Mubarak rrezikon dënimin me vdekje. Një moderatore TV mund ta pasojë në detyrë
Akoma askush nuk e di nëse ish presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak do të paraqitet në gjyq. Mjekët e tij thonë se ai është shumë i dobët fizikisht. Por ministri i Shëndetësisë i sheh gjërat ndryshe.
Nga e mërkura e ardhshme pritet që të nisë gjyqi ndaj Mubarak. Në rast se gjendet fajtor për vrasjet, ai rrezikon dënimin me vdekje.
Bëhet fjalë për vrasjen e 850 demonstruesve gjatë protestave të fillimvitit.
Edhe dy djemtë e Mubarak do dalin përpara gjyqit. Ata akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre.
Ndërkohë lufta për pasuesin e tij ka filluar. Për herë të parë flitet se një grua mund të shkojë në detyrën më të lartë. Ish- moderatorja televizive Bothaina Kamel fillimisht dukej me shumë pak shanse në botë mashkullore të vendit arab. Por ngadalë shanset e saj janë përmirësuar ndjeshëm.
49 vjeçarja e humbi detyrën si moderatore për shkak të denoncimit të korrupsionit dhe manipulimeve zgjedhore.

Bothaina Kamel
