Fitorja e baroneshes Ashton
E perditshmja britanike The Guardian komenton vendimin e Serbise per te ndryshuar rezoluten per Kosoven. Ne artikullin me titull Serbia heq dore nga sfidimi i pavaresise se Kosoves The Guardian thote se Serbia u gjunjezua pas presionit intensiv nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara duke hequr dore nga sfidimi i pavaresise se Kosoves ne Kombet e Bashkuara dhe se kjo tani u hap rrugen bisedimeve mes Beogradit dhe udheheqesish shqiptare te Kosoves.
Autori i artikullit thote se Serbia rrezikonte te izolohej ne qofte se do te kembengulte me perpjekjet per te vene ne pikepyetje apo per te zhvleftesuar pavaresine e Kosoves si dhe gjithashtu do te humbte shpresen per nje integrim me te shpejte ne Bashkimin Evropian.
Kjo kthese sipas The Guardian shenon nje fitore per Perfaqesuesen e Larte te BE-se per Politike te Jashtme Catherine Ashton e cila ka kaluar dy ditet e fundit duke ushtruar presion ndaj Presidentit serb Boris Tadic per te pranuar formulen e sugjeruar nga Bashkimi Evropian.
The Guardian thote se Tadic ishte paralajmeruar nga zonja Ashton se refuzimi i kesaj formule do te nenkuptonte mbylljen e deres per Serbine ne BE ku ajo ka deshire te integrohet sa me shpejt te jete e mundur.
Gjithashtu nga ana tjeter edhe Uashingtoni me konkretisht zevendespresidenti Joe Biden kishte perforcuar kete mesazh thote gazeta.
Sipas formules se re te cilen autori i artikullit thote se e ka pare Serbia tani do te pranoje vendimin e Gjykates Nderkombetare te Drejtesise per Kosoven si dhe do te mireprese ndermjetesimin e BE-se ne nje proces dialogues mes Serbise dhe Kosoves.
Diplomate dhe zyrtare te BE-se thone se bisedimet mes Prishtines dhe Beogradit mund te fillojne para fundit te ketij viti dhe BE e zonja Ashton pritet te kene nje rol ndermjetesues por udheheqesia shqiptare e Kosoves eshte e vendosur qe ne kete bisedime te perfshihen edhe amerikanet te cilet pastaj do te nxisin serbet qe te kerkojne edhe perfshirjen e ruseve - thote e perditshmja The Guardian.