A jeni terheqese? 9 ne 10 gra thone jo
Nje mije gra ne Britanine e Madhe nga mosha 18 deri ne 64 vjec jane anketuar kohet e fundit, mbi vetebesimin qe kane per pamjen e tyre dhe rezultatet tregojne se shkalla e vetebesimit eshte teper e ulet. "Vetem 2% e grave kane deklaruar se ndjehen mire me veten e tyre, ndersa 1 ne 10 gra ka deklaruar se ndjehet terheqese", - tregojne rezultatet e studimit. Studimi eshte kryer nga kompania e produkteve kozmetike, edhe pse nuk mund te themi qe eshte nje studim i mirefillte shkencor, tregon qarte qe grave iu mungon besimi tek vetja dhe pamja e tyre. Studimi ve ne pah faktin qe grate edhe pse e shohim veten e tyre ne pasqyre, besojne qe jane ne forme te mire vetem atehere kur ua thote dikush tjeter.