E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Të vegjlit” tërhiqen, OK me listat e mbyllura

• Kryetarët e partive të vogla parlamentare janë tërhequr nga qëndrimi i tyre i mëparshëm në lidhje me sistemin zgjedhor, “alla shqiptar”.Aristir LumeziNë takimet e tyre me përfaqësuesit e lartë të OSBE-ODIHR, kryetarët e partive parlamentare kanë pranuar sistemin proporcional si më të aplikueshmin në Shqipëri, me qëllim shmangien e Dushkut, por ende nuk e kanë përcaktuar formën e tij. Por mësohet se ata janë tërhequr edhe nga listat e hapura, për të cilat ODIHR nuk ka qenë dakord. Ajo që vërehet edhe në deklaratat e kryetarëve të partive të vogla parlamentare, është se ata janë tërhequr nga proporcionali i personalizuar, që propozuan në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Vulchanov i ka sqaruar atyre se sistemi gjerman që ata pretendojnë nuk mund të zbatohet, pasi nuk mund të bëhen modifikime në sistemet, të cilat janë provuar të pastra me të gjitha detajet e tyre. Por në deklaratat e tyre, përfaqësuesit e partive të vogla nuk kanë kundërshtuar edhe sistemin spanjoll, të cilin deri dje e përjashtonin nga diskutimi i reformës. Presidenti i Partisë Aleanca Demokratike, Neritan Ceka, u shpreh dje në një prononcim për mediat, se “opsioni më i diskutuar për sa i përket sistemit zgjedhor mbetet sistemi proporcional rajonal i korrektuar, i cili zhduk protagonizmin dhe lejon garën e partive dhe garën e individëve brenda partive”. Sipas Cekës, “me një variant të tillë zhvlerësohet diskutimi për listat, pra në një proporcional rajonal me zona të mëdha dhe me 7 ose 8 deputetë për çdo zonë, çështja e listave nuk ka asnjë kuptim”. Edhe kreu socialdemokrat, Skënder Gjinushi, duke dhënë hollësi nga takimi me përfaqësuesit e OSBE-ODIHR, tha se mendimi i tyre është kundër listave të mbyllura. “Ndërkohë që ODIHR vazhdon të mbetet kundër listës së hapur, themelore është që modelet nuk duhet të deformohen më. Një palë pretendojnë se lista e hapur deformon gjermanin, kurse spanjolli i zbatuar në Shqipëri është një deformim i proporcionalit. Ndërkombë-tarët duan një sistem të pastër dhe modeli gjerman është numri një”, theksoi ai. Por tani që për proporcionalin rajonal kanë rënë të gjithë dakord, mbetet të përcaktohet hapësira e këtij rajonali. Opsionet janë që si rajon në këtë proporcional të merret qarku, por nuk përjashtohet dhe rrethi i cili do të përfshijë disa zona elektorale aktuale. Por ka dhe një opsion tjetër, ai i ndarjes së vendit në gjashtë rajone të mëdha, ku një rajon do të përfshijë dy qarqe. Këto mbeten opsione që do të diskutohen në komisionin e reformës zgjedhore, pasi Vulchanov dhe Bosch do të bëjnë një rezyme të takimeve me partitë politike. Një takim përmbyllës pritet të bëhet me dy bashkëkryetarët e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore, Islami dhe Rusmali.   Paskal Milo“Nëse do të zbatohet një sistem zgjedhor si në formën e sistemit proporcional të personalizuar, ashtu edhe si sistem proporcional rajonal, por që ka në konsideratë edhe një listë kombëtare proporcionale, atëherë kjo do të bënte që të përputheshin të gjitha interesat e partive të vogla dhe askush nuk do të ndihej i diskriminuar. Çdo përpjekje për të bërë arnime apo kombinime, gjithmonë mund të sjell dizekuilibre”.Skënder Gjinushi“Ndërkohë që ODIHR vazhdon të mbetet kundër listës së hapur, themelore është që modelet nuk duhet të deformohen më. Një palë pretendojnë se lista e hapur deformon gjermanin, kurse spanjolli i zbatuar në Shqipëri është një deformim i proporcionalit. Ndërkombëtarët duan një sistem të pastër dhe modeli gjerman është numri një. Por, në çdo model ne duhet të shohim specifikat e një vendi pa e deformuar vetë modelin”.Neritan Ceka“opsioni më i diskutuar për sa i përket sistemit zgjedhor mbetet sistemi proporcional rajonal i korrektuar, i cili zhduk protagonizmin dhe lejon garën e partive dhe garën e individëve brenda partive. Me një variant të tillë zhvlerësohet diskutimi për listat, pra në një proporcional rajonal me zona të mëdha dhe me 7 ose 8 deputetë për çdo zonë, çështja e listave nuk ka asnjë kuptim”.Arjan MadhiKryetari i grupit parlamentar të PR-së, Arjan Madhi, tha dje se kjo forcë politike vazhdon t’i qëndrojë idesë për të shkuar në zgjedhje me lista të hapura. “PR-ja do të vazhdojë të mbetet pro listave të hapura përsa i takon reformës zgjedhore, pasi është i vetmi arsyetim që nuk cenon asnjë parim dhe asnjë standard ndërkombëtar”, theksoi dje kreu i deputetëve republikanë, një ditë pas takimit me misionin e ODIHR-it.Nard NdokaKreu i PDK është shprehur se “reforma nuk mund të jetë më monopol i dy partive të mëdha dhe se maxhoranca duhet të mbajë një qëndrim të saj konsensual në bisedimet me opozitën, për të gjetur më pas një zgjidhje të pranueshme për të gjithë”. Ai përsëriti qëndrimin se PDK-ja përkrah çdo sistem që garanton votën e lirë të qytetarëve, që eliminon skemën e Dushkut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›