E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdekja e mbesës sime dhe një gjyq që shtyhet...

Më 29 shtator 2007-të, djali im, Dritani me familjen e vet, gruan e tre fëmijët shkuan në plazh për të pushuar. Me ta ishte dhe një shok i tij me gruan e dy fëmijët. Pasi drekojnë, dalin në breg të detit. Dy çiftet po bisedonin, ndërsa fëmijët luanin në buzë të detit. Në ato momente nëpër rërë kalon një makinë me shpejtësi të madhe, sa prindërit nuk patën kohë që të vepronin për t'i larguar fëmijët. Personi në timon, që si duket po mësonte makinën, i mori të 5 fëmijët përpara, duke plagosur dy prej tyre dhe duke lënë të vdekur mbesën time, Erën e vogël, vetëm 4 vjeçe. Më e keqja, as nuk ndaloi të jepte ndihmën e parë. Në makinë ishte dhe bashkëshortja e tij dheqë të dy janë mjekë (!).
Për familjen tonë kjo ishte një tragjedi shumë e rëndë. Njeriu shkon në plazh për të pushuar, për të kaluar një çast harmonie e gëzimi familjar. Ndërsadjalit tim i ndodhi një e keqe e madhe, i vdiq vajza. Por fatkeqësia nuk mbaron me kaq! Mjerë ajo që iku e mjerë ne që po e vuajmë humbjen e saj. I pandehuri është lënë në arrest shtëpie nga organet e drejtësisë në Durrës. Në dy seanca gjyqësore ai nuk është paraqitur.
Seanca e parë u bë formalisht. Unë nga ana ime kërkova që të veprohej e të dënohej i pandehuri sipas krimit që kishte bërë. Por sipas tyre sjellja ime ishte një formë presioni. Flitet shumë për korrupsion në organet e Drejtësisë. Unë këtë po e shoh me sytë e mi. Seanca e dytëishte një skandal i vërtetë. Drejtuesi i seancës, formalisht dhe me një indiferentizëm të theksuar ndërmjet të tjerave u shpreh : "Për dijeni i pandehuri nuk u paraqit. Ai është njoftuar, ka firmosur...". Më tej pyeti prokuroren si do të veprohej. Ajo ia preu shkurt duke i thënë se do të shtyhej seanca. Ashtu u bëdhe u la për më 28 janar 2008. Në këto kushte, kush di të më thotë ? Ku qëndron këtu, drejtësia e organeve të Drejtësisë. Mënyra se si u zhvillua seanca e dytë, m'u duk njëposhtërsi, ndaj e pohova këtë me zë të lartë edhe para trupit gjykues. Jo vetëm që po e vuajmë tragjedinë, por me sytë tanë shohim se si i pandehuri nuk merr dënimin që meriton. Erës sonë iu prenë ëndrrat dhe dëshirat dhe seancat e Drejtësisë zvarriten njëra pas tjetrës. A është normale? S'dua asgjë tjetër, veçse e drejta të vihet në vend. Këtë kërkesë ndaj shtetit, e apeloj fuqishëm në gazetën tuaj dhe uroj të bëhet publike.
DICITURAT E DY FOTOVE: Në foto, viktima Era, dhe gjyshi i saj Engjell Xhindoli, i cili i ka shkruar redaksisë së Kontakt

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›