estoni. Ne vend ka edhe nje levizje te forte kunder euros
Ne krye te saj eshte Anti Poolamets jurist dhe historian. Sipas tij korona eshte edhe simbol i pavaresise se vendit i shkeputjes nga Bashkimi Sovjetik dhe zona e detyruar e rubles
Ne quajme euron edhe rubla evropiane sepse ideologjia nje monedhe eshte e pershtatshme per te gjithe na kujton se tepermi kohet e Bashkimit Sovjetik.
Anti Poolaments mendon se me euron Estonia do tu bindet pa nje pa dy vendimeve te Brukselit. Sipas anketimeve te ketij mendimi jane edhe shumica e estonezeve.
Ministri estnonez i Financave Jrgen Ligi mendon se problem per eurozonen nuk eshte monedha e perbashket por drejtimi i keq ekonomik ne vende te tilla si Greqia Irlanda opo Portugalia. Ai mendon se euroja do te jete per shume kohe monedha e Estonise.
Autor Bernd Riegert / Pandeli Pani
Redaktoi Eliana Xhani