E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afellay rikthehet në PSV?

PSV Eindhoven po mendon ta rikthejë në ekip Ibrahim Afellayn. Klubi holandez e kishte shitur futbollistin e vetë gati një vit më parë për 3 milionë euro tek Barcelona.

Mirëpo, lojtari i krahut të djathtë nuk ka arritur të ambientohet në Spanjë, duke luajtur shumë pak në ekipin e Pep Guardiolës.

Përfaqësuesi holandez aktualisht është i lënduar për shkak se ka dëmtuar ligamentet e gjurit, por PSV po planifikon ta kthejë atë në gjirin e vetë në janar, në formë huazimi. Për Afellayn, interesim kanë shfaqur edhe skuadrat tjera evropiane.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›