E Diel, 1 Nëntor 2026

A e ka marre seriozisht Medvedevi vizionin e ri te politikes se jashtme

11-09-2010 / Foreign Affairs

Ndryshim kursi drejtimi ne Moske

I orientuar nga Presidenti Dmitry Medvedev Rusia po ndryshon me ritme te ngadalta rimodelimin e politikes se jashtme per marredhenie me te mira me Perendimin. Moska do te vijoje me kembime investimesh edhe ne fushen teknologjike ndash nje risi qe Uashingtoni pritet ta perkrahe

Nga Jeffrey Mankoff Foreign Affairs

Gjate dekades se kaluar politika e jashtme ruse perjetoi shume ndryshime dramatike.

Qe pas 11 shtatorit Rusia ndoqi nje ortakeri strategjike me Shtetet e Bashkuara te Amerikes duke u zotuar per bashkepunim ne Afganistan nderkohe qe minimizonte rolin e opozites per zgjerimin e Natos dhe mbrojtjen reaktive ne Europe. Gjate periudhes se dyte te zgjedhjes si president te Vladimir Putinit Rusia pati perparesi ne rritjen e cmimit te energjise per ta nxitur kunder Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe Perendimit per te minuar regjimet pro-perendimore ne Gjeorgji dhe Ukraine madje duke kercenuar qe te tregoje vendet e predhave reaktive ne Europe.

Rigjallerimi i pushtetit rus ne kundershtim me Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Bashkimin Europian arriti kulmin me luften ne Gjerogji ne gusht te vitit 2008.

Qe prej luftes politika e jashtme ruse kishte nisur ti kthehej bashkepunimit me Perendimin. Ana publike e ketij drejtimi te ri ishte pikerisht Dmitry Medvedev.

Kushti paraprak themelor i saj eshte besimi qe Rusia ka nevoje per marredhenie me te mira me boten e begate ndash vecanerisht Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Bashkimi Europian ndash me qellim qe te modernizonte ekonomine.

Si lufta ne Gjeorgji me 2008 edhe mesymja e krizave globale ekonomike zhvleresoi deshiren qe pasuria me energji e Rusise do te bashkonte ekonomine e vet me pjesen e mbetur te botes.

Gjate luftes investitoret nderkombetar vune re qe Rusia ishte nje vend i rrezikshem dhe i paparashikueshem per parate e tyre. Kjo gje u perkeqesua nga kriza boterore qe ne fillim te 2009 indeksi tregtar ra prej me shume se 90 krahasuar me majin e vitit 2008 nderkohe qe investimet e jashtme te drejteperdrejta rane me shume se 45 ne periudhen e vitit 2008 dhe 2009. Renia globale ka qene e pameshirshme vecanerisht ne Rusi me 2009 GDP ne Rusi pesoi renie prej pothuaj 8 nderkohe qe GDP amerikane ra deri ne 2.6 gjate se njejtes periudhe.

Si pasoje e luftes dhe krizave ekonomike qe vazhduan te shtoheshin argumenti i nxjerre prej Putinit dhe keshilltareve te tij qe Rusia e kaperceu tatepjeten e periudhes post-sovjetike dhe perseri u be nje fuqi e madhe ne bote dukej se u be fije-fije.

Moska u trullos per te gjetur se pothuaj askush nga aleatet e tij te supozuar ndash duke perfshire Bjellorusine Kinen dhe Kazakistanin ndash njohen pavaresine e Abkhazise dhe Osetise se Jugut per te cilen Rusia kishte luftuar per ta cliruar nga Gjeorgjia. Ne menyre te ngjashme fushata e Moskes per te perjashtuar forcat amerikane nga baza ajrore e Manas ne Kirgistan ishte e paperfunduar ne qershor te vitit 2009 kur Bishkeku e kuptoi qe Uashingtoni do te paguante me shume sesa Moska per ta ruajtur bazen.

Strategjia e politikes se re te jashtme sjell prova qe ndikimi i kufizuar i Rusise eshte nje rezultat i drejteperdrejte i mungeses se konkurrences globale.

