E Diel, 1 Nëntor 2026

Kritika ndaj propozimit per kontrolle te diferencuara te udhetareve ne aeroporte

Aeroportet ne Gjermani propozojne ndarjen e pasagjereve ne grupe rreziku sipas moshes gjinise dhe prejardhjes me qellim qe te diferencojne intensitetin e kontrolleve. Kjo mund te shkurtonte kohen e tejzgjatur te kontrolleve antiterror u shpreh presidenti i caktuar i Shoqates se Aeroporteve ADV Christoph Blume.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Presidenti i caktuar i Shoqates se Aeroporteve gjermane ADV Christoph Blume.

Kontrollet e diferencuara mbartin rrezikun e diskriminimit

Te marten 28.12. propozimi i tij u kritikua ashper nga politikane per ceshtje te sigurise mbrojtjes te te dhenave personale dhe specialiste te policise. Ministrja gjermane e Drejtesise Sabine Leutheusser-Schnarrenberger FDP paralajmeroi ndaj stigmatizimit te pasagjereve nese do te ndaheshin ne menyre te parapergatitur sipas kritereve te caktuara. Ne bisede me gazeten Frankfurter Rundschau ministrja tha se kjo eshte nje shkelje e se drejtes gjermane dhe evropiane te trajtimit te barabarte.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ministrja gjermane e Drejtesise Sabine Leutheusser-Schnarrenberger.Leutheusser-Schnarrenberger paralajmeroi edhe ndaj rrezikut te mbledhjes se nje sasie teper te madhe te dhenash nese ne te ardhmen udhetaret do te ndahen ne te rrezikshem dhe te parrezikshem dhe do te pyeten per itineraret numrin e fluturimeve dhe sjelljen paguese. Une jam ne pergjithesi per me pak te dhena ne Gjermani. Ky eshte mjeti me i mire kunder shperdorimit te te dhenave personale tha politikania liberale.

Sindikata e policise kontrollet e diferencuara mund te jene gabim i rrezikshem

Kunder ketij propozimi eshte shprehur edhe i ngarkuari i qeverise federale per ruajtjen e te dhenave Peter Schaar. Sindikata e policise deklaroi se nje seleksionim i kontrolleve mund te rezultoje nje gabim i rrezikshem.

Propozimi i presidentit te caktuar te Shoqates se Aeroporteve Blume mbeshtetet ne modelin izraelit. Ne Izrael gjate kontrolleve te sigurise udhetaret per te cilet ka te dhena te mjaftueshme dhe qe fluturojne rregullisht itinerare te ngjashme konsiderohen si te sigurte dhe nuk kontrollohen ne menyre aq intensive sa pasagjere te tjere per te cilat ka pak ose aspak te dhena. Izraelitet i mbeshtesin kontrollet kryesisht ne marrjen ne pyetje te pasagjereve dhe nje nga kriteret kryesore eshte origjina e tyre.

Autor dpa/afp/la

Redaktoi Eliana Xhani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›