A i duhet Rama Ballkanit?
Me vizitën në Malin e Zi, Edi Rama mbylli turin në trojet shqiptare të shpërndara në katër shtetet veriore dhe lindore të atij
amë. Udhëtimet kanë pasur pretekst promovimin e librit “Kurban”, por kanë qenë edhe test sa popullaritet ka lideri i PS-së në vendet që pretendohet se janë domen i Berishës. Pamjet filmike tregojnë se si vizitë shkrimtari ka qenë e suksesshme. Si lider partiak, në Kosovë dallohej frika e Thaçit që takimi të ishte i ngrohtë, pasi mund t’i kushtojë ftohjen e Berishës. Në Preshevë dhe Ulqin, shquhej malli dhe rigjetja e gjakut të humbur. Në Maqedoni kuptohej se ndikimi i Berishës duhet të kalojë në postblloqet e Ali Ahmetit dhe Menduh Thaçit. Vizitat kanë ngjallur pyetjen se qenia e Ramës kryeministër në të ardhmen, a do të thotë edhe lider shpirtëror i shqiptarëve të rajonit, dhe mundësinë e konkurrimit të Berishës në këtë rol? Përgjigjja, si fillim kërkon skanerin e kundërshtarit, i cili ka fronin e Tiranës.
Presupozohet se Berisha ka ndikim të madh në Mal të Zi, Maqedoni dhe Kosovë veçanërisht; se një rënie bilbili e tij, mund të çojë në revoltë, apo qetësojë popullatën shqiptare të këtyre zonave! Ndoshta është koncept i gabuar. I fundit që ka operuar me këto metoda, ka qenë Haxhi Qamili para 100 vjetësh. Që atëherë, shoqëria shqiptare është civilizuar, urbanizuar dhe dixhitalizuar, ndaj vështirë t’iu bindet fërshëllimave. Duke folur me gjak të ftohtë, në ditët e sotme rezulton se kur ka qenë në vështirësi, Berishës i janë gjendur pranë në turbullira disa segmente tepër të dyshimta në idealizmin e tyre, dhe shumë të afërta me interesa okulte. Kjo e bën element destabilizues, por jo udhëheqës frymëzues mbarëkombëtar. Supozimi i tij si lidership shpirtëror ndërkohë që ka shitur interesat strategjike në politikë, territor dhe ekonomi sa herë ia ka dashur puna, është ambicioz. Siç është naiv mendimi se kryeministri aktual është interlokutori i preferuar i perëndimorëve për shqiptarët e Ballkanit, pasi ka fijet që i lëviz!!! Perëndimi i ka fijet e të gjithë liderëve lokalë. Ka gurin dhe arrën; shkopin dhe karotën. Herën e fundit që Berisha e provoi të fuste hundët në punët ballkanike, ishte në ’97-ën, dhe e pa veten brenda dy muajsh duke komanduar çetën e “qëndrestarëve” tek oborri i PD-së. Leksionin e ka kuptuar mirë, dhe kjo duket në sjelljen e matur kur i largohet si djalli nga temjani çështjeve që prekin shqiptarët në rajon.
Por arkaikësia e kundërshtarit, nuk e bën Ramën automatikisht lider të shqiptarëve. Për të qenë i tillë, duhet arkivuar “Modeli Berisha”, pasi është pa të ardhme në një Ballkan që çdo ditë europianizohet. Tuxhman, Milosheviç dhe Izetbegoviç ishin të fundit që aplikuan liderin karizmatik dhe nacionalist. Të gjithë kanë dalë nga skena. Historia nuk i qan. I fundit i kësaj prerjeje ka mbetur Berisha, por pa klasin e tyre si politikanë të kategorisë së parë dhe as trimërinë, pasi e vetmja luftë e mbetur në tentativë, ishte kundër vendit të tij. Dimensioni i tij politik çdo ditë vjen e tkurret. Administrimi i vendit, bëhet nëpërmjet besnikërisë klanore. Një lider i tillë nuk është ai që duan shqiptarët, përfshi edhe njëzetvjeçarët e Bathores.
Një Rame si udhëheqësi i llojit të ri që kërkon koha, i duhen modelet europiane të liderëve dhe “modus operandi” i tyre. Një “shef” qeverie apo opozite, nuk është e thënë të dijë në memorie emrat e bashkëbiseduesve, të shkuarën e tyre apo problemet që kanë. Ky është problem i prapavijës e cila i përgatit dosjen para takimit; e tërheq nga mënga kur e zgjat fjalën më shumë seç duhet; i thotë të qeshë apo zemërohet; si t’ia shtrëngojë dorën, apo ta përqafojë; ta presë tek dera a në karrige; ta përcjellë deri jashtë apo mos lëvizë nga vendi; t’i mbajë duart e kryqëzuara apo të hapura; ta udhëzojë për gjithçka nëse është nevoja. Për këtë janë stafet. Nuk është e thënë që të ketë miqësi personale me homologët apo bashkëbiseduesit. Liderët, përfshirë Ballkanin, janë përfaqësues të interesave komplekse të shoqërisë dhe kombit, dhe jo të shtëpisë së tyre. Këtë lloj udhëheqësi kërkon perëndimi në rajon, dhe jo kaçakë të veshur me kostum.
Me intensifikimin e marrëdhënieve të faktorit mbarëshqiptar dhe afrimin e pushtetit, Rama ka nevojë për të qenë më prezent me bashkatdhetarët. Berisha ka një Ministri të Jashtme në dispozicion, të cilën nuk e përfill dhe lëviz sipas skemave personale, por ky është stil i vjetruar. Sado i zoti të jetë kryeministri aktual, nuk mund të barabitet me resurset e PS-së ku ka ish-ministra dhe ambasadorë të cilët kanë qenë në gjithë vendet e rajonit dhe botës, dhe njohin personalitetet e fushave të ndryshme. Organizimi dhe vjelja e njohurive të tyre, është lëvizja e të majtës e cila zeron manovrat e Berishës në rajon e më gjerë. Realizimi i kohezionit intelektual dhe konvergjenca e tyre në objektivat e liderit të PS-së, do shënojë diferencën midis të vjetrës dhe të resë. Dhe dihet si përfundon beteja midis bajlozëve dhe njerëzve modernë. Në Epos, kreshnikët u mbyllën në shpellë me përplasjen e parë me modernizmin. Kundërshtari i Ramës, që kujton se është i fundit i radhës, është vetëm një njeri që vjen vërdallë me ushtë, duke u përpjekur të trembë dynjanë. Por ky nuk është lideri që kërkon perëndimi në rajon. Atë mund ta bëjë fare mirë Rama. I mjafton edhe fare pak.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)