E Diel, 1 Nëntor 2026

"Zoti kryeministër, ja një rast i pastër ku ka konflikt interesi"

Duke degjuar lajmet per luften kunder korrupsionit dhe konflikteve të interesit, po pyes: Në rrethe a i lexon z.Kryeminister se ç'behet? Konkretisht në rrethin tim, nje drejtues arsimi i paarsimuar as si mesues doli ne shtyp duke fyer mesuesit e gjimnazit dhe nuk ju dha shperblimin per vitin e ri. Një standard i tillë ështe turp per çdo qeveri, madje edhe për ate te Nanos që do mbahet mend në histori si etalon i hajdutërisë. Shkelja në rastin për të cilin flas është se ky drejtues është edhe pronar shkolle edhe drejtues arsimi. Nuk do te isha marre me kete koment nese nuk do kisha lexuar nje akt tjeter, po kaq te turpshem, siç eshte rasti i shitjes se librit e me pas subvencionimit te tij, ne gazeten e dates 16 Janar. Si eshte e mundur qe vertet librat jane shitur nga persona pa licence si shites, kur dihet se ato nuk mund te japin fature tatimore? Si mendon qeveria se kryhet korrupsioni apo duhet t'i themi z.Berisha se sille kameren qe te shohe se sa hajdut eshte njeri e sa tjetri. Çfare pret ai, apo duhet t'i dergojne parate tek ai apo miqte e tij, e te na deklaroje se qenka i ndershem edhe hajduti? A e di zoteri se te gjithe inspektoret e arsimit në rrethin tim jane edhe mesues te shkolles se drejtuesit në fjalë? A nuk është ky një konflikt i hapur interesi?

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›