Itali, shkatërrohet banda e hajdutëve, arrestohen 3 shqiptarë
ITALI - Autoritetet italiane shkatërruan një bandë shqiptarësh, që rezulton të ketë kryer dhjetëra grabitje vilash në shtetin fqinj.
Mediat italiane bëjnë të ditur se në pranga kanë përfunduar tre shtetas shqiptarë: Azmir Jakimi, Kadri Jakimi dhe Adriatik Gega, të gjithë 20 vjeç me banim në Caivano, Napoli.
Tre shqiptarët që udhëtonin me një makinë Fiat Croma, u ndoqën për një kohë të gjatë nga policia deri në momentin që u bllokuan në një provincë të Benvenuto-s, menjëherë pasi kishin kryer një grabitje të radhës në një vilë aty pranë.
Pasi u arrestuan, ata u dërguan në burgun e Capodimonte, ndërkohë që vijojnë hetimet për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë në grabitjen e vilave.
(er.nu/BalkanWeb)