"Kur kerkesa per revolucion vjen si nje domosdoshmeri"
Pretendojme se ne Shqiperi eshte vendosur nje sistem demokratik i bazuar ne te drejtat dhe lirite themelore te njeriut. Pretendojme se Shqiperia perparohet e zhvillohet bazuar ne konceptet e ekonomise se tregut dhe zbaton te drejtat, dhe lirite themelore te njeriut. Kjo eshte ajo qe deklarohet ne fakt sa per sy e faqe te te gjithe botes, sepse nese do te analizojme ate qe ndodh vertet, do te shohim se ne Shqiperi nuk ekziston demokracia, por anarkia dhe nevoja e nje revolucioni qe ta ndryshoje kete realitet eshte e pashmangshme, sepse pikerisht me ane te tij do te riparohet nje defekt shume i madh i demokracise se prezumuar qe po aplikohet ne Shqiperi. Do te ishte njeanshmeri nese kerkesa per revolucion do te behej nga nje individ i caktuar per perfitime personale dhe qellime te caktuara pushteti qe nuk kane te bejne me vendosjen e rregullit dhe te drejtesise. Por nese kerkesa per revolucion vjen si nje domosdoshmeri qe percaktohet pikerisht pas nje analize te hollesishme te kushteve ekonomiko-shoqerore te nje vendi, atehere kerkesa per revolucion eshte krejtesisht e motivuar dhe e bazuar. Analiza e hollesishme qe jep gjendjen ekonomike te nje vendi dhe tendencen e zhvillmit te saj, pershkrimin e hollesishem te shtresave te ndryshme te nje vendi, kontradiktave qe ekzistojne midis ketyre shtresave, duke matur dhe shkallen e madhesise se kontradiktave dhe ç'eshte me kryesorja analizimi se si jane rregulluar marredheniet ne shoqerine e ketij vendi e si jane zgjidhur kontradiktat kryesore, jep pa medyshje pergjigje nese ky vend me kete shoqeri ka nevoje per revolucion apo jo. Menyra se si zgjidhen kontradiktat ne kete shoqeri do te ishte nje karakteristike qe do tregonte se cili eshte niveli i aplikimit te lirive dhe te drejtave te njeriut ne kete lloj shoqërie, sepse pikerisht ky aplikim do te tregonte nese vendi i analizuar po nderton sistemin e demokracise dhe lirive themelore te njeriut apo jo.