E Diel, 1 Nëntor 2026

A e dini se...

Në 1750 në botë jetonin rreth 800 milionë njerëz, në 1850 një miliardë më tepër dhe në 1950 edhe një tjetër miliard më tepër. Pastaj u deshën vetëm 50 vjet për t'u dyfishuar, d.m.th. 6 miliardë.
Rreth 27% e ushqimit në vendet e zhvilluara përfundon në koshat e plehrave.
Gjysma e popullsisë së botës është nën moshën 25 vjeç.
Në Perëndim njerëzit ndërrojnë shtëpi mesatarisht 1 herë në 7 vjet.
Shërbimi Postar i SHBA-së dërgon rreth 43% të postës botërore, ndjekësi më i afërt është Japonia me 6 %.
Në vendet e zhvilluara përqindja e të rriturve që martohen ra nga 72% në 1970 në 60 % në 1996. Mundësia për divorc në martesën e parë u rrit nga 50% në 67%. Mundësia për divorc në martesën e dytë është rreth 10 % me e lartë se në martesën e parë.
Mesatarisht në botë shkohet në shkollë 200 ditë, në SHBA 180 ditë, në Suedi 170 ditë, në Japoni 243 ditë.
Që nga viti 1972 janë prodhuar rreth 64 milionë tonë kanoçe alumin (rreth 3 trilion kanoçe). Nëse këto do të vendoseshin njëra pas tjetrës, mund të arrinin deri në hënë rreth 1000 herë. Kanoçet prej alumini përbëjnë 1% të materialeve mbeturina.
Në Australi ka më shumë se 150 milionë dele dhe një popullsi prej rreth 17 milionësh.
Në Zelandën e Re ka 4 milionë njerëz dhe 70 milionë dele.
Në krahun e një majmuni ka rreth 25 milionë qime.
Një njeri harxhon mesatarisht 3 vjet të jetës në banja.
Peshqit e harrojnë çdo gjë që u ndodh vetëm pas 10 min.
Një njeri i rritur merr frymë afërsisht 25 000 herë në ditë
Kompjuterët modern janë ndërtuar duke u bazuar në sistemin nervor, por edhe kompjuteri modern nuk i afrohet as nivelit të një zvarritësi.
Mjalti mund të qëndrojë pa u prishur 3000 vjet dhe për këtë arsye dylli i mjaltit përdoret për procesin e mumjazimit.
Milingonat e ndiejnë tërmetin që më parë dhe dalin menjëherë nga foletë.
Peshkaqenët nuk sëmuren kurrë.
Breshka mund të ecë me 10 km në orë.
Nëse do të mund të përdornim 13% të trurit, do të mund të shfaqeshim nga një vend në një tjetër.
Nëse damarët e njeriut do të vendoseshin njëri pas tjetrit do të mund të përshkonin Ekuatorin 2 herë.
Formuesi i Çmimit Nobel, Alfred Nobel, në fakt ishte një fabrikues dinamiti.
Ivani i IV i cili erdhi në pushtet në vitin 1533 në Rusi, vrau djalin e vet me pretendimin se synonte t'i merrte fronin.
Një njeriu normal i duhen 12 vjet për të numëruar nga 1 deri në 1 miliard.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›