Xhamia e re, myslimanët vënë në dyshim projektin e Bashkisë së Tiranës
21/03/2011 Nuk është zgjidhur leja e sheshit të ndërtimit dhe shpronësimi i sipërfaqes së truallit ku do të ndërtohet godina
Myslimanët vënë në dyshim nismën e Bashkisë së Tiranës për ngritjen e xhamisë së re të kryeqytetit, në sheshin prapa Pallatit të Kulturës. Shpronësimi i truallit të përcaktuar për ngritjen e xhamisë ka ngjallur pasiguri te drejtuesit e Komunitetit Mysliman, të cilët në mbledhjen e jashtëzakonshme të zhvilluar kanë vënë theksin te nevoja emergjente e ndërtimit të kësaj xhamie për besimtarët e Tiranës, si dhe zgjidhjen e problemeve të shfaqura me pronësinë e truallit përkatës. Në këto kushte myslimanët kërkojnë të tjera garanci për marrjen e truallit ku pritet të ndërtohet godina e re, e cila parashikohet tu vijë në ndihmë rreth gjashtë mijë besimtarëve, për të kryer ritet e tyre fetare. Pas diskutimeve të zhvilluara ndërmjet përfaqësisë së këtij komuniteti, këshilli konstaton mjaft pasiguri derisa nuk është zgjidhur leja e sheshit të ndërtimit dhe shpronësimi i sipërfaqes së truallit, që nuk është në pronësi të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, si dhe paqartësi të tjera. “Në nuk mund ti drejtohemi Zotit duke përvetësuar qoftë edhe një pëllëmbë tokë të individit, e një institucioni tjetër vendor apo më lart sesa kaq, apo kushdo qoftë”, ka deklaruar gjatë ditës së djeshme kryetari i Këshillit të Komunitetit Mysliman, Ylli Gura. Sipas tij, komuniteti mysliman ka pronë të tijën vetëm 700 metër katrorë në sipërfaqen e përcaktuar për ndërtimin e xhamisë, ndërkohë që pjesa tjetër është tokë e pronarëve. “Këshilli ka mirëpritur nismën e vonuar për ndërtimin e xhamisë së re në Tiranë që në fillimin e saj, por në arritjen e këtij objektivi, Këshilli i Përgjithshëm konstaton mjaft pasiguri, derisa nuk është zgjidhur leja e sheshit të ndërtimit dhe shpronësimi i sipërfaqes së truallit që nuk është në pronësi të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, si dhe paqartësi të tjera. Ndërtimi i objekteve të kultit duhet të jetë i lejuar në cilindo truall të konsideruar si të përshtatshëm”, ka deklaruar Gurra, sipas të cilit, xhamia e re në kryeqytet mbetet një nevojë më se emergjente dhe një e drejtë pakontestueshme, e padiskutueshme e besimtarëve myslimanë të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë. Rreth një muaj më parë, Bashkia e Tiranës ka hapur edhe garën për përzgjedhjen e projekteve më të mira të paraqitura nga studio të ndryshme vendase dhe të huaja. Pas shqyrtimit të propozimeve janë përzgjedhur edhe 5 projektet kandiduese për xhaminë e re të Tiranës. Ndonëse janë përzgjedhur idetë, çështja e pronësisë së truallit ku do të ndërtohet godina e re mbetet ende për tu zgjidhur, çka vë në dyshim realizimin e kësaj nisme. Për sa i përket regjistrimit të popullsisë, Këshilli gjykon se regjistrimi i popullsisë mbi baza etnike dhe fetare nuk i shërben integritetit dhe stabilitetit social dhe politik në Shqipëri. Ketë qëndrim Komuniteti Mysliman i Shqipërisë e ka shprehur edhe në takimet e zhvilluara më herët. “Për këtë arsye u bëjmë thirrje organeve kompetente që në formularin e regjistrimit të popullsisë të hiqen pikat e vetëdeklarimit të etnisë