Vito Kapo Te vertetat per Ramiz Aline

Vito Kapo bashkeshortja e njeriut te fuqishem te Shqiperise komuniste Hysni Kapos tregon per momentet kur ata ishin ne krye te shtetit te kuq. Kush ishte Ramiz Alia dhe sa qendrojne te vertetat e thenieve te medha per te
HYRJE
Vito Kapo bashkeshortja e njeriut me te afert dhe me te besuar te Enver Hoxhes Hysni Kapo flet per Standardin per periudhen kur ajo dhe i shoqi i saj Hysni Kapo ishin ne strukturat kryesore te shtetit komunist. Vito Kapo njihet nga opinioni si pjesemarrese qe ne moshe te vogel ne Luften Nacionalclirimtare ku u njoh dhe me Hysni Kapon ne ate kohe komisar i zones se pare operative Vlore -Gjirokaster me te cilin dhe u martua. Me mbrapa duke filluar qe pas Kongresit te Pare te Partise Komuniste pra qe pas vitit 1948 ajo ka qene ne kryesine e organizates se Bashkimit te Grave te Shqiperise dhe prej vitit 1955 ka qene kryetare e kesaj organizate detyre te cilen e kreu deri ne vitin 1982 kur ajo u emerua nga Enver Hoxha ministre e Industrise se Lehte dhe Ushqimore. Vito Kapo ka qene nderkohe deputete e te gjitha legjislaturave te Parlamentit komunist nderkohe qe deri ne vitin 1974 ajo ka qene ne kryesine e atij parlamenti. Sot Vito Kapo kur ka nje gjendje fizike jo fort te mire pranon jo pa veshtiresi te flase per lexuesin e gjere te gazetes Standard. Ku qendrojne peripecite e drejtimit te shtetit komunist. Cfare qendrimi mban ajo ne lidhje me gabimet e se kaluares sidomos per luften e klasave si nje ceshtje aq te perfolur per periudhen e sistemit politik qe kaloi. A eshte Ramiz Alia tradhtari i ideve te tyre politike dhe cfare mendime ka per te etj. te cilat do ti ndiqni ne intervisten e meposhtme te zonjes Kapo.
Zonja Vito ju si bashkeshorte e Hysni Kapos njeriut me te besuar dhe bashkepunetorit me te afert te Enver Hoxhes cfare mund te thuash sot pas kaq vjetesh per sistemin politik qe kaloi
Kam degjuar keto vitet e fundit shume thashetheme dhe shume paradokse per sa i perket periudhes sone te komunizmit. Nuk do te zgjatem shume por do te them fare shkurt se eshte abuzuar katerciperisht fund e krye.
Ju qendroni fanatike e idese se gjithcka e asaj periudhe ka qene e drejte
Une edhe ate nuk e them. Jo per mungese deshire per ta thene por se nuk kam te drejte per te bere nje absolutizim te tille. Pak me lart e pata fjalen jo se mohoj kritikat qe i behen periudhes kur ne ishim ne drejtim por me vjen keq per faktin se nga ato qe jane thene e sterthene keto vitet e fundit eshte abuzuar shume. Nuk mund te mos pranohet se e verteta ka qene ndryshe. Fjala eshte te thuhen vetem gjerat reale pa absolutizime dhe pa hiperbolizime.
Mund ta sqaroni
Ja more bir Keto vite kam konstatuar shume njerez qe te pakten i kam njohur vete. Ata ne kohen tone na kane duartrokitur mjaft per te mos thene me shume qe na jane servilosur duke kaluar dhe normat e ruajtjes se personalitetit. Nderkohe qe ne kohen e sotme sidomos ne vitet e para te permbysjes se sistemit komunist po ata njerez per te perfituar kredo politike abuzuan shume me te verteten absolute te periudhes qe kaloi. U krijua nje mani qe cdo gje madje deri te forma a metodat e organizimit apo dicka tjeter qe ishte ndjekur dikur te erresohej pambarimisht. Une po te perseris se nuk jam ajo qe nuk pranoj kritikat por me pelqen korrektesia sidomos kur ka te beje me te vertetat historike.
Konkretisht ju cfare vleresoni per ate periudhe
Nuk dua te merrem me numerime dhe me fakte se pastaj nuk do te dilnim dot por do te flisja te pakten disi ne parim per perkushtimin e administrates drejtuese. Une do tju kujtoja vetem perkushtimin dhe idealizmin qe na ka karakterizuar tere jeten. Pas kesaj mund te beni krahasimet e duhura. Nuk dua te ndalem per sa jemi akuzuar ne jeten private qe eshte arritur deri aty sa te konsiderohemi sikur gjithcka qe kemi perfituar e kemi pasur pa fature. Shkurt po te them se kam ngelur teper e shokuar nga sa kam pare dhe degjuar. Une nuk kam si ta mohoj qe ndihem krenare per veten time se kam bere sa kam mundur duke mos kursyer asgje per interesin e pergjithshem duke filluar qe nga koha e luftes ku si nje familje doktori qe kemi qene morem pjese aktive me gjithe vellezer ne lufte deri ne clirimin e Shqiperise. Me mbrapa mund te pranosh nje fakt se pozicionet shteterore qe kemi perfaqesuar jane shoqeruar dhe me privilegjet perkatese por kurrsesi nuk mund te thuash se ne nuk kemi punuar me nate e me dite me ankth e me stres duke u karakterizuar me nje idealizem te pashembullt per te ndihmuar sinqerisht progresin shoqeror.
Sakrifice konsideroni punen me orar te zgjatur
Nuk flitet per oraret apo elemente te parendesishme por per pergjegjshmerine qe kemi punuar. Sot mund te thone qe eshte bere ajo apo kjo keq por harrojne se ku ishte Shqiperia dhe ku erdhi. U harrua qe u ndertua nje kompleksitet i jashtezakonshem i infrastruktures se shtetit. U ngrit industria bujqesia arsimi etj. etj. Por keto nuk jane bere vetem. Nuk i harroj do te netet e viteve te para kur Hysniu rrinte gjithe naten ne mbledhjet e Byrose dhe kthehej vetem ndaj te gdhire me nje stres qe nuk mund ta pershkruash. Flinte vetem pak ore madje per te qene e sakte po te them qe flinte jo me shume se dy-tri ore. Sa binte mengjesi nisej ne ate apo ne kete rreth ku rrinte me dite te tera. Ketu fjala eshte se ne gjithe Shqiperine dilnin probleme nga te gjthefaresojshmet qe kerkonin durim nerva dhe gjakftohtesi. Nuk te flas me teper se duket sikur qahem por jane arsyet per te cilat ndihem krenare.
Jeni akuzuar per privilegjet...
Ato kane qene ashtu sic jane dhe sot pjese te organikes ne detyrat funksionale qe kemi kryer. Vetem se kemi nje ndryshim nga drejtuesit e sotem per cdo gje qe kemi harxhuar e kemi bere me fatura dhe jane paguar me cmime speciale aq sa ne fund te muajit dilnim zero. Ne keto llogaritje kemi parasysh qe nga qiraja e shtepise. Prandaj kur erdhi nje dite qe ne lame karriget e shtetit dhe mire beme se nuk mund te themi se i kishim me tapi por fakti eshte qe ne dolem pa asnje te ardhur rezerve. Kete te vertete e them per te dhene dhe nje fakt te krenarise sime te ligjshme perballe njerezve qe na kane besuar jo pak.
E konsideroni humbje largimin e Shqiperise nga sistemi komunist
Si mund te thuash ti. Shiko dhe fol Merri me te mirat dhe me te keqijat shiko dhe funksionimin e shtetit tani dhe pastaj vendos piken per me te miren. Dihet tashme se mendimet politike kane evoluar por qe nuk ma merr mendja qe njerezit e thjeshte nuk kujtojne rregullin dhe gatishmerine e njerezve per ti sherbyer atdheut te tyre. Nuk besoj se e harron njeri entuziazmin dhe ndryshimet qe ndodhnin perdite.
Ndryshimet e tanishme i pranoni
Absolutisht po Ato qe jane me te vertet ndryshime qe i sherbejne mireqenies dhe progresit te cilat per fat te mire nuk jane pak.
Ne shume grupe shoqerore apo qarqe politike sidomos te majta dhe teper te majta Ramiz Alia eshte konsideruar tradhtar i komunizmit ne Shqiperi te cilin ju e ngritet per 50 vjet. Ju e keni kete mendim
Ramizi qesh disi e menduar dhe disi me ironi duke u menduar paksahellip
Ramizi u mbajt afer nga Enveri Hysniu e te tjere. Por qe ai per te shpetuar veten mund te bente cdo gje. Por ne rastin konkret qe ju me flisni per nje etiketim te tille te tij mund te mendohej gabim dhe me nerva te tendosura shume kohe me pare kur situatat e politikes se kaluara ishin shume te nxehta. Ndersa tani kur ai ka vetem pak dite qe ka vdekur mund te duket me i qarte kontributi i tij ne drejtim te tolerances dhe gjakftohtesise ne moment decizive. Pikerisht ajo tolerance e tij ne ato moment u mor me nerv te tendosur nga e gjithe e majta ne pergjithesi si tradhti ndaj idealeve te Enver Hoxhes dhe te vete sistemit komunist ne teresi. Jemi sot qe shikojme se veprimet e tij ne ato moment kur pati nje renie ekonomike te jashtezakonshme dhe se sistemi komunist ne gjithe Evropen kishte rene nuk mund te mbahej ne Shqiperi. Ceshtja ishte te shpetonin jetet e njerezve dhe kjo me sa dime u arrit apo jo
A mendoni qe ai ishte nje antikomunist me bindje
Ramizi ishte nje socialdemokrat.
Pyetja eshte nese e konsideroni tradhtar
Vete Marksi ku ishte mbeshtetur ideologjia e sistemit tone pak a shume ka folur per kete gje duke i konsideruar socialdemokratet si tradhtaret me te medhenj te ideologjise baze te komunizmit dhe te vete proletariatit. Por me Ramizin ne kete periudhe ndodhte ndryshe. Ai pikerisht se diti te distancohej nga ajo teori qe i bente thirrje per te mos u terhequr arriti te shmangte gjakderdhjen ne nje moment qe i kerkohej nje gje e tille nga struktura te tera shteterore te perbera me njerez fanatike te se majtes ekstreme dhe te vete Enver Hoxhes qe ne ato momente te nxehta nuk duhej te zihej ne goje dhe jot e mbrohej. Pra veprimet e Ramizit ne ate kohe mendoj se ishin me te pershtatshmet e mundshme.
E ruajtet deri ne fund miqesine e hershme me Ramizin
Jo. Dikur kemi qene shume te lidhur me te si me te gjithe shoket e udheheqjes te cilet sa ishte Hysniu gjalle vinin dhe venim. Madje nuk e teproj po te them se vinin me nje perulje disi te vecante. Por cfare ti besh tashme nuk i shkojme njeri-tjetrit as per nje kafe ne shtepi. Jo vetem me ate por edhe me shume shoke te tjere.
Ju i keni shkuar ne raste evenimentesh te medha ne familje apo jo
Kur doli per here te pare nga burgu une i shkova ne shtepi per vizite.
A eshte e vertete ajo qe thuhet ne opinion se Ramiz Aline kur u godit grupi armiqesor ne kulture e ka mbrojtur Nexhmije Hoxha
Te Ramizi u krijua nga te gjithe nje besim i tepruar. Edhe Nexhmija keshtu i besoi. Fakti eshte se ne mendjet tona zuri per nje kohe te gjate rrenje mendimi se me te u zhgenjyen te gjithe. Por me mbrapa filluam te mendonim disi me ndryshe. Megjithate ai ka te veta por qe tani qe nuk jetonin me eshte mekat te marresh neper goje per gjera qe nuk ja vlejne ti diskutosh.
Pse
Sepse te gjithe besuam se Ramizi ka luajtur me besimin e te tjereve.
Shume ish-anetare te Byrose Politike e akuzojne se nuk ka dhene asnjehere mendimin e vet
Eumlshte e vertete. Por keto mendoj se nuk kane ndo nje peshe. Gjithsesi kam parasysh se ai ne cdo rast kur i thoje dicka te pergjigjej Me kete qe po thua do te me intrigosh mua. Dhe keshtu vente kjo pune qe me kete qe po me kerkon do te me intrigosh dhe me ate qe propozon do te intrigosh derisa nuk e morem ndonjehere vesh mendimin e tij te sakte.
Sistemi qe kaloi akuzohet se pari per zbatimin e nje lufte klasore teper te ashper. A keni qene ne dijeni te kesaj
Me mbrapa kam mesuar dicka me hollesisht per sa eshte bere ne lidhje me te apo me shume veprime te sigurimit. Ketu fjalen se kam te parimet ne te cilat mbeshtetej lufta e klasave ne sistemin komunist. Por ajo cka dua te them eshte se une e pranoj dhe duhet pranuar nga kushdo qe poshte ne baze ajo eshte ekzagjeruar jo pak madje nga sa jam ne dijeni ne disa zona ka qene shume e ashper dhe ne disa zona me e bute. Ketu ka te beje me pavaresine lokale qe ka funksionuar sigurimi i shtetit ne kete drejtim.
Sa keni qene ne dijeni
Ne parim ishte shtruar ideja qe te zhvillohej kjo lufte por gjithmonembi disa principe baze mbi te cilat funksiononte shoqeria e jone socialiste. Mirepo nga sa mesova shume me vone mbi kete gje eshte abuzuar shume. Une personalisht kam kuptuar se njerez te vecante shfrytezonin atributet ne emer te shtetit dhe gjoja patriotizmit per te nxjerre hakmarrje personale apo klanore.
Jeni e sigurt se nuk inicohej nga larte
Kam parasysh se Hysniu sa here qe une dilja ne rrethe me sherbim si e deleguar apo per detyra te tjera me thoshte Vito bej kujdes mos plagos njerez sepse ajo demton edhe njerezit e thjeshte qe mund te gabojne padashur por demton shume dhe Partine pasi ne zona dhe kolektiva te ndryshme te gjithe kane lidhje me njeri-tjetrin. Me kujtohet nje ngjarje e tille njehere kur kemi qene me Hysniun ne Vlore. Ka qene aty nga viti 1970. Hysniu kishte zakon qe gjithmone sa shkonte jo vetem ne Vlore qe ishte vendi ku kishte kaluar femijerine dhe rinine e tij por edhe ne shume rrethe te tjera takonte shume njerez te njohur dhe te panjohur. Ne nje rast per kohen qe jam duke treguar disa bashkefshatare te tij i thone si rastesisht mbi disa bema te sigurimit.
Konkretisht
U mesua se nje operativ zone merrte ne qafe njerez te pafajshem. Jo vetem kaq por ai ishte bere me autoritari i zones duke pasur ne dore shume kompetenca. Ai kishte arritur te bente dhe presion te njeri apo te tjetri se po te donte e fuste ne burg etj etj.
Cfare beri Hysniu
Mbaj mend mire ate rast se Hysniu eshte irrituar madje ne sy te njerezve gje qe e bente rralle per te mos thene fare duke thene Ceshte ky operativ qe beka ligjin mbi njerezit e pambrojtur. Cjane keta njerez qe na lozin kapadaiun e gjithepushtetshem. Po kjo eshte e papranueshme. Pas kesaj ka therritur urgjent Kadri Hazbiun me te cilin ka ndenjur mbi tre ore i mbyllur ne zyren e punes ne shtepine e pritjes ku ishim vendosur. Nje fakt tjeter qe mbaj mend ishte ne nje rast kur kisha qene ne Dropull per nje vizite dhe takim pune. Si bera disa takime me kolektiva te ndryshme sidomos me organizata grash takova dhe te shoqin e nje mbeses sime me te cilin ndenjem pak kohe duke shkembyer nje bisede te thjeshte.
Si quhej
Orest Triha dhe ishte i shoqi i mbeses sime nga Zagoria te quajtur Mimoza Kondi. Me mbrapa mesoj po nga ai se sa isha larguar une e kishte takuar operativi i sigurimit dhe i kishte kerkuar se cfare kishte biseduar me mua. Ai i kishte thene i shkreti se E kam hallen e nuses por prape ata donin te mesonin se cfare ishte biseduar e ku e di une cfare tjeter. Keshtu qe dhendrit tone sic ma tha vete qe ishte vene perpara pergjegjesise edhe nje here tjeter si kishte ngelur tjeter vec te behej pasiv dhe te bente mik vetem operativin e sigurimit me te cilin do ti duhej te pinte dhe kafet cdo dite.
Si i konsideroni keto fakte
Pa tjeter qe ishin shume shqetesuese por qe keto mendoj une jane bere nga njerez te cilet i karakterizonte pandergjegjshmeria. Ata madje nga sa kam dijeni jane aktiv dhe ne ditet e sotme. Paraqiten teper te kamufluar dhe demagoge te persosur. Rrugen per tu pozicionuar djathtas e kane gjetur ne shpjegime te tilla justifikimi se gjithcka qe kane bere kane qene te orientuar madje te urdheruar nga instanca te ndryshme partiake madje deri te veprimet konkrete qe do te benin. Gjithsesi per sa po flasim kerkon nje teme te gjate dhe te gjere. Keshtu qe sado qe ti hysh nuk arrin dot ne perfundime te sakta. Viktime nga mosnjohja e puneve te sigurimit ra dhe im vella Pirro Kondi i cili beri deri dhe gabime qe kerkonin ndeshkim.
Fundi i pjeses se pare