E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cla pa thene Presidenti

TIRANE- Te parashikosh te ardhmen e larget apo te aferme ne pergjithesi kerkohen aftesi te jashtezakonshme qe afrohen me nocionin mitik te fjales lsquoorakull. Por te paragjykosh ndodhite e se nesermes pervoja ka treguar qe jo gjithmone mund ti sherbehet te vertetes si edhe suksesit tend personal apo mbarevajtjes se puneve te nje populli te tere. Sidoqofte te heqesh dore nga mundesite per te parandaluar te keqen e pritshme asnjehere dhe askush nuk mund te cmohet e vleresohet.
Ne kete kuptim te gjere mesazhi i Presidentit te Republikes dhene anetareve te Kuvendit te Shqiperise ne prag te fillimit te punimeve te sesionit te dyte vjetor te tij ofron padyshim nje vemendje te posacme. Sigurisht jo vetem nga deputetet te cileve u drejtohej Topi por edhe nga publiku i gjere qe aktualisht pret zgjidhjen sa me shpejt te krizes politike dhe kushtezuar ne kete kuader perftimin me se fundmi te liberalizimit te vizave per ne te ashtuquajturen lsquoZona Shengen dhe te statusit te ardhshem politik te Shqiperise ne hapesiren europiane. Kjo vemendje behet perditshem me e mprehte kur dihet qe hapat e vendit drejt Bashkimit Europian jane pazgjidhshmerisht te lidhura me reformat per nje demokraci funksionale per nje shtet te se drejtes.
Shtjellimi lakonik por edhe oponent i ketyre reformave ne thirrjen e kryetarit te Shtetit qe mund te permblidhet disi me vet shprehjen e perdorur ne mesazhin e tij E verteta mbi te kaluaren qarteson natyrshem edhe te ardhmen entuziazmoi fillimisht mjaft qytetare vecanerisht te paangazhuarit ne militime partiake. Por ky entuziazem nisi te zbehet me shpejtesi te rrufeshme kur qe te nesermen e emetimit te deklarates presidenciale qe ne diten e pare te sesionit parlamentar nuk u ndje as edhe nje pike qe do te lante sadopak merite brenda binomit te cakorduar kuvendor prej te cilit mund te shpresohej ndonje zgjidhje e situates se renduar politike aktivizim konkret i kapaciteteve legjislative dhe permiresim real i gjendjes se flashket ekonomike. Tabloja ra perseri zhurmshem nga mberthecka qe kerkoi te ngulte Presidenti me konstatimet e tij te zymta ne thelb dhe garancite e ndritura ne dukje qe jepte per vijimin e permbushjes se misionit te vet ne respektim te Kushtetutes per sigurimin e marredhenieve korrekte institucionale me Kuvendin dhe per mbrojtjen me cilesine e Kryetarit te Shtetit te interesave te shtetasve te ketij vendi.
Pra dicka mungon dicka themelore qe Presidenti nuk e permendi ne ate mesazh dicka qe skishte perse te tingellonte si kercenim ndaj Parlamentit por si konkretizim i efektshem i nje prej detyrave qe rrjedhin prej misionit te tij kushtetues. Ne nje kohe kur aksionit politik te opozites per transparencen e plote te zgjedhjeve te kaluara maxhoranca parlamentare i vendos me arrogance verbale dhe kartonale barriera te demshme kryetari i Shtetit tek e fundit vetem sa uron per gjetjen e nje mekanizmi magjik qe do te mund te ndihmonte te numeroheshin sa me mire ne te ardhmen votat e elektoratit. Ndoshta do te ishte me mire qe ai tua linte magjite rrefimeve koheshtyrese ne lsquoNje mije e nje net dhe duke mbikeqyrur funksionimin e mekanizmave kushtetues te mund te nderhynte brenda caqeve qe i hap dhe ia lejon Kushtetuta kur konstaton se po demtohen dhunshem lsquodetalet qe e vene ne levizje kete mekanizem. Natyrisht doktrina e ka pranuar qe shkalla e kesaj nderhyrjeje varet edhe nga personaliteti i Presidentit nga menyra se si e kupton dhe e interpreton ai rolin e vet.
Megjithate duke u nisur nga percaktimi i Kushtetutes sipas te cilit Republika e Shqiperise cilesohet republike parlamentare Presidenti i saj eshte kryetar i Shtetit dhe perfaqeson unitetin e popullit duke u konceptuar si faktor ekuilibri ne jeten e vendit. Prandaj perligjet plotesisht jo vetem papajtueshmeria e funksionit te tij me funksionet shteterore apo private pervec atyre qe vet Ligji Themelor ia ndervar ketij posti te larte por edhe ndalimi i pjesemarrjes ne partite politike. Nga ky percaktim doktrina juridiko ndash kushtetuese e kualifikon ate edhe mediator institucionesh sic eshte deklaruar ne Raportin per Projekt - Kushtetuten e Republikes se Shqiperise paraqitur Kuvendit Popullor me 1998-en. Ishte ky rol qe e detyroi Bamir Topin vetem perpara disa muajve kur Keshilli i Europes dergoi ne Tirane nje perfaqesi te rangut te larte ti rezervonte tryezes se tij perballjen e lidereve te dy forcave politike kryesore te shoqeruar nga kreret e grupeve parlamentare perkatese per te zgjidhur krizen me gjetjen e nje gjuhe konsensuale.
