E Diel, 1 Nëntor 2026

Iku vera e fresket klimatike erdhi vjeshta e nxehte politike

Vera e sivjetme ka qene nje prej verave me te mira klimatike ne krejt peizazhin e vendit nga jugu ne veri nga lindja ne perendem gjelberimi dhe jeshilja e forte ishin dhe vazhdojne te jene edhe ne keto dite shtatori veli i pyjeve fushave dhe kodrinave te Shqiperise vatrat e zjarrit ishin ngjarje sporadike dhe te rralla e kjo jo dhe aq per shkak te gatishmerise apo mjeteve ne disponim te zjarrfikesve tane sesa per shkak te njomeshtise dhe harbimit te natyres qe pasuan ate pranvere tejet te lagesht dhe te ngarkuar me shira me aq shume shira sa permbytjet ishin mbiemri i tre muajve te pare te 2010-s. Ajo cka ishte gati tragjike ne nisje te ketij viti shperbleu ne stinen e veres. Natyra i kompenson gjerat ne menyren me te mire te mundshme.

Po njerezit Vecmas njerezit e politikes... Ata qe nxijne dhe zbardhin jetet tona ata qe zvetenojne dhe lirojne shpirtrat tane.

Pas pushimeve dikush ne brigjet e dy deteve qe lagin vendin tone e dikush tjeter ne brigjet e deteve te dhenave tjere aty nga dhjetediteshi i trete i gushtit u duk qarte se i kishin ngopur deshirat dhe qejfet dhe iu kthyen podiumeve mediatike ne akuza e kunderakuza. Ne te dyja anet e bulevardit Deshmoret e Kombit bresherite e deklaratave dhe akuzave te ndersjella mberriten deri ne dyert e prokurorise cka u dha fund edhe pushimeve te prokuroreve.

Me fillimin e shkembimeve mediatike i erdhi fundi edhe sezonit turistik qe ishte ne nje harmoni te plote me natyren nje dyndje e rralle pushuesish dhe nje larushi origjinash si asnje vit tjeter.

Bashke me ikjen masive te emigranteve shqiptare drejt vendeve ku jetojne te cilet kete vit u duk sikur te gjithe zbarkuan ne vendlindjen e tyre bashke me ikjen e pushuesve kosovare dhe atyre te Maqedonise qe edhe keta u duk qartazi qe erdhen ne shumice derrmuese qe pervec plazheve deshironin te provonin dhe shijonin edhe madheshtine e rruges Durres - Kukes - Morine filloi edhe vjeshta e nxehte politike...

Dita kur u ndezen turrat e druve ishte dita e hene 6 shtator 2010.

Te gjithe u shfaqen te gjithe folen. Kush me figure e kush me ze kush me leter e kush pa tehellip

Presidenti dekretoi diten e zgjedhjeve lokale qe sic u mor vesh do te mbahen me 9 maj 2011 Presidenti i paraqiti edhe kater kandidatet per ne Gjykaten Kushtetuese gjithashtu Presidenti pershendeti edhe fillimin e vitit shkollor ne nje shkolle ne verilindje te Tiranes.

Kryetarja e Kuvendit po ashtu nuk kishte harruar te merrte pjese dhe te mbante nje fjalim emocional ne nje shkolle ne jugperendim te Tiranes ne opozite me shkollen ku mbajti Presidenti i vendit fjalimin e urimit per fillimin e vitit shkollor. Pas perurimit te shkolles ne fshatin Yrshek Kryetarja e Kuvendit pati kenaqesine tu uronte deputeteve mireseardhjen ne legjislaturen e re te Kuvendit te Shqiperise ne nje ambient te ri shume luksoz. Kryeministri peruroi fillimin e vitit te ri shkollor ne nje shkolle te re ne rrethin e Durresit. Edi Rama pas shume kohesh u paraqit si kryetar i Bashkise Tirane ne nje shkolle te kryeqytetit ku edhe ai uroi nxenesit per fillimin e vitit te ri shkollor.

Te gjithe pervec Edi Rames vizituan edhe kabinetet e IT-se si per te konfirmuar realizimin e objektivit te qeverise cdo shkolle me internet.

Po me daten 6 shtator u cel edhe sezoni mediatik i opinioneve dhe studiove te hapura me emra te ndryshem por me po te njejtit opinioniste analiste politologe zhurmatologe etj.

Pas flladit te urimeve per nxenesit qe e nisin per here te pare shkollen dhe te atyre qe iu rikthyen bankave te shkolles ata politikanet pervec Edi Rames u rrasen ne shtepine e re te politikes ne sallen e Parlamentit ku shpalosen pikepamjet e tyre diametralisht te kunderta per procesin e bashkepunimit pozite - opozite. Nga diskutimet e te dy kryetareve te grupeve me te medha parlamentare te mazhorances dhe opozites u duk qarte se bashkepunimi eshte akoma larg dhe gjuha e mirekuptimit qofte per hetimin e zgjedhjeve te shkuara qofte per arritjen e nje konsensusi per ato te ardhshmet eshte nje horizont qe vetem idealistet e thekur mund ta shpresojne Idealistet ne shoqerine tone jane nje specie ne zhdukje dhe nuk mbrohen nga shteti. Ky eshte nje shpjegim krejtesisht i panevojshem i autorit te ketij shkrimi i cili ka ne duar nje ese ku trajtohet roli i idealisteve ne shoqerite qe tranzistojne gjate nga diktatura e tipit enverist ne ekonomite e lira dhe te sterlira te tregut..

Deklarimi melankolik i Edi Rames diten e premte ne takimin e permortshemjavshem me gazetaret se do te rifillojme me protesta lajmeroi edhe fjalimin e Rucit diten e hene ne seancen celese te sesionit te ri parlamentar. Edi Rama u paraqit diten e premte i keputur e i pashprese sepse ai akoma ska pergjigje nga vetja e tij dhe te tijte per disa pyetje krejtesisht te thjeshta Per cfare po behen protestat A do ti sherbejne opozites apo atij vete ato protesta Me ke do ti beje protestat

Qytetaret shqiptare tashme i kane harruar zgjedhjet e qershorit 2009 edhe sikur ato te kishin qene si ato te lsquo97 le qe statistikisht kane qene me te mirat kjo e thene prej te gjithe aktoreve qe keqyrin dhe monitorojne zhvillimin e demokracise ne Shqiperi.

Duhet te kesh mbajtur per disa vite me radhe cmimin Guiness per budalle qe te rikthesh ne protesta qytetaret e opozites per zgjedhjet e 2009-s prova e vjeshtes se vitit te shkuar kur Ngjela paralajmeroi permbysjen e madhe u deshmua si furtune ne goten e ujit edhe uragani i pranveres qe u mbyll me kampingun e cadrave para Kryeministrise dhe u festua nga organizatori i saj Edi Rama me nje darke romantike ne restorantin Krokodil ne Strasburg nen shoqerine e Kryeministrit te Shqiperise dhe dy drejtuesve te grupeve parlamentare evropiane te djathte e te majte tregoi se arsyet per protesta jane inekzistente dhe njerezit qe u mashtruan dhe nje pjese u paguan per te marre pjese ne to jane te zhgenjyer dhe te pamotivuar per aksione politike pa krye dhe pa fill.

Deri me tani Edi Rama dhe te tijte skane mundur tu japin pergjigje perkrahesve te tyre se per cka po i mbajne protestat dhe per pasoje ato ska kush ti mbaje.

Me dhjete cadra Edi Rama Skender Gjinushi e ndonje tjeter do te kene mundesi te bredhin te gjitha brigjet e lumenjve tane por elektorati i Partise Socialiste apo qytetaret opozitare si i therret kreu i Bashkise se Tiranes dhe njeheresh kryetar i Partise Socialiste ne kete vjeshte qe nisi e nxehte jo per shkak te tyre jane te interesuar per gjera krejtesisht te ndryshme. Ata dhe jo vetem ata por te gjithe qytetaret shqiptare nga Korca ne Durres nga Tropoja ne Gjirokaster pa kurrfare dallimi apo dasie politike pike se pari jane duke pritur me padurim liberalizimin e vizave si nje realizim te endrres se kahershme te shqiptareve per te levizur lirshem ne ate hapesire qe ua ndaloi diktatura komuniste per me shume se gjashtedhjete vite dhe edhe sot e kesaj dite permes formash te kamufluara perpiqet te beje te njejten gje. Se dyti qytetaret e opozites dhe te gjithe Shqiperise duhet te jene te interesuar per pergatitjen e zgjedhjeve lokale qe u dekretuan te henen nga Presidenti i vendit.

Qe keto dy pritje te qytetareve shqiptare te gjejne zgjidhjen me te mire me te shpejte me te pranueshme prej nesh dhe komunitetit nderkombetar duhet qe te gjithe ata qe u shfaqen me 6 shtator 2010 neper shkollat e vendit me urimet e tyre per fillimin e vitit te ri shkollor ti ulin grykat e altoparlanteve drejt nje kompromisi politik e social per te cilin ka nevoje shoqeria jone e sterlodhur nga betejat shterpa qe prodhojne konflikt dhe sterzgjatje te proceseve integruese. Qytetaret shqiptare skane nevoje ta dine se kush i pengon per marrjen e vizave kane nevoje ti kene ato. Kush po e pengon apo kush e solli liberalizimin e vizave si edhe shumecka tjeter do te vleresohet me vota ne zgjedhjet lokale qe tashme jane dekretuar te mbahen me 8 maj 2011.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›