A janë normalë mendërisht Edi dhe Saliu?! (Ftesë për diskutim)
Nga : Flamur BËRDËLLIMA
Para disa kohësh u bëra dëshmitar i një detaji që më futi thellë në mendime. Në kohën që po ndërtohej tribuna për mitingun e LSI dhe partive të tjera, i fola kolegut tim të basketbollit, Edi Rama por ai ma ktheu me një vështrim neutral. Nuk u mërzita se ia kam marrë dorën Edit për kësi gjërash. Ajo që më bëri përshtypje ishte dialogu me një nga punëtorët e tribunës:
-Me mu e ke? Jo po pate noj gjo thuje. Është e tepërt të them se ky zë inatçor mund ti shkojë vetëm një garipi adoleshent lagje jo një kryetari bashkie. Me vete thashë: E mo Edi e ka nga smokingu. Por pastaj më shkuan në mendje shumë sjellje të tij Saliut, Yllit, Skënderit, të cilat haptazi reflektojnë patologjitë psikike. Pyeta veten: I kemi mendërisht normal të gjithë drejtuesit e politikës. Do të jap disa mendime dhe po ju bëj një ftesë miqësore për diskutim.
Unë e di, si gjithë të tjerët, se koha ecën shpejt dhe njerëzit gjithnjë e më shumë do të detyrohen të kthejnë kokën pas për të bërë bilancin e kësaj periudhe të re të historisë së Shqipërisë.
Nuk është fjala për ngjarjet mediatike apo politike të ditës, por për një fakt të thellë : A kanë qenë e a janë normalë mendërisht ata që drejtojnë? Psikopatologët Paolo Alto dhe Jurgen Ruesch, nënvijëzojnë se karakteristikat që dallojnë pacientët nga personat normalë vijnë nga një gjendje shoqërore e veçantë në të cilën janë rritur këto pacientë. Të paaftë për të përvetësuar ndikimet kontradiktore në brendësi të vetë mjedisit familjarë, (kujtoni jetën e Edit, sidomos, ç'thotë ish- vjehrri, një pedagog i nderuar, dalja e tij nudo, mania për të folur vetëm kur janë mbi dhjetë kamera,); apo në marrëdhëniet midis këtij mjedisi dhe ambientit, këta pacientë nuk arrijnë kurrë të përpunojnë mjete të përshtatshme komunikimi. Kam një pandehmë dhimbëse: A kanë shokë këta njerëz, shokë mor shokë që flasin për sportin, për tërmetin, për motin, a ku e di unë, siç bëjnë të gjithë njerëzit normalë? Kam frikë se ata ndodhen në një gjendje margjinale në krahasim me njerëzit që përbëjnë bërthamën e grupit ku ata jetojnë. Duke jetuar brenda rrethesh shumë të mbyllura shoqërore, me norma normale apo kode të fiksuara në mënyrë të tillë, këta individë humbasin aftësinë për të perceptuar një botë tjetër të ndryshme nga ajo që kanë parë. Shihi sa të duash në TV me krahun e hedhur tek ai fshatari i leckosur. Këto janë përralla bolshevike që si ha më një fëmijë i klasës së parë e jo më të tjerët. Le të përcjellim në kujtesë se si kryeministri do tia nxinte si këpuca fytyrën një deputeti. Le të përcjellim në kujtesë kur ai ngriu Spartak Ngjelën dhe Filip Çakulin. (Po me Filipin çpati se ai nuk është as deputet). Pa u thelluar në batuta të tjera devijante si Qeveria ime, Partia ime etj batuta që të bëjnë sa të qeshësh aq edhe të qash. Ata sikur flasin vetëm me veten e tyre dhe humbasin aftësinë vetëkorrigjuese. Ata janë të mbyllur brenda vetes dhe kanë humbur lidhjet me realitetin e jashtëm. Në këtë mënyrë pësojnë dhe disfata të rënda sepse nuk janë në gjendje të korrigjojnë informacionin që jeta sjell, por që ata e kuptojnë vetëm e vetëm sipas mënyrës së tyre. Jo se jam ndonjë psikopatolog i shquar, por jam i bindur se vetëm brenda kësaj kulle sjelljesh kanë lindur personalitetet e tyre paranojake, të cilët dëshirojnë patjetër që gjithandej të shkojë vetëm fjala e tyre. Me gjeni një rast që si Edi, si Saliu të kenë marrë parasysh ndonjë mendim tjetër alternativ. Në diskutime ato kërkojnë me çdo kusht tu imponohen të tjerëve. Sapo hasin një kundërshtim të vogël, si Edi, si Saliu, e ca të tjerë si ato kanë prirje për tu nxehur, grinder, konfliktuar, për të krijuar tensione, ndarë nga familja, miqtë shokët. Mbi të gjitha përpara një realiteti që nuk i bindet, (si ky i LSI- së) ata nuk e ndryshojnë vetveten, për t`u adoptuar me këtë realitet, por janë të dhunshëm, për të imponuar me forcë mendimet e tyre. Në një shkrim gazete është jo jetike, dhe realisht e pamundur, të saktësojë, se çfarë kemi në këtë rast: psikoza, maniako-depresive, skizofreni, iluzione, delire, halucinacione, shkëputje të ideve, përçartje, ekzaltime, apo të tjera gjendje që lidhen me çrregullime të komunikimit. Por nejse, ditët tona përpara janë, zgjedhjet shqiptaro-spanjolle po afrojnë dhe do të kemi kohë boll të merremi me universin psikiatrik të udhëheqësve tanë të nderuar.
Last Updated on Tuesday, 03 March 2009 23:16