E Shtunë, 31 Tetor 2026

A jemi gati të vritemi për makinat?

Dje është raportuar se disa persona janë përplasur pranë Qytetit të Nxënësve në Tiranë në lidhje me të drejtën për parakalim në një semafor. Menjëherë kanë nxjerrë armët dhe kanë qëlluar. Nuk ka të dhëna për të plagosur.

Po ashtu, dje një oficer i policisë rrugore në Durrës është dërguar në spital për shkak se ka ndërhyrë në një sherr mes disa personave për shkak të një parakalimi. Oficeri ka tentuar të zbusë sherrin dhe ka përfunduar në spital.

Ndërkohë, jo më larg se disa ditë më përpara një punonjës i gardës u qëllua me plumb pas një sherri për gërvishtjen e makinave.

Lajme të tilla tashmë janë bërë rutinë për mediat, por një fakt i tillë duhet të jetë shqetësues.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›