E Shtunë, 31 Tetor 2026

A eshte muzike kjo qe degjojme?!

INTERVISTA / Kengetarja e mirenjohur Rovena Dilo, ne nje interviste ekskluzive per “Koha Jone”, rrefehet per jeten e saj profesionale dhe planet me te aferta. Ndalet ne ceshtjen e Kosoves dhe pse e perkrah aq shume mevetesine e saj. Pergjigjet edhe per festen e djeshme te Shen Valentinit dhe ate te sotmen, Shen Faustin. Kengetarja ben apel dhe per ate qe e konsideron si cedukim te qytetareve, duke shtuar pyetjen: “A eshte muzike kjo qe degjojme?!”
Sapo kaluam dy dite te shenuara, pardje Dita e te Dashuruarve, Shen Valentini dhe dje, ajo e te vetmuarve, Shen Faustini. Ju kujt feste iu perkushtuat?
Te dyja nga pak. Eshte me mire pak edhe sakte. (Qesh).
Kete jave ka edhe evenimente te tjera, shume me te rendesishme. Kjo fundjave pritet qe ta gjeje Kosoven me ne fund te pavarur. Ju njiheni si nje nder perkraheset e para te kesaj ceshtjeje. Kujtoj ketu deklarimin tuaj te bujshem ne vitin 1998, kur publikisht ne sheshin para Pallatit te Kongreseve, gjate koncertit te Pranveres, guxuat te therrisni “Rrofte UCK”, “Rrofte Kosova e lire”. Dihet se atehere UCK ishte ne “listen e zeze” dhe pavaresia as qe mendohej te hidhej ne diskutim. Meqenese pati plot reagime pro dhe kunder, si i perballuat ju?
Per mua reagimet ndaj thirrjes pro UCK-se dhe Kosoves s’kane pasur asnje rendesi. Une nuk e bera qe te merrja reagime. Une besoja atehere dhe besoj edhe tani, se kam bere gjene e duhur. U mundova te kontribuoja sadopak ne ato momente te veshtira, me prezencen time publike dhe qytetare. UCK-ne, e shihja si te vetmen zgjidhje. Kosoven e lire, si te vetmin fund te lumtur. Sa mire qe kjo po ndodh me te vertete.
Kam mesuar se ju keni lidhje edhe me te forta me Kosoven. Lidhet kjo me origjinen tuaj, apo cfare?
Kjo ka lidhje me traditen e shendoshe patriotike qe familja ime bart nga te dy krahet, nenes e babait, por sidomos fisi i Dilove, ka mbajtur qendrim ndaj ceshtjes se Kosoves. Duke nisur nga stergjyshi im, gjuhetari i shquar Ilia Dilo Sheperi, qe njihet dhe si “babai” i sintakses se gjuhes shqipe, per te kaluar te xhaxhai i tim eti, Jani Dilo, i cili eshte shquar per fjalimet e tij te zjarrta pro Kosoves, ne lobet e shqiptareve te Shteteve te Bashkuara, ne vitet ’45 te shekullit te kaluar dhe me vone. Dhe deri te babai im, Vangjeli, i cili me ka ushqyer me deshiren per ta pare Kosoven te lire dhe bashkangjitur Shqiperise.
Dhjete vjet me pas, deklarata juaj behet edhe me guximshme. Mendoni se do te jeni po aq vizionare sa dhe heren e pare?
Shqiperia e madhe nuk ka pse eshte nje tabu. Kosova eshte shqiptare. Kufiri nuk e ndan dot popullin e nje gjaku. Sot kufijte po sheshohen. Jemi te gjithe drejt nje rruge, asaj te bashkimit. Shume shpejt do te shkojme ne Prishtine, sikur shkojme ne Durres. E do ta harrojme kohen kur ishim te ndare. Le ta shohim kete bashkim, si nisjen e diteve te mbara per kombin tone te munduar.
Kosova tani eshte ne vigjilje te mevetesise, ndaj organizimet kane nisur dhe minutat po numerohen mbrapsht. Ju po i bashkoheni festes?
Une kam kohe qe festoj per Kosoven e lire dhe te pavarur.
Ne c’menyre?
Me shpirt dhe me pune. Se shpejti une realizoj videoklipin e kenges se fundit “Rrefimi”, qe eshte nje bashkepunim me kantautorin Armend Rexhepagiq dhe poeten Aida Baraku. Te dy unike dhe te mrekullueshem.
Nuk mendoni se pati fat jo te mire ajo kenge ne Festivalin e RTSH?
Kenges i duket “fati” kur ajo perballet me publikun. Videoklipi do te beje perballjen e vertete.
Dua te ndalem ne argumentin e Festivalit te Kenges ne Radiotelevizionin Shteteror. Pati shume akuza se u duk qarte monopoli dhe manipulimi i tij, ju a bashkoheni me keto mendime?
Kete vit, Festivali i RTSH-se u ndot vertet dhe mua nuk me takon dhe nuk dua te behem pjese e kesaj ndotjeje. Detyra ime kryesore nuk eshte te kontestoj nivelin e ndotjes, por te krijoj kenge te bukura dhe t’ia bej ato te ditura publikut. Kengen qe une bera per publikun dhe qe nuk m’u lejua t’ia tregoj, e ndjej per detyre te bej qe t’i degjohet zeri. Ndaj ne bashkepunim me shtepine e njohur diskografike “Supersonic Records”, jemi duke pergatitur klipin qe se shpejti do te shfaqet ne ekrane.
Nje tjeter teme e mprehte eshte ajo e volumit dhe nivelit te veprimtarive muzikore ne kete periudhe, si e vleresoni ju, eshte e mjaftueshme apo...?
Thuajse i vdekur. Kriza qe ka perfshire vendin, sigurisht qe ka perfshire dhe fushen e muzikes. Ndaj nuk eshte se arti ne Shqiperi po perjeton momente te gezuara. Gjithcka mbetet ne kuadrin e nismave personale, ose grupimeve private.
Doni te thoni se shteti eshte pasiv ne kete drejtim?
Shteti nuk ka ngritur asnje strategji per te qene perkrahes i artit. E njejta gje, mos me keq, per te qene prane muzikes se lehte. Aq sa ekrane te ndryshme televizive, transmetojne te gjitha llojet e pacavureve. Kujt i behet vone? Po cedukohet brezi i ri dhe kjo na tremb te gjithe. O Zot i madh, cfare shijesh po kultivojme. Valle, muzike eshte kjo qe degjojme?!!
Shteti eshte indiferent ndaj menyres si ekziston muzika dhe me cfare cilesie ajo ekziston. Dhe indiferenca ndonjehere eshte padrejtesia me e madhe.
Se fundi ka disa levizje nga shteti, per te respektuar te drejten e autorit. Dihet se krijimet artistike shiten dhe piratohen rendom ne vendin tone. A ndjeheni ju te demtuar nga kjo dukuri?
Pa dyshim. Ne nuk perfitojme asnje vlere materiale nga te drejtat qe kemi mbi krijimet tona. Nderkohe, ato perdoren lirisht dhe nuk ka asnje sistem monitorimi apo kontrolli ndaj tyre. Per rrjedhoje, tregu eshte ne nje kaos total.
Mendoni se ne kete pike, nje rrugedalje ekziston?
Une mendoj se ka ardhur momenti te sistemohet tregu. Per kete, konstatoj se jane te interesuar te gjithe ata qe merren me prodhimin, shperndarjen dhe shitjen e materialeve muzikore. Shtepite serioze diskografike dhe vete artistet, do te behen nismetare dhe besoj se kjo gje ka filluar. Shteti nuk duhet te behet i gjalle vetem atehere kur vjen puna per te vjele taksa, por te mendoje se si te bashkepunoje qe kjo industri te mos demtohet, por te ndihmohet, ne radhe te pare.
Si mendoni se do te jete pranvera qe po afron dhe vera e ketij viti, ne aspektin tuaj profesional?
Parashikoj nje riorganizim te punes ne lokalin tim dhe pse jo, te kete baze muziken e gjalle te performuar atje.
Do te jene protagoniste dhe kengetare te tjere te njohur?
Jane pjese e riorganizimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›