Mirela Nurce, sfilate ne kryeqytetin e modes
Kryeqyteti i modes, Nju-Jorku eshte shkelur edhe nga nje stiliste shqiptare. Mirela Nurce, mund pa frike te cilesohet si e para stiliste shqiptare, e cila depertoi ne “New York Fashion Week”. Pasi ky eshte edhe kryeqyteti i modes boterore ne te njejten kohe. Kjo sfilate e pare, nje jave shkuar, ne Nju-Jork, ku prezantoi koleksioni “Vjeshte 2008”, i hapi rrugen per te marre pjese ne te gjitha sezonet e tjera, duke filluar qe nga shtatori i ardhshem. Duke e shnderruar ate ne emrin me te ri te botes ne “New York Fashion Week”.
Ka qene mbi te gjitha nje sfilate aspak e ngjashme me ato qe jemi mesuar te shohim ne pasarelat ku levrohen modelet e reja ne Shqiperi. Jo vetem pse flitet per Nju-Jork dhe Manhatan, por edhe pse ato qe prezantuan koleksioni e ri te Nurces, jane modele te zeshme. Ajo qe parakaloi e para e veshur me krijimet qe mbanin logon “Nurce” ishte modelja Emina Cunmulaj. Nje ftese qe mesohet te jete pranuar me shume kenaqesi nga modelja e famshme shqiptare, per te paren stiliste shqiptare qe shfaqej ne javen e modes ne Nju Jork.
Modelja shqiptare, Emina Cunmulaj, tanime e sprovuar me pasarelat boterore, ka qene teper e kenaqur per prezencen e saj ne kete sfilate, ndaj edhe eshte shprehur: “Deri tani kemi pare shkrimtare e kengetare shqiptare qe kane arritur te depertojne deri ketu. Jam shume krenare qe tani kemi edhe nje dizajne nga Shqiperia. Mirela eshte shume e talentuar dhe e pasionuar pas pune se saj”. Emina nuk ishte e vetmja nder modelet qe prezantuan koleksionin vjeshte-dimer 2008-2009. Kryesisht nga agjencia e modelingut “Elite”, por edhe emra si Miss Universi dhe Miss Amerika, Anxhela Martini etj. Modelet jane perzgjedhur nje nga nje per t’u ngjitur ne pasarele te veshura per here te pare nga nje stiliste shqiptare.
Te arrish ne kete pasarele dhe ne javen e modes ne kryeqytetin boteror te modes, Nju- Jork, perkthehet shume pune dhe shume mund. “Ky ka qene prej kohesh pikesynimi im dhe deshira ime me e madhe, por qe ishte e pamundur te realizohej, per aq kohe sa une nuk kisha kushtet financiare per te marre pjese ne nje eveniment mode me aq peshe. Kisha derguar materialet, te cilat ishin pelqyer, por kjo nuk mjaftonte”, rrefen Nurce. Ka qene pikerisht fotografi shqiptar, i cili ka nje aktivitet teper te gjere jo vetem ne Amerike, por ne te gjithe boten, ai qe sponsorizoi qe koleksioni dhe stilistja shqiptare te fluturonin drejt Amerikes. Per fatin e saj te mire, kjo nuk ishte thjesht nje pjesemarrje ne kete jave mode dhe kaq. Prej prezantimit te koleksionit ne Nju-Jork, ajo ka tanime nje agjent te sajin, ashtu sic kane gjithe stilistet e tjere, ka edhe nje rruge te hapur per te gjitha sezonet e tjera ne Nju Jork, si gjithe stilistet e tjere.
Koleksioni tjeter, serish ne Amerike
Kjo ishte vetem hera e pare! Mirela Nurce tanime duket se i ka kthyer syte drejt Amerikes, pasi ndalesa tjeter, ajo e radhes, pritet te jete serish ne Amerike, ne Nju-Jork, ne Manhatan. Fill pas pjesemarrjes ne “New York Fashion Week”, duket se ajo ka nisur punen per evenimentin e madh te radhes. Do te jete pjesemarrja e saj ne sfiliten e prezantimit te koleksionit pranvere-vere 2009. Tanime qe rruga e saj eshte e hapur edhe Shqiperia do te kete prezantuesin e saj ne fushen e modes.
Eli Fara e Aurela Gace, te ftuara speciale
Nje jave mode njujorkeze, ku mori pjese edhe nje stiliste shqiptare, s’mundi te mbante larg edhe dy prej kengetareve shqiptare, qe prej vitesh jetojne ne Amerike. Mes radheve te te ftuarve, pervec emrave me ne ze te modelingut boteror, dallonin edhe Aurela Gace dhe Eli Fara, qe kane shijuar elegancen e palltove me jaka te medha, detajet e qendisura, ngjyrat e ftohta te dimrit si gri, e zeze, bezhe, por edhe elementet e frymezuar nga krahina e Lunxherise, Korces dhe Camerise, qe nuk ishte e veshtire te dallonin nder pardesyte, xhaketat dhe fustanet e krijuara nga Mirela ne nje kohe rekord.