E Diel, 1 Nëntor 2026

A e ndryshoi dot Obama politikën lidhur me Iranin?

09-01-2012 / Nga Suzanne Maloney (Foreign Affairs)

Sanksionet jo produktive të Obamës për Iranin

Tensionet midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit kanë nisur përsëri. Javën që shkoi, në përgjigje të sanksioneve të planifikuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër bankës qendrore të Iranit, Teherani kërcënoi se do të mbyllte rrugën e Hormuzit, portin detar nga ky hynte 1/5 e naftës në botë. Presidenti amerikan Obama i detyruar nga përkrahja universale në Kongres për masa të reja më të rrepta për ta bindur Iranin që të braktiste ambicjet për armët bërthamore, vendosi të ecte përpara me sanksionet dhe i nënshkroi ato sipas ligjit, ditën e shtunë.
Zinxhiri i ngjarjeve ka lidhje me Uashingtonin, i cili duhet të pengojë një luftë të tretë botërore në Lindjen e Mesme. Por një problem më themelor shtrihet pikërisht në këto zhvillime. Sanksionet e reja të administratës së Obamës sinjalizojnë abdikimin e modelit që i ka udhëhequr politikëbërësit amerikanë dhe ata iranianë që nga revolucioni i vitit 1979: kombinimi i tensionit me bindjen.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mund të shpresojnë që të bien dakord me një vend, ekonomia e të cilit po përçahet dhe po shkatërrohet me rrënjë. Ndërkohë që sanksionet janë të ashpra për ekonominë e rrënuar të Iranit, Teherani padyshim që do të inkurajohet për të dyfishuar objektivat.
Kësisoj, Shtëpia e Bardhë  është zhytur në një politikë të ndryshimit të regjimeve dhe Uashingtoni ka pak gjasa për të ndikuar. Për momentin, të paktën, sanksionet bankare qendrore mbeten një proces në vazhdim. Teksti i ligjit siguron anën ekzekutive me një lakueshmëri të arsyeshme, duke përfshirë edhe një dokument të heqjes dorë nga siguria kombëtare.  Gjithashtu, ajo duket se kushtëzon furnizimin me naftë dhe i ofron qeverive të huaja një periudhë aministie prej 6 muajsh, gjatë së cilës mund të blejnë naftë të papërpunuar ose  të vazhdojnë të blejnë nga Teherani.
Obama i bëri bisht nënshkrimit të formulimit të projektligjit, duke shpallur kësisoj të drejtën për të mos marrë parasysh ndonjë masë që shkel autoritetin e tij për të caktuar politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.  Por, ama, këto sanksione do të sillnin rritjen e çmimit të naftës. 
Aleatë si Japonia dhe Korea e Jugut ka shumë të ngjarë, që të ndjekin rrugën e Uashingtonit. Zyrtarët amerikanë gjithashtu kanë deklaruar se janë të gatshëm edhe njëherë të takohen me P5 plus 1 (grupin multilateral që ka drejtuar bisedimet iraniane për armët bërthamore, megjithëse me fare pak sukses) si dëshmi që presioni në rritje e sipër është përqendruar në mendjen e liderëve iranianë. Që të mos ketë neglizhenca nga ana e Uashingtonit, Republika Islamike ka duruar më shumë presione të ashpra ekonomike sesa në të kaluarën.
Një optimizëm i tillë, sidoqoftë, është i parakohshëm. Teherani ka një lloj prirje për sinjalizime po aq edhe interesa për të ruajtur një lloj dashamirësie mes disa segmenteve të komunitetit ndërkombëtar – veçanërisht me vendet në Azi, që janë thelbësore për stabilitetin ekonomik të Iranit. Teherani gjithashtu duhet të vlerësojë faktin që një lloj ekspozimi i perceptimit mund të minojë konsensusin e brishtë midis amerikanëve dhe europianëve, si dhe sanksionet mes partnerëve në Moskë dhe Pekin.
Gjatë luftës me Irakun, të ardhurat vjetore të naftë në Iran ranë nën 6 bilionë dollar – më pak se 10% e vitit 2010. Të ardhurat nga shitja e naftës gjatë dekadës së fundit kanë qenë një paradoks. Teherani ka besim në aftësinë e vet për t’u përshtatur me çdo nevojë të mundshme. Në fakt,  fajësimi i ndërkombëtarëve do të ofrojë një lloj strehe të përshtatshme për mungesën e menaxhimit ekonimik nga ana e regjimit në fuqi.
Teherani ka qenë nën një presion të llahtarshëm për të ndryshuar politikën e sigurimit gjatë gjithë historisë së vet post-revolucionare, por kjo politikë ka provuar që po reziston.
Koncesionet e mëdha iraniane vijnë jo vetëm si produkt i presionit, por për shkak të leverdisë në rënie të pikësynimit të tyre. Sidoqoftë, tryezat tashmë janë rrotulluar. Sa më shumë e vë ujin në zjarr Uashingtoni për Teheranin, aq më e madhe është vlera e armëve bërthamore në sytë e lidershipit.
Edhe pse kjo sjell më shumë grindje e fërkime, kjo nuk do të thotë se një konflikt ushtarak po duket në horizont. Asnjë nga palët nuk dëshiron luftë: as Uashingtoni dhe as Teherani, që preferon më pak rreziqe. Një betejë e zgjatur me intensitet të ulët (me shumë retorika të vrullshme) është tashmë ajo që i përket normales.
Ajo së cilës duhet t’i drejtohemi është realiteti shqetësues që administrata e Obamës ofron si fundin e lojës për të luftuar kundër lidershipit aktual të Iranit. Përshtypja që sanksionet janë të vazhdueshme – në fakt ligji i ri nuk specifikon ndonjë kusht që Teherani duhet të plotësojë, me qëllim që të nxjerrë nga vështirësia Bankën Qendrore – përputhen me iluzionet më të errëta iraniane për qëllimet e Uashingtonit. Duke përkrahur masat e marra, Shtëpia e Bardhë ka nisur braktisjen e përpjekjeve të hershme optimiste për angazhimin e saj serioz. Duke vepruar kështu, ajo ka refuzuar edhe fijen e shpresës së mbetur për negociata me regjimin islamik: mosbesimi i lindur i ajatollahëve të Perëndimit bën që të tërhiqen prej procesit konstruktiv, me masa  që përkeqësojnë cenueshmërinë e tyre. Politika amerikane tashmë ka pohuar një arritje në ndryshimin e politikës në Teheran. Një rezultat i tillë ka shumë të ngjarë të vërtetojë bisedimet produktive   lidhur me regjimin revolucionar – diçka që Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë kërkuar që prej 33 vitesh.
Përktheu Rudina Dahri

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›