E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konsumoni kakao per te ruajtur trurin

Konsumimi i kakaos eshte shume i shendetshem per trurin, sepse ajo permban ne sasi shume te medha flavonol, nje antioksidant qe ndihmon ne qarkullimin e gjakut ne tru. Ne kete perfundim kane arritur disa studiues britanike. Flavonoli tashme perdoret nga mjekesia per sherimin e semundjeve, te cilat lidhen pikerisht me qarkullimin jonormal te gjakut ne tru. Megjithate, jo cdo lloj kakaoje, qe shitet neper dyqane permban sasine e nevojshme te flavonolit. Pikerisht, ky i fundit i jep kakaos shijen e hidhur dhe per kete arsye disa prodhues e ulin ndjeshem permbajtjen e tij. Por perseri, prania e shijes se hidhur eshte tregues se kakaoja qe keni blere nuk eshte e gjitha e perpunuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›