E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e Shtetit dhe sfida e saj perballe krimit

Te nderuar punonjes te policise nese ju sot keni pranuar te punoni ne Policine e Shtetit duhet te keni parasysh nje gje tejet te rendesishme qe ju jeni nje sherbim policor qe me nje bashkepunim te mire e te matur me komunitetin me nje partneritet te kujdesshem me pushtetin vendor me nje marredhenie te ngushte me grupet e interesit ne perputhje te plote me Kushtetuten e te drejtat qe rrjedhin prej saj duhet te jeni garante per zbatimin e ligjit per te krijuar nje mjedis te sigurt per te gjithe njerezit qe vjen si pasoje e kontrollit te gjithe territorit e pare kjo ne kendveshtrimin e praktikes filozofike te policimit ne komunitet me qellimin e vetem te rritjes se cilesise se jetes dhe permbushjen e kerkesave te shtetasve tane. Mirepo misioni i mesiperm arrihet duke zbatuar disa parime te domosdoshme si integriteti objektiviteti e paanshmeria legjitimiteti dukshmeria e perkushtimi ne realizimin e detyrave. Jane keto parime realizimi i te cilave dergon ne arritjen e vizionit tuaj se bashku per nje komunitet me te sigurt. Prandaj ne te gjitha ambientet publike thuhet se qellimi i sherbimit policor eshte mbrojtja e ligjit me vendosmeri dhe ndershmeri nepermjet te cilit behet i mundur parandalimi i krimit zbulimi tij dergimi i keqberesve para drejtesise duke mbrojtur ndihmuar dhe siguruar te gjithe shoqerine qe ne rastin konkret eshte qellimi i sherbimit tuaj. Mos harroni faktin se ne cdo moment cdo shtetas ne rastin me te pare ndihmen do ta kerkoje tek policia gjithmone per problemet qe lidhen me ju pasi ajo eshte struktura qe e mbron ate ne cdo kohe nga kushdo dhe ne cdo vend. Ne pamje te pare kjo gje duket dicka normale dhe e natyrshme por zgjidhja e problemit dhe rezultati pozitiv eshte kryesori. Duke e trajtuar problemin ne kompleks dhe ne qe shkruajme jemi koshiente se puna qe ju beni paraqet veshtiresite e veta qe here pas here gershetohen edhe me faktore objektive dhe subjektive qe nuk varen nga ju prandaj sinqerisht ju drejtohemi mos u afroni ne politike qendroni larg saj zbatoni ligjin mbroni jeten e njerezve kerkoni te drejtat tuaja ne rruge institucionale. Pavaresisht se kjo gje eshte parashikuar ne ligjin e Policise se Shtetit zbatuesit e tij jeni vetem ju. Ne nuk jemi ne gjendje te bejme nje analize te hollesishme te punes se Policise se Shtetit gje e cila i takon institucionit qe ju perfaqesoni por kjo nuk do te thote se ne nuk jemi ne kontakt te vazhdueshem me dinamiken e jetes normale te nje komuniteti ne vecanti apo te gjithe vendit tone ne pergjithesi. Argumentin e mesiperm e bazojme tek informacioni i vazhdueshem ne median vizive e te shkruar artikujt apo pamjet qe percjellin ato kontaktet e vazhdueshme me rrjetin e internetit i cili ka nje informacion te bollshem per ju e punen tuaj si Polici Shteti por dhe per Ministrine e Brendshme por mbi te gjitha punen tuaj e masin ne kontaktet e perditshme me qytetaret hallet qe ata ju parashtrojne dhe ndihma qe jepni per zgjidhjen e ceshtjes qe lidhet me policine. Duke e verejtur kete ceshtje ne vijim e siper e duke u fokusuar drejtperdrejt ne punen tuaj per aq informacion sado modest qofte ai shikohen ndryshime ne sensin pozitiv kjo ne disa drejtime. Njerezit shikojne me kujdes veprimtarine e sherbimit te policise i cili konsiston ne planifikimin dhe organizimin frytdhenes ne nje kontroll te territorit qe nenkupton njohjen mire te tij qe ne fund te fundit te con ne parandalimin e krimit apo te nje akti kriminal. Shihet me sy te mire prania dhe perforcimi i struktures se patrulles se pergjithshme te policise per krehjen e territorit me qellim sigurimin e nje rendi te qete publik e per te menaxhuar trafikun tejet te renduar rrugor. Por dhe shtrirja e sherbimit policor me strukturat policore te komisariateve stacioneve te policise dhe seksioneve