Ina Rama: Prokuroria, e ndare nga politika
Kryeprokurorja Ina Rama takohet me zevendesndihmessekretaren amerikane te Shtetit, Rosemary Di Carlo, e caktuar per ceshtjet e Evropes dhe Euroazise. Drejtuesja e organit te akuzes ka folur per reformen ne institucion, duke theksuar gjithashtu se “organi i akuzes duhet te jete i ndare nga politika”. Rama ka nisur prej disa ditesh turin e saj te vizitave ne SHBA, ku po takohet me drejtues te larte te shtetit. Lajmin e beri te ditur dje zyra e shtypit prane Prokurorise se Pergjithshme.
Mesohet se Kryeprokurorja ka diskutuar edhe reformimin e prokurorise, depolitizimin e institucionit te prokurorise, si dhe luftes kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit. “Organi i akuzes duhet te qendroje larg politikes dhe te jete e ndare nga ajo per te realizuar edhe qellimet ne luften kunder fenomeneve”, ka thene ne fjalen e saj Rama gjate takimit me Di Carlon. Zyrtarja amerikane ka mbeshtetur punen e prokurorise shqiptare dhe ka nxitur per hapa te metejshem dhe pavaresi.
Ne kuader te takimeve te saj ne SHBA, Ina Rama ka takuar edhe Elizabeth Verville, zevendesndihmessekretare e Shtetit, ne zyren per Luften Kunder Krimit te Organizuar dhe te Trafikimit te Narkotikeve. Gjate nje tryeze te rrumbullaket, Kryeprokurorja ka shkembyer mendime per luften kunder krimit dhe trafiqeve nderkombetare, ne te cilat eshte i implikuar edhe kontingjenti i shqiptareve. Ne bisedimet dypaleshe Verville-Rama eshte rene dakort per nje bashkepunim mes institucioneve per te luftuar trafiqet dhe kontigjentet e krimit shqiptar qe veprojne ne SHBA. Drejtuesja e larte e institucionit te akuzes tre dite me pare pati takime edhe me kreret e Byrose Federale te Hetimit, FBI dhe prokurorise amerikane, ku eshte diskutuar per hetime te perbashketa.
R.Caushaj