Ne boten e sotme problemet ekonomike kane me shume rendesi sesa forcat ushtarake. Kjo strategji e re ka qellim te shfrytezoje investimet perendimore dhe teknologjine me qellim qe te zhvillohej ekonomia ruse duke e ulur varesine e saj ndaj shitjes se naftes dhe gazit nderkohe qe i jepte shtyse risive teknologjike.

Duke qene se Perendimi eshte burimi me i rendesishem i investimeve dhe teknologjise per te cilen ka nevoje Rusia nuk ka hapesire per kunderveniet e kota tashme.

Perkrahesit e drejtimit te ri ku perfshihen zyrtare te moshuar biznesmene dhe akademike vecanerisht te Institutit te Zhvillimit Bashkekohor ku Medvedev eshte kreu i saj shprehen se Rusia duhet te vazhdoje me ate qe Medvedev e quan aleancat e moderuara ndash vecanerisht me Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe shtetet e medha te Bashkimit Europian si Gjermania Franca dhe Italia ndash ne te cilat Rusia ofron mundesi investimesh dhe bashkepunim me te gjere politik ne shkembim te kapitalit te huaj.

Strategjia e re e jashtme e Medvedevit tregon se ndikimi i kufizuar i Rusise eshte nje rezultat qe vjen si rrjedhoje e mungeses se konkurrences globale.

Medvedev eshte shprehur se suksesi apo deshtimi i politikes se jashtme ruse duhet te gjykohet nga nje kriter i vetem nese kontribuon per te permiresuar standardet e jeteses ne vendin tone.

Kjo gje coi ne permiresimin e marredhenieve te Rusise me Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Europen edhe pse kjo gje theksoi edhe me shume angazhimin e Rusise ne rolin e vet dominues ne rajonin e ish Bashkimit Sovjetik. Drejtimi i ri i Rusise tashme ka sjelle disa rezultate sidomos ne marredheniet me Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

Toni me i ngrohte midis 2 vendeve eshte rezultat i politikes se administrates se Obames. Ne muajt e fundit Rusia dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes nenshkruan Fillimin e Ri te traktatit te armeve berthamore ku perfshiheshin edhe sanksione kunder Iranit gjithnje nje ceshtje e ndjeshme nga ana e Moskes dhe u ra dakord te hapeshin rruge te reja per luften ne Afganistan. Ne qershor Medvedevi udhetoi per ne Silicon Valley per te nxitur investimet drejt nje qendre te teknologjise se larte qe Kremlini po e nderton jashte Moskes. Suksesi i tij me i madh ishte bindes per investimet prej 1 bilione dollaresh ne sipermarrjet teknologjike duke siguruar keshtu nje votim te qarte besimi nga ana e komunitetit te biznesit amerikan.

Por eshte ende shpejt te shpallet fundi i veshtiresive te Perendimit me Rusine.

Megjithese Medvedev ka pergjegjesi per orientimin e politikes se jashtme ruse Putin mbetet po aq i fuqishem sa kryeministri vecanerisht nen driten e spekulimeve qe ka per ti kthyer Kremlinit me 2012.

Ne nivelin e zyrave te presidentit dhe kryeministrit burokracia ruse duket e ngathet dhe mjaft rezistente per te ndryshuar dhe shume prej sherbimeve ushtarake dhe te sigurise mbeten ne armiqesi te hapur me Perendimin.

Teksa nxjerr ne shesh dokumentet e Ministrise se Jashtme Rusia nuk ka hequr dore nga ambiciet per pushtet edhe pse deshiron marredhenie me te mira me Perendimin.

Me ne fund nje perzierje e shtetit dhe pushtetit ne Rusi i ka dhene oligarkeve dhe administratoreve te shtetit aftesine per te bllokuar iniciativat qe kercenojne interesat e tyre ekonomike ndash sic eshte hapja e ekonomise ruse per kokurrencen e jashtme.

Po ashtu eshte e pamundur ta vecosh drejtimin e ri te politikes se jashtme nga renia ekonomike. Kur ekonomia ruse perjetonte bumin e saj Moska u ndje i sigurt per te shperfillur preferencat politike te Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe Bashkimit Europian.

Por teksa cmimi i naftes ra dhe ekonomia e Rusise po tkurrej kjo kryelartesi u be e veshtire per tu mbajtur akoma. Nese cmimi i naftes do te rritej perseri dhe situata fiskale ne Rusi do te permiresohej Moska mund te nxirrte perfundimin se nje status quo e energjise se lendes djegese do te ishte e pelqyeshme per te ardhmen e kushtueshme dhe te pasigurt te modernizimit.

Nese do te ndodhte keshtu rasti per marredhenie me te mira me Perendimin do te minohej keqas ndash qe sugjeron se lideret Perendimore kane interes ne marrjen e avantazheve tashme per te vene ne dukje se ata jane serioze per vendosjen e marredhenieve me Rusine ne nje themel te ri.

A mund te binde Mosken Shtetet e Bashkuara te Amerikes se ka per te fituar me shume nga rritja e bashkepunimit me Perendimin pavaresisht nga cmimi i naftes

Nje arsye madhore se perse lidhja Amerike-Rusi ka qene kaq e paparashikueshme eshte se kjo marredhenie eshte perqendruar ne ceshtje te sigurise dhe jo ne lidhjet ekonomike.

Vitin qe shkoi tregtia dypaleshe Amerike-Rusi ka qene me pak se 1/20 e tregtise Amerike-Kine dhe vetem 4 e investimeve te huaja ne Rusi erdhen pikerisht nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

Futja e Rusise ne Organizaten e Tregtise Boterore eshte mjaft e rendesishme.

Shtetet e Bashkuara te Amerikes duhet ta gjuajne topin pikerisht ne fushen e Rusise duke e identifikuar ate me anetaresimin e Rusise ne organizaten tregtare ne fund te vitit dhe duke siguruar ndihme teknike ne debatet e ardhshme duke perfshire edhe qellimet mbi Gjeogjine.

Shtetet e Bashkuara te Amerikes duhet gjithashtu te nxisin Rusine te thelloje bashkepnimin mbi ceshtjet e sigurise.

Mbi te gjitha Obames i nevojitet nje marreveshje per ratifikimin e shpejte te Senatit ne traktatin e Fillimit te Ri. Pa ratifikimin Medvedev ka pak per te treguar per ujdine me Afganistanin Iranin apo ndonje shtet tjeter nderkohe qe besueshmeria e Obames dhe si rrjedhim edhe aftesia per te negociuar per marreveshje te metejshme me ruset do te minohet keqas.

Vec kesaj Uashingtoni duhet te jete e hapur per te diskutuar propozimin e Medvedevit per nje marreveshje te re mbi sigurine evropiane qe do ti jape Rusise nje rol me te madh.

Logjika e pranimit te Rusise si pikete ne sigurine Perendimore eshte imponuese. Shtetet e Bashkuara te Amerikes nuk humbin asgje nese bisedojne per propozimin rus pa e lane pas dore mundesine e mbrojtjes nga Nato vecanerisht ne Europen Lindore.

Ne kete pike te dhenat per nje orientim te ri ne politiken e jashtme ruse mbeten me se shumti aluzione. Ka ende shume per te bere me gjendjen e turbulluar ne ekonomine ruse ndash dhe mund te venitet kur te rigjenerohet ekonomia ose nese Medvedev do te qendroje ne vije anesore pas vitit 2012. Medvedev argumenton se per aq kohe sa ekonomia ruse te mbetet e pazhvilluar ambiciet e politikes se jashtme do ti kalojne mundesive reale.

Edhe pse Shtetet e Bashkuara te Amerikes kane arsyet e veta te shqetesohen per nivelin e ketyre ambicieve ato kane interes ne ngurtesimin e detyrimit te Moskes per politiken e jashtme qe i jep perparesi zhvillimit te brendshem sesa kercenimeve qe i vijne prej fqinjeve.

Uashingtoni duhet te beje cte mundet per te treguar nese Moska eshte serioze per aleancat e modernizimit nderkohe qe Shtetet e Bashkuara te Amerikes do te bejne cte munden per te ndihmuar.

Perktheu Rudina Dahri

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›