te saj ne periferi dhe vendet rurale per opinionin tone eshte funksionues. Mendojme se evidentohen shume vepra te ndryshme kriminale pavaresisht treguesve statistike qe tregojne forcen zbuluese te sherbimit policor por theksojme faktin se sherbimi policor ne bashkepunim me te gjitha institucionet vendore grupet e interesit agjenci te ndryshme te zbatimit te ligjit duhet te analizojne cilat jane shkaqet e ardhjes se nje vepre penale ne menyre qe te merren masat e nevojshme per ta parandaluar ate ne te ardhmen. Ju vete e dini fare mire qe veprimtaria juaj ushtrohet mbi bazen e nje plani strategjik 5-vjecar mbi te cilin ngrihen planet strategjike njevjecare nga DRP ne qarqe te ndryshme sipas specifikave qe ato paraqesin. Por mos harroni se dhe ne si pjese e komunitetit ndjekim me kujdes veprimet tuaja ne zbatim te ketyre strategjive per vete faktin se cdo njeri prej nesh ka lidhje direkte dhe indirekte me punen tuaj pasi jemi pjese e administrates publike pjese perberese e biznesit studente apo qytetare te thjeshte qe syte e mbrojtjes i kemi tek ju. Ndaj mos ju duket cudi te themi se bashkepunimi i Policise se Shtetit me misionet e Pameca-s Icitap-it OSCE dhe organizatave jo fitimprurese hartimi dhe planifikimi i programeve te punes ne funksion te reformave ne Policine e Shtetit forcimi i strukturave te kesaj policie jane faktore pozitiv ne arritjen e misionit te sherbimit policor shqiptar. Si pasoje e ketij bashkepunimi ju jeni tashme te bindur qe si rezultat i bashkerendimit te punes me Departamentin per Trajnimin Policor me Qendren e Trajnimit Policor do te kaloni ose keni kaluar ne kete trajnim sipas specialiteteve apo kalendarit planifikues. Nga ana profesionale kjo eshte nje arritje e madhe por dhe nga ana e karrieres suaj ne kete detyre eshte teper e rendesishme sepse lidhet me certifikimin dhe me gradimin tuaj ne te ardhmen. Ky trajnim tashme nuk behet thjeshte per te kaluar radhen por ai tashme sherben si nje ure lidhese te detyres tuaj ne karriere e siper gje kjo e materializuar dhe ne strategjite e Policise se Shtetit si prioritet implementues. Duke ndier fort peshen e cdo qytetari por ne rradhe te pare te nje prindi shprehemi se eshte vendosur nje ure komunikimi midis policise dhe komunitetit kjo ne saje te punes se mire intensive te bere nga Policia e Shtetit strukturave drejtuese te saj e ministrit Basha si personi nr. 1 i drejtimit te ketyre strukturave. Por kjo nuk do te thote qe ne te mos shprehemi per shqetesimet dhe problemet qe hasim ne komunitet dhe mendojme qe jane pak a shume unike ne shume qytete te medha. Duhet rritur puna e Policise se Shtetit ne drejtim te luftes kunder droges gje e cila konkretizohet ne shperndarjen dhe perdorimin e saj sidomos neper shkolla ku jeton kohen me te madhe dhe pjesa adoleshente e shoqerise ne permiresimin e situates ne lidhje me trafikun rrugor sidomos ne Tirane te shpresojme ne strukturen e re te drejtorise se qarkullimit rrugor dhe te luftes kunder veprave penale qe lidhen me pronen. Besojme se mundesite e luftes kunder krimit i cdo natyre qofte ai ekzistojne lidhur kjo ne radhe te pare me kuadrin ligjor ekzistues me infrastrukturen teknologjike te krijuar me reformat e ndermarra ne drejtim te rritjes se profesionalitetit te punonjesve te policise por ajo qe kerkohet tani eshte perkushtimi ndershmeria juaj ne kete sfide qe nuk eshte e lehte por jo e parealizueshme. Drejtuesit tuaj jo ne cdo moment ndodhen me ju ndersa ju ne cdo moment keni perballe keqberesit qe shkelin kodet ligjore ligjin qe ndeshkon ato dhe mbi te gjitha gezoni si prone ndergjegjen vetedijen njerezore si forme me te larte te pasqyrimit te realitetit objektiv. Ne keto momente ju jeni vetekontrolli i ndergjegjes tuaj dhe eshte pikerisht momenti qe te mendoni se asnjehere ne punen qe kryeni nuk duhet ta konsideroni personin tuaj te vetem dhe pa nje survejues. Por krahas kesaj duhet dhe vullneti si veti dhe aftesi te njeriut per te arritur qellimet dhe synimet me vendosmeri kembengulje dhe durim qe tek ju kerkohet me i qendrueshem dhe i kalitur ndryshe nga njerezit e thjeshte dhe normale per vete specifiken e punes suaj. Shprehim bindjen e plote tonen se imazhi qe percillet sot ne arenen perendimore dhe me gjere per vendin tone eshte pozitiv dhe arritjet ne fusha te ndryshme te ekonomise mbrojtjes arsimit kultures dhe turizmit jane domethenese dhe nje peshe te mire te ketyre te arritjeve jane frut i punes suaj. Shembulli qe ju treguat ne zgjedhjet e 28 qershorit ne angazhimin e strukturave te Policise se Shtetit ne realizimin e detyrave ne permbushje te ligjit u percoll nga raportet e OSBE/ODIHR-it dhe Departamenti Amerikan i Shtetit me motivacionin se Policia e Shtetit i realizoi detyrat e saj ligjore ne menyre korrekte dhe rigoroze. Zoterinj te policise nuk eshte e lehte te marresh nota pozitive kur je ne monitorim e siper aq me teper kur te vezhgojne institucionet nderkombetare ku ne pretendojme te shkojme ne rrugen e nisur e te mbare. Kjo do te thote se Policine e Shtetit e drejton ligji dhe cdo punonjes i saj pergjigjet vetem para tij. Ne kete menyre dhe administrata e Policise se Shtetit duhet te jete me e qendrueshme dhe specialistet te shtrydhen vetem ne funksion te detyres e ne zbatim te monarkut ligj. E shohim te udhes qe te terheqim vemendjen e drejtuesve sidomos atyre qe kane kompetenca me te medha se levizja e vazhdueshme e punonjesve te policise sidomos atyre drejtues te strukturave te saj me dhe pa kriter qe kane te bejne me emerime transferime nga njeri rreth ne nje tjeter nga nje komisariat ne nje tjeter nuk na duket pozitive per vete faktin se po e percjellim ne menyre figurative mendimin kllocka qe te ngrohe vezet qe te dalin zogjte te gjithe sakllam kerkon kohen dhe afatin e caktuar. Nje problem tjeter qe vlen per tu trajtuar eshte dhe ai qe lidhet me shume punonjes te policise me arsimin e ish-Akademise se Rendit apo Shkollen Baze te Policise se Shtetit te kualifikuar te specializuar te cilet jane larguar nga keto struktura ne momente te ndryshimit te qeverive te momentit paszgjedhor me motivacione nga me te cuditshmet nga eproret e tyre direkt si per shkelje te betimit per braktisje etj. Nga te dhenat qe marrim nga ky kontigjent mesojme se ne dosjet e tyre te punes nuk ekziston asnje prove qe te motivoje largimin e tyre nga policia. Kjo vlen si nje detyre e strukturave inspektimit te Policise se Shtetit por dhe ato te inspektimit te SHKB-se qe te investigojne ne kete drejtim ne menyre qe ndreqja e ketij fenomeni te mos behet pre vetem e gjykates por te marre nje zgjidhje ligjore brendaperbrenda ketyre strukturave ne rruge administrative duke shfrytezuar hapesirat e krijuara. Pavaresisht se qeveria here pas here i ka kushtuar dhe i kushton nje vemendje te vecante shperblimit tuaj me page apo me shperblime te tjera specifike i kujtojme asaj se me ju ajo eshte debitore dhe se asnjehere nuk duhet te tregohet e rezervuar pasi nje page e mire e normale eshte nje tulle e vendosur ne murin e ekonomise suaj familjare e nje obligim me shume ne realizimin e detyres suaj fisnike. Duke kerkuar mirekuptimin tuaj ne lidhje me kete shkrim modest por serioz dhe konkret ju kujtojme edhe kodin e etikes qe duhet te respektoni ne filozofine e te cilit qendron mbrojtja e interesit publik i cili kerkon kujdesin ndaj informacionit per te rritur performancen monitorimi i se ciles ka per qellim profesionalizmin dhe arritjen e permiresimeve qe kerkon llogaridhenie te nje bashkepunimi reciprok ne nivel lokal dhe me gjere per permiresimin e kapaciteteve policore duke percaktuar nje strategji afatgjate duke identifikuar imtesisht nevojat e publikut e per ti zgjidhur ato mire sakte qete e ne kohen e duhur.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›