Komisioni i Ligjeve miraton me konsensus paketën e aderimit të vendit në NATO
Komisioni i ligjeve miratoi paketën me bazën ligjore për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Deputetët kaluan unanimisht 5 pr/ligjet që parashikojnë detyrimet ushtarake dhe Financiare pas anëtarësimit të plotë të 4 prillit në aleancën e Atlantikut të veriut.
Ky do të jetë dhe hapi i fundit që vendi ynë do të hedhë deri në anëtarësimin me të drejta të plota. "Shqipëria de fakto është një vend i NATO-s sot. Kane mbetur pak procedura te vogla te cilat momentalisht janë dërgimi ne Departamentin e Shtetit i instrumenteve te ratifikimit. Nw këtë moment Shqipëria behet anëtare e NATO-s dhe mbetet vetëm një procedure e fundit, ndoshta me e thjeshta, ajo e miratimit te protokollit qe sapo miratuam sot, ne Parlamentin shqiptar. Është akti i fundit i te gjithë akteve te tjera. Kështu që Shqipëria ne datën 4 prill ne Strasburg, është anëtare e NATO-s", tha Agim Fagu. Paketa ligjore për aderimin e Shqipërisë në NATO u miratua në 11 shkurt 2009, nga Këshilli i Ministrave. Dhe i jep të drejtën këtij të fundit të vendosë për pjesëmarrjen e trupave të armatosura shqiptare në operacionet e aleancës, ose vendosjen e kalimit te forcave të Natos në territorin shqiptar. Kërkesa e Shqipërisë për tu bërë pjesë e aleancës së atlantikut daton që në vitin 1991, por realizohet vetëm 18 vjet më vonë.