Por per hir te se vertetes atehere dhe sot kjo perpjekje konsiderohet e deshtuar cka sidoqofte nuk do te thoshte qe kryetari i Shtetit ta zhvishte njehere e mire nga trupi togen e mediatorit dhe ta flakerinte ate ne arkiven e institucionit qe drejton. Perkundrazi kjo toge do te ishte e vlefshme edhe gjate muajve qe pasuan. Sikurse edhe tani kur ne gershetim dhe perputhje te plote me qendrimin politik te maxhorances Kryetari i KQZndashse i njohur fare mire per pozicionimin e njeanshem ne vleresimin e bemave elektorale per te disaten here lsquou dha mandaten fleteve te votimit qe ato te merrnin dermen ne fund te ketij muaji pra tre muaj me pare se sa praktikat legale te provuara pikerisht te turra e druve. Per te parandaluar kete lloj lsquoinkuizicioni qe kurrsesi smund te perligjet me arsyetime mashtrimesh e masivisht te pabesueshme si edhe perkunder akteve nenligjore te meparshme te KQZ-se per referim udhezimi i dates 30.01.2006 dhe vendimi i dates 22.02.2006 i takon Presidentit qe te ballafaqoje zyrtarisht anetaret e ketij Komisioni administrativ me teresine e kushteve dhe mundesive reale per mosshpenien me vrrik drejt zgjidhjeve krejtesisht te padeshirueshme dhe shume te rrezikshme.
Ne rrethanat e sotme kur kriza politike thellohet gjithnje e
me teper duke implikuar pasoja seriozisht negative per fatet e vendit dhe te qytetareve te tij Presidenti i Republikes edhe pse kushtetutshmerisht menjanohet nga disa kompetenca ekzekutive apo se me ndryshimet e vitit 2008 zgjedhja e tij nga Kuvendi behet ne menyre me te lehtesuar sesa me pare nepermjet rolit te garantit te rendit kushtetues mbetet nje pike referimi me hapesira manovrimi si arbiter per zgjidhjen e kesaj krize. Ne kete pozicion ai mund te hedhe kembet dhe syte ne te gjithe fushen ku zhvillohet loja politike dhe ne rast nevoje te nxjerre kartonat e domosdoshem. Ne kete pozicion ai ka kompetencen qe te drejtoje vemendjen e vet edhe me tej aq me shume kur te gjithe lojtaret e kerkojne dhe do ta pranonin kete gje.
Kendveshtrimit te mesiperm i pergjigjet pra edhe e drejta e tij per ti kerkuar nje opinion Komisionit te Venecias rreth kushtetutshmerise e ligjshmerise se rinumerimit te votave te zgjedhjeve te shkuara me ane te hapjes se kutive te votimit. Dihet qe ketij Komisioni me emertimin adekuat Fondacioni per Zhvillimin e Demokracise nepermjet se Drejtes mund ti drejtohen nga brenda vendit jo forca politike por vetem organet me te rendesishme shteterore. Mirepo nese vleresohej qe do te ishte me e efektshme ta kerkonte lsquoAmicus Curiandashn Kuvendi i Shqiperise brenda 7 ditesh pas ngritjes se komisionit hetimor parlamentar ose qe ndash sipas propozimit te opozites ndash kerkesa ti paraqitet Gjykates Kushtetuese e cila tia percjelle brenda 10 ditesh atij fondacioni tani duket qarte dhe bindshem qe keto kanale komunikimi me Venecian jane te pamundura jane te bllokuara. Keshtu qe problemi lokalizohet te Presidenti i cili ka tagrin per ti dhene zgjidhje ketij problemi pa humbur asnje jave madje as nje dite.
Se cfare vleresimesh do te japin ekspertet dhe do te votojne anetaret e ketij Komisioni keshillimor i ngritur kryesisht per tu ardhur ne ndihme demokracive te reja te shteteve ish-komuniste te Europes Lindore kjo eshte tjeter gje. Por po qe se nuk do te shfrytezohet edhe kjo mundesi e fundit atehere jo vetem qe mesazhi i se dieles se shkuar qe Presidenti ua conte deputeteve me veshe te zene nga tamponet e frikes apo te urrejtjes do te merrte kuptimin e nje thirrjeje te pazeshme por sidomos do te zbehej ndjeshem roli i tij perfaqesues i simbolit te popullit rrjedhimisht edhe perfaqesimi i unitetit te vet shtetit. Dhe te gjithe i njohin mire pasojat e kesaj zbehjeje. Vecanerisht nate vit qe asnje nuk deshiron ta kujtoje. Nate vit qe askush nuk preferon te perseritet.

G.SH/BalkanWeb

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›