E Shtunë, 31 Tetor 2026

A është propagandë?

Edita Tahiri i ka quajtur propagandë pohimet e palës serbe se BE’ja po flet me Beogradin për pikat doganore në Veri. Ajo ka deklaruar se ndërkombëtarët po bisedojnë për obligimet që Serbia i ka rreth dialogut. Por një zyrtar i BE’së, i afërt me këtë proces, ka thënë për Express se palët po diskutojnë opsione të ndryshme në përpjekje për të gjetur zgjidhje që do t’i kënaqë të gjithë.

Kryenegociatorja Edita Tahiri ka mohuar çdo mundësi që Bashkimi Europian po bisedon me Serbinë për Jarinjen dhe Bërnjakën.

Ajo i ka quajtur propagandë pohimet e zyrtarëve serbë për bisedime mes Beogradit dhe Brukselit për gjetjen e një zgjidhjeje për pikat kufitare në Veri të Kosovës.

“Këto janë të pavërteta të lansuara nga propaganda e Serbisë. Edhe BE’ja, edhe SHBA’ja, edhe Qeveria e Republikës së Kosovës janë në një linjë që çështja e doganave dhe kufirit është çështje e sovranitetit të Kosovës dhe ato gjithnjë do të qeverisen prej institucioneve të Republikës së Kosovës me partnerët ndërkombëtarë, KFOR’in dhe EULEX’in”, ka deklaruar Tahiri, për Express, të mërkurën.

Zëvendëskryeministrja Tahiri ka thënë se BE’ja po flet me palën serbe për obligimet që ka Beogradi përballë Unionit.

“Angazhimet e BE’së dhe të z. Cooper janë që të bëjnë presion mbi Serbinë që ajo të bashkëpunojë në kuadër të dialogut teknik. Fundja, Serbia është e kushtëzuar në rrugën e saj drejt BE’së”, ka shtuar ajo.

Por, një zyrtar i BE’së, i afërt me dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë për Express se kur është fjala për Veriun ose dy pikat doganore atje, Brukseli është në kontakte me palët për të gjetur zgjidhje